KONTRATE SHERBIMI

A.TE DHENAT

A1. Institucioni i koordinimit: Institucioni Albaturk Medical Consulting Shpk.-TIRANE, i cili ne Turqi merret me orientimin e pacientit i cili deshiron t’i ofrohet sherbim shendetesor ne fusha te caktuara, tashme do te emertohet vetem ALBATURK.

A2. Kompania: Institucioni qe do t’ia siguroje ne Turqi kete sherbim pacientit, nga Kompania e Konsulences Mjekesore Turke TMC Shpk- Stamboll do te emertohet thjesht TMC.

A3. Shpenzimet e Udhetimit: Shpenzimet e vajtje ardhjes ne Turqi te pacientit dhe te afermve te tij si bileta, viza, taksat.

A4. Shpenzimet e Strehimit: Spenzimet e qendrimit ne Turqi si qeraja, ushqimi, telefoni.

A5. Shpenzimet e Levizjes: Shpenzimet e levizjes me taksi te pacientit ose te te afermve te tij qe nga momenti i largimit nga aeroporti duke perfshire ketu te gjitha levizjet brenda ne qytet (nga aeroporti, hoteli, spitali, doktori, laboratoret )

A6. Ofrimi i nje Çmimi: Ka te beje me cmimin qe i ofrohet pacientit ne Tirane nga ALBATURK, ne lidhje me sherbimet qe do te marre ne Turqi. Çmimet e dhena do te percaktohen me qarte pasi te behen ekzaminimet e duhura ne Turqi. Pas vizites nga doktori mund te kete ndryshime ne analizat ose kurat e percaktuara si edhe ne cmimin e percaktuar nga zyra ALBATURK ne Tirane.

A7. Sherbim Organizimi: Ky sherbim perfshin: realizimin e takimit te pacientit me doktoret specialiste ne lidhje me diagnostikimin dhe kuren qe duhet ndjekur, planifikimin e kures, analizave dhe vizitave te nevojshme si dhe me planifikimin e kostos se seciles prej tyre, pritjen e pacientit ne aeroport, sistemimin ne hotel, dergimin ne spital dhe te doktori, sigurimin e komunikimit ne te gjitha takimet e bera me doktorin/doktoret, sigurimin e komunikimit te pacientit me doktoret gjate periudhes se shtrimit ne spital, ne lidhje me pergatitjet para operacionit dhe kontrollet me doktorin pas operacionit si dhe transferimin ne hotel ose ne aeroport te pacientit kur ai del nga spitali. Nuk ofrohet sherbim perkthimi ose orientimi nese nuk kane te bejne me arsye mjekesore.


B.TE DREJTAT DHE PERGJEGJESITE E ALBATURK (INSTITUCION NDERLIDHES)

ALBATURK, merr persiper detyren per te lidhur pacientin me mjeke dhe spitale te besueshem ne Turqi ku pacienti do mund te diagnostikoje dhe kuroje semundjen.

ALBATURK, i ben nje kontroll paraprak pacientit i cili deshiron te beje analiza ose edhe te kurohet ne Turqi, studion analizat ekzistuese dhe kur eshte e nevojshme kerkon te behen edhe analiza te reja. Lidhet me doktorin specialist ne Turqi, nxjerr nje cmim te perafert te analizave ose mjekimit te nevojshem qe do te duhet te ndiqet ne Turqi dhe informon pacientin.

ALBATURK, e dergon pacientin i cili ka deshire te kurohet ne Turqi tek TMC.

ALBATURK, ka pergjegjesi ne sigurimin e te gjithe komunikimit te pacientit me Turqine ne lidhje me tema qe i perkasin shendetit.

ALBATURK, ka pergjegjesi te ndjeke kurimin e pacientit ne Tirane ne perputhje me keshillat e doktorit/ doktoreve specialiste. Por nese eshte e nevojshme qe ndjekjen e kurimit te pacientit ta beje doktori specialist ose nese eshte e nevojshme qe pacienti te shkoje ne turqi per tu kontrolluar atehere ALBATURK nuk do te jete pergjegjes per ndjekjen dhe kontrollin por vetem per sigurimin e komunikimit ne Turqi.

Ne rastet kur pacienti vjen te Turqi, keshillohet me doktorin/doktoret specialiste, dhe dalin probleme ose komplikime pas vendosjes vete nga ana e tij per analizat ose kuren qe do te ndjeke, pergjegjesi per kete mban spitali dhe doktori i cili ka marre persiper kurimin ose berjen e analizave te pacientit. Ne nje situate te tille ALBATURK nuk mban asnje pergjegjesi pervec asaj te sigurimit te komunikimit.

ALBATURK, pervec rasteve te vecanta te cilat jane percaktuar me poshte ne piken (F), eshte pergjegjes por mosndryshimin e cmimit te dhene pacientit ne lidhje me analizat ose kurimin e nevojshem.


C. TE DREJTAT DHE PERGJEGJESITE E SHERBIMIT (KOMPANISE) SHENDETSOR TMC.

TMC, ka pergjegjesine t’i siguroje pacientit qe deshiron te beje analiza ose te kurohet ne Turqi mjeke dhe nje spital te besueshem.

TMC, ne kuader te ofrimit te sherbimit organizimit i siguron pacientit pritjen ne Aeroportin “Ataturk” ne Stamboll nga nje perkthyes,dergimin ne hotel, te kompania dhe ne spital.

TMC, siguron me ane te perkthyesit komunikimin e pacientit me doktorin/doktoret. Ndihmon pacientin duke mos e lene te harroje pa i bere pyetje doktorit ne lidhje me semundjen ose rezultatin e ndrehyrjeve te bera.

TMC, eshte pergjegjes ti siguroje pacientit sherbim organizimi ne te gjitha fushat qe kane te bejne me problemet shendetsore.

Ketu perfshihet:sherbim perkthimi gjate kohes se shtrimit ne spital, sigurim komunikimi ne lidhje me pergatitjet e nevojshme para operacionit si dhe sigurim komunikimi gjate vizitave me mjekun pas operacionit. Ne raste te tjera komunikimi behet nepermjet telefonit.

TMC, pervec rasteve te vecanta te cilat jane percaktuar me poshte ne piken (F), eshte pergjegjes por mosndryshimin e cmimit te ofruar pacientit nga ALBATURK ne lidhje me analizat ose kurimin e nevojshem.


D. TE DREJTAT DHE PERGJEGJESITE E PACIENTIT:

Para se te vije ne Turqi pacienti duhet te zbatoje keshillat mjekesore qe i jane keshilluar nga ALBATURK.

Para se te vije ne Turqi pacienti duhet te marre me vete dokumentat dhe analizat e caktuara qe i jane percaktuar nga zyra ALBATURK.

Kur te mberrije ne Aeroportin e Stambollit pacienti keshillohet te kembeje valute ne menyre qe te kete para per te levizur ne qytet me taksi si edhe per te mbushur karten e telefonit qe do t’i jepet. Ai e blen vete karten rimbushese.Eshte i detyruar qe kur te kthehet per ne Shqiperi t’ia dorezoje karten perkthyesit te TMC.

Para se te aplikoje ne spital per fillimin e procedurave te nevojshme per analizat ose kuren e caktuar, pacienti duhet te beje pagesen ne cash te shifres maksimale te cmimit qe iu eshte percaktuar me pare, kundrejt nje fature nga personi kompetent i TMC.

Pacieni duhet t’i jape te dhena te sakta mbi te gjitha fushat qe kane te bejne me shendetin doktorit qe ndjek kuren e tij.

Pacienti duhet t’ia beje vete pyetjet doktorit i cili e mbikqyr mbi te cilat deshiron te marre pergjgje dhe qe kane te bejne me shendetin e tij. Fakti qe ai ka ardhur ne Turqi nuk do te thote qe e ka pranuar nderhyrjen qe do t’i behet. Pasi i jepet i gjithe informacioni nga doktori/ doktoret vendimin ne lidhje me kuren ose analizat e merr vete ose nese nuk eshte ne moshe madhore ose nuk eshte i afte psikologjikisht per te marre nje vendim atehere nevojitet vendimi i nje te afermi te pacientit.

Gjata periudhes se shtrimit ne spital pacienti eshte i detyruar te respektoje rregullat e spitalit ku ndodhet. Ka pergjegjesi te zbatoje kushtet e nevojshme ne rastet kur eshte e nevojshme firma ose miratimi i tij ose i shoqeruesit te tij ose kur eshte i nevojshem realizimi i procedurave te caktuara ne spital gjithmone keto te shpjeguara nga ana e perkthyesit.

Gjate kohes qe pacienti ndodhet ne Turqi eshte i detyruar te respektoje ligjet e Republikes se Turqise. Ne rast te kundert per zgjidhjen e problemeve qe mund te dalin do te merret Konsullata Shqiptare. Ne raste te tilla TMC dhe ALBATURK nuk marrin persiper asnje pergjegjesi.

Kur pacienti vjen te Turqi, keshillohet me doktorin/doktoret specialiste, dhe pas vendosjes vete nga ana e tij per analizat ose kuren qe do te ndjeke dalin probleme ose komplikime, pergjegjesi per kete mban spitali dhe doktori ne Turqi i cili ka marre persiper kurimin ose berjen e analizave te pacientit. Ne nje situate te tille TMC dhe ALBATURK nuk mban asnje pergjegjesi pervec asaj te sigurimit te komunikimit.

Gjate kohes qe ndodhet ne Turqi pacienti eshte vete pergjegjes per sigurimin e gjerave vetjake gjate levizjes neper qytet, gjate shtrimit ne spital dhe gjate qendrimit ne hotel. Ne rastet kur mund te ndodhe ndonje vjedhje, grabitje, zjarr aksident, ose ndonje fatkeqesi natyrore TMC dhe ALBATURK nuk mbajne asnje lloj pergjegjesie.


E. KUSHTET E PAGESES

Pacienti ben pagesen me para ne dore te çmimit total qe i eshte dhene ne Tirane nga ALBATURK prane zyres se TMC ne Stamboll kundrejt nje fature.

Te gjitha procedurat e kurimit ose te analizave do te fillojne vetem pasi te behet pagesa.

Çmimet e percaktuara ne oferten qe i jepet paciantit jane çmime qe TMC ka marre si rezultat i marreveshjes qe ka me doktoret dhe spitalin ne fjale dhe eshte nje çmim qe nuk merret me fature. Nese pacienti kerkon prerjen e nje fature, duhet te kontaktoje me Kompanine para se te vije ne Turqi ne menyre qe t’i pergatitet nje oferte e re kundrejt marrjes se fatures. Me firmosjen e kesaj marreveshje konsiderohet qe pacienti i ka pranuar kushtet e menyres se realizimit te pageses.

Ne rastet kur berja e analizave ose nderhyrja kushton me pak se cmimi i marre atehere TMC ben zbritjen nga shuma e marre dhe pacientit i kthehen parate para se te kthehet ne Shqiperi. Ne rastet kur berja e analizave ose nderhyrja kushton me teper se cmimi i marre atehere TMC behet pagesa e pjeses se mbetur para se pacienti te kthehet ne Shqiperi.

Ne rast se pacienti refuzon t’i nenshtrohet nderhyrjes se planifikuar kur ka ardhur ne Turqi, atehere ai duhet te paguaje koston e punes organizative qe eshte shuma 200€.

Shpenzimet e ndryshme si viza, taksat, bileta avionit, ndryshimi ne cmim i biletes kur per arsye mjekesore duhet te shtyhet data e kthimit,ne rastet kur anullohet fluturimi ose ne rastet kur eshte veshtire te gjendet nje vend ne avion, si edhe shpenzimet per shtyrjen e vizes, gjobat e ndryshme si dhe shpenzime te qendrimit me teper se sa koha e parashikur i perkasin te gjitha pacientit.


F. RASTET E VEÇANTA

Pasi pacienti ekzaminohet ne Stamboll pacienti, analizat ose nderhyrjet qe jane planifikuar me pare per te mund te pesojne ndryshime, per rrjedhoje kjo mund te çoje ne disa ndryshime te cmimit te parashikuar. Pagesa e ketyre analizave ekstra i perket pacientit pra kjo nuk perfshihet ne cmimin e dhene. Eshte ne doren e pacientit te pranoje ose jo kryerjen e tyre, ALBATURK dhe TMC nuk mbajne pergjegjesi per cmimin e ndryshuar.

Nese pas ekzaminimeve rutine qe behen para operacionit rezulton se marrja e narkozes perben rrezik per pacientin doktori mund te kerkoje berjen e disa analizave te tjera. Pagesa e ketyre analiza i takon pacientit, pra nuk perfshihet ne çmim. Eshte ne doren e pacientit te pranoje ose jo kryerjen e tyre, ALBATURK dhe TMC nuk mbajne pergjegjesi per çmimin e ndryshuar.

Ne lidhje me komplikimet e mundshme qe mund te dalin pas operacionit, kryesisht te pacientet me rrezik te larte, te moshuarit ose te semuret rende ka raste kur: eshte e nevojshme terapia intensive(reanimacioni) ose afati i terapise zgjat me teper se sa ishte parashikuar, ose per arsye mjekesore koha e shtrimit ne spital zgjat me teper se sa eshte parashikuar, kjo mund te shkaktoje nje ndryshim ne cmimin e dhene. ALBATURK dhe TMC nuk mbajne pergjegjesi per cmimin e ndryshuar.

Per arsye te ndonje komplikimi qe mund te ndodhe gjate realizimit te nderhyrjes se planifikuar ose edhe pas saj mund te jene te nevojshme, disa nderhyrje ekstra, perdorimi i disa medikamenteve te ndryshem ose edhe nje kure e vecante, te gjitha keto mund te sjellin nje ndryshim ne cmimin e dhene. ALBATURK dhe TMC nuk mbajne pergjegjesi per cmimin e ndryshuar.


G. PRISHJA E KONTRATES

Ne rast prishje te kontrates ne fjale do te zbatohen ligjet e Republikes se Turqise, dhe per kete jane kopetente Zyrat Ekzekutive dhe Gjykata e Stambollit.

Kontrata ne fjale eshte ne dy kopje, iu shpernda paleve te interesuara dhe u firmos ne date ....../....../ 20....

PACIENTI ose i AFERMI PACIENTIT KOMPANIA
Emri: Emri: TMC SAĞLIK HİZMETLERİ TİC. LTD. STI
Adresa: Adresa: Poyracık Sok. Çınar Apt. 43/3
Nişantaşı
İstanbul Türkiyei
Telefoni: Telefoni: 0090 212 322 48 98
Email: Email: info@albaturk.com
Make An Appointment