Albaturk Medical Consulting, klinika me qender ne Tirane ofron me profesionalizem te larte sherbime cilesore ne te gjitha specialitetet mjekesore, me fokus te dedikuar ne fushen e Ortopedi-Traumatologjise. Nen drejtimin e Dr. Mahmut Safak Onbasioglu, klinika ka nisur aktivitetin e saj mjekesor ne vitin 2006, duke u konsoliduar si nder te paktat institucione shendetesore private dhe e vetmja me staf te huaj mjekesh specialiste.
Qe prej 15 vitesh, Albaturk Medical Consulting vazhdon me po te njejtin perkushtim te jete ne sherbim te pacienteve te saj, duke ofruar profesionalizem, siguri e besueshmeri.
Albaturk Medical Consulting realizon me sukses veprimtarine e saj mjekesore duke ndjekur nje qasje krejtesisht te vecante ne drejtim te orientimit dhe zgjidhjes se problemeve shendetesore te pacienteve tane.
Prane klinikes sone kryhen rregullisht konsulta dhe sherbime mjekesore optimale per pacientet, te cilet referojne shqetesime qe i perkasin sferes se Ortopedi-Traumatologjise. Mes Turqise dhe Shqiperise, kirurgu ortoped Dr. Mahmut Safak Onbasioglu eshte i specializuar dhe ka pervoje te gjate mjekesore ne diagnostikimin dhe trajtimin (jokirurgjikal e kirurgjikal) te te gjitha patologjive te sistemit osteoartikular.
Qe nga fillimi i aktivitetit te tij mjekesor, Dr. Onbasioglu ka kryer ne pacientet shqiptare qindra nderhyrje kirurgjikale per zevendesimin protezik te artikulacionit koksofemoral dhe atij te gjurit (artroplasti), nderhyrje te hapura dhe artroskopike ne rast demtimesh dhe traumash, kirurgji per zgjatjen e ekstremiteve dhe tendinoplasti. Ne bashkepunim me te tjera institucione shendetesore private, kirurgu ortoped gjithashtu realizon ne Tirane nje pjese te ketyre nderhyrjeve kirurgjikale. Stafi i kirurgeve ka gjithashtu eksperience te gjate ne trajtimin kirurgjikal te hernies diskale dhe kirurgjine e shpines per skoliozen.
Krahas pacienteve qe i nenshtrohen nderhyrjeve kirurgjikale ortopedike te udhehequra nga Dr. Mahmut Safak Onbasioglu, klinika ofron ndermjetesim per trajtimin e nje sere patologjive, te cilat i perkasin specialiteteve te ndryshme mjekesore. Keshtu, ne kemi mundesuar ndermjetesime te suksesshme per kryerjen e nderhyrjeve neurokirurgjikale me metoda bashkohore trajtimi si Gamma Knife, vendosjen e implanteve kokleare, kirurgjine transplantive te veshkes dhe melcise, si dhe atyre onkologjike per trajtimin e kancerit te gjirit e patologjive te tjera tumorale. Krahas ketyre, nepermjet nesh kane mundur te marrin sherbimin mjekesor te kerkuar ne Turqi edhe pacientet me patologji te sistemit kardiovaskular, endokrinologjik, gastrohepatologjik, urologjik etj., ne drejtim te vendosjes se diagnozes apo trajtimit.