Pacientet qe do te aplikojne per trajtim ne Turqi se pari priten nga sekretaret e kompanise, nga te cilat informohen per menyren e funksionimit te punes. Ne fillim behet nje vizite paraprake qe realizohet nga mjeket specialiste te shoqeruar nga perkthyes me pervoje. Ne kete menyre percaktohet se ciles fushe i perket semundja, çfare analizash nevojiten, nderkohe behet lidhje direkte me mjekun specialist ne Turqi dhe planifikohen hapat e metejshem. Pacientit i jepet nje çmim i perafert per analizat dhe trajtimin qe mendohet te realizohet ne Turqi. Kjo ben qe pacienti, per nje problem te tille te rendesishem siç eshte shendeti, qe ne hapat e pare, nen kontrollin e mjekut, te zgjedhe nje rruge te besueshme dhe ekonomike per kurimin e tij. Kjo sjell reduktimin ne nje shkalle te konsiderueshme si te dite qendrimit ashtu edhe te shpenzimeve per pacientin jashte vendit. Gjithashtu, mbas perfundimit te trajtimit, kontrollet mund te kryhen ne zyren tone ne Tirane, dhe ne mbajme kontakt me mjekun perkates. Keshtu qe ne rastet kur nuk eshte e nevojshme shmanget udhetimi i pacientit vendit per here te dyte.
Klinika jone ofron sherbime profesionale te nje cilesie te larte per pacientet nderkombetare te bazuar ne keto parime:
1. Cilesia
Duke bashkepunuar me mjeket e pacientit, nga vendi qe vijne ata, ne jemi ne gjendje t'u propozojme trajtimin optimal me ekipin tone te mjekeve me pervoje nderkombetare me nje numer rekord suksesesh ne specialitetin e tyre perkates. Duke qene se ne punojme me grupe te ndryshme spitalesh ne Stamboll nuk kufizohemi ne mendimin e specialisteve te vetem nje spitali por ju sigurojme kontaktin me mjekun me te mire per zgjidhjen e problemit tuaj shendetesor.
2. Kosto te perballueshme dhe tranparence
Kostoja e trajtimit tuaj përcaktohet qarte para se ju të udhëtoni për në Turqi. Ekspertet tane punojne me pacientin dhe familjet e tyre, per te vleresuar saktesisht kerkesat e tyre, me vleresim te qarte te kostos, per zgjidhje transparente efikase, per te ndihmuar pacientin ne planifikimin e tij financiar. Kohëzgjatja e trajtimit tuaj në Stamboll planifikohet në mënyrë që ju të qëndroni sa më pak të jetë e mundur. Zgjedhje te pershtateshme per buxhetin tuaj ne saje te games se gjere te spitalave qe ju ofrojme sherbim.
3. Rezultatet e shpejta
Ekipi yne i eksperteve ne menyre te shpejte dhe efektıve takon pacientin me speclalistet tane te cilet jane te gatshem te fillojne menjehre trajtimin, duke shmangur vonesat stresuese dhe te demshme te procedurave referuese dhe konsultative.
4. Komoditeti
Organizimi i nje udhetimi per qellim trajtimi, mund te jete stresues, konfuz dhe te marre nje kohe te konsiderueshme. Do te kryhen procedurat para-konsultative, udhetimi dhe akamodimi, transporti per ne aeroport, pranimi, procedurat financiare, sherbimet e perkthimit dhe interpretimit, marrja e opinioneve te dyta, ambulanca/ avıonı ı urgjences, marrja e vizes, rekuperimi e rehabilitimi. Duke qenë të shoqëruar nga përkthyes me përvojë në fushën e mjekësisë ju nuk do të hasni problem në komunikim gjatë qëndrimit tuaj në Turqi.
5. Sherbimi gjitheperfshires
Ekipi yne eshte i preokupuar jo vetem per shendetin fizik te pacientit por edhe per mireqenien e pergjithshme si pjese e pandashme e trajtimit dhe procesit sherues. Ekspertet tane te devotshem ja nete gatshern t'i degjojne, keshillojne dhe organizojne si shetitjet disa oreshe per te pare qytetin, ashtu edhe udhetime neper Turqi per te vizituar thesaret e panumerta turistike. Ata jane aty per nje keshille miqesore dhe per mbeshtetje kurdo qe eshte nevoja.
6. Të dhënat e pacietit ruhen ne ambjent digital.
7. Edhe pasi te mbaroje trajtimi ne jemi prane jush.
Pas përfundimit të kurës suaj në Turqi, në vazhdojmë të jemi pranë jush duke ju ndihmuar në kontrollet e mëtejshme, në kontaktin tuaj me doktorin, në sigurimin e ilaçeve si dhe në kryerjen e mjekimeve te nevojshme.
Në rast se deshironi të kontaktoni mjekun tuaj në lidhje me ndjekjen tuaj, mjafton të kontaktoni në zyrën tonë në Tiranë.