Rreth Albaturk

Home

Klinika ‘ALBATURK TURKISH MEDICAL CONSULTING’ me ekipin e mjekeve specialiste te çdo lloj fushe te mjekesise eshte ne sherbimin tuaj per çdo diagnoze, terapi dhe kirurgji ne spitalet me cilesore dhe te besuara te Turqise.

Klinika Albaturk Turkish Medical Consulting e nisi aktivitetin e saj ne Tirane ne vitin 2006 me qellim kryesor informimin e pacienteve qe kerkojne zgjidhjen e problemeve te tyre shendetesore ne spitalet e Turqise mbi metodat e dignostikimit dhe trajtimit. Gjithashtu behet e mundur venia e pacientit ne kontakt me mjekun dhe spitalin e duhur, perllogaritja paraprake e kostos se dignostikimit dhe trajtimit ne menyre qe pacienti te jete i pergatitur para nisjes se ketij “udhetimi shendetesor” Ne rastet kur pacienti deshiron te gjeje zgjidhjen dhe trajtimin e duhur te semundjes jashte vendit, ai duhet te vihet ne kontakt me mjekun dhe spitalin e duhur, ne te kundert shendeti i tij do te vihet ne rrezik, gjithashtu pacienti rrezikon nje situate te veshtire ekonomike.

Per kete arsye, duke ditur qe shendeti eshte me i rendesishmi per jeten e njeriut dhe per te parandaluar qe pacientet shqiptare te bien ne duart e perkthyesve seksere, te ashtuquajtur ”menaxhere pacienti”, jemi te bindur se nje organizim shendetesor i mirefillte me nje mision te tille jetik, duhet te udhehiqet nga nje staf profesional mjekesor. Ne periudhen qe u themelua klinika jone, ne Shqiperi ekzistonin pak aktivitete te tilla private. Per shume vite me radhe ka qene klinika e pare dhe e vetme qe ka pasur ne stafin e saj mjeke specialiste turq te cilet e ekzaminojne ne menyren e duhur pacientin. Edhe pse ne Shqiperi gjate kesaj kohe ka patur shume klinika turke, Albaturk ka qene e vetmja qe ka ofruar konsulence mjekesore me specialistet me te mire te spitaleve Turke.

Zyra Albaturk TMC ne Tiranë që nga viti 2006 ka gjetur zgjidhje për problemet shëndetsore qindra pacientëve shqiptar. Ne kemi mundësuar ndjërmjetësime në kryerjen e nderhyrjeve te ndryshme; qe nga transplanti i melcise dhe veshkave deri ne vendosjen e implanteve kokleare, trajtimin e tumoreve cerebrale me metoden Gamma Knife te radioterapise ashtu dhe me kemoterapi me doze te larte, trajtimin e kancerit te gjirit, nderhyrje per korigjimin e skoliozes, operacione të zgjatjes së kockës, operacione per vendosjen e protezes se gjurit, te kaviljes, të shpatullës, të artikulacionit koksofemoral, si dhe operacione ortopedike mbrojtëse ne rastet tumorale.

Make An Appointment