Home → Udhezuesi i Pacientit → Kontrata & Formularet e tjere
I nderuar pacient / perfaqesues pacienti
Ju informojme ne lidhje me gjendjen tuaj shendetesore/gjendjen shendetesore te pacientit tuaj dhe procedurat mjekesore, kirurgjikale ose diagnostike qe ju jane rekomanduar juve/pacientit tuaj, alternativat e tyre, perfitimet dhe rreziqet. Ju keni te drejte te refuzoni te gjitha ose nje pjese te ketyre procedurave, ti pranoni ose te ndaloni zhvillimin e tyre ne cdo moment.
Ky dokument qe kerkojme te lexoni dhe te kuptoni nuk eshte per t’ju frikesuar apo per t’ju larguar nga procedurat mjekesore qe do te kryhen, por eshte pergatitur per t’ju informuar mbi keto procedura dhe per te marre ose jo konsensusin tuaj.
INFORMACION
DIAGNOZA PARAPRAKE:________________________________________
TRAJTIMI i PLANIFIKUAR:______________________________________
INFORMACION ne LIDHJE me PROCEDUREN
Artroplastika (kirurgjia protezike); siperfaqet artikulare te demtuara ose te mplakura, nepermjet disa instrumenteve ortopedike pergatiten sipas raporteve anatomike dhe biometrike te artikulacionit per te vendosur implante. Artroplastika (kirurgjia protezike) aplikohet ne rastet e kalcifikimet (osteoartritet), nekrozat avaskulare te pjeseve fundore te kockave si pasoje e demtimeve ne qarkullimin e gjakut, deformitetet e lindura ose te fituara te kockave, tumoret kockore, demtimin e protezave te mepareshme. Kirurgjia rikonstruktive e artikulacioneve ne adulte aplikohet ne rastet e : siperfaqeve artikulare ose kockave te deformuara, korigjimi i defekteve te ligamenteve, muskujve dhe tendineve perreth artikulacionit dhe rikthimi I funksionit normal te tyre. Qellimi i kirurgjise protezike artikulare ose procedurave te tjera eshte permiresimi i cilesise se jetes te pacientit duke rikthyer funksionin normal te artikulacionit.
KOMPLIKACIONET e PROCEDURES
Qelimi i ketij informimi nuk eshte t’ju frikesoje ose t’ju shqetesoje, por t’ju jepet informacion I plote rreth nderhyrjes kirurgjikle dhe rreziqeve qe mund te kete. Ketu pershkruhen rreziqet qe hasen me shpesh, por ka dhe rreziqe me probabilitet me te ulet qe nuk pershkruhen ketu. Per cdo pyetje qe mund te keni, lutemi te pyesni kirurgun tuaj.
Pavaresisht se teknologjia ne kete fushe ne ditet e sotme ka perparuar shume mund te kete komplikacione te renditura si me poshte:
Gjate nderhyrjes per protezim artikular prerja e pjeseve fundore te kockave dhe siperfaqeve artikulare eshte nje procedure e parikthyeshme. Pavaresisht se gjate ketyre nderhyrjeve tregohet kujdes i vecante per ruajtjen e indeve te buta, nervave dhe eneve te gjakut perreth artikulacionin, rreziku i demtimit te tyre eshte i prenishem.
Gjate procedurave kirurgjikale ne kockat e gjata ka rrezik qe indi dhjamor i kockave te kaloje ne qarkullimin sistemik dhe te shkoj emboli pulmonare.
Gjate nderhyrjes per vendosjen e protezes ka rrezik qe te thyhet kocka mbi te cilen po punohet dhe te kete nevoje per nderhyrje shtese.
Implantet e aplikuar mund te prishen, te levizin, te lirohen ose te thyhen nqs pacienti ben levizje jashte atyre te rekomanduara nga kirurgu.
Edhe per protezat e implantuara ne kushte standarte optimal ekziston rreziku qe te lirohet/leshohet me kohen.
Si ne cdo kirurgji dhe ne kirurgjine protezike ka rrezik infeksioni. Ne kete situate do te jete e nevojsheme revizionimi i artroplastikes, heqja e protezes dhe rivendosja ne nje ose dy faza.
Ne cdo nderhyrje artikulara qe perseritet ka rrezik per rritje te sasise se kockes qe humbet(hiqet).
Ekziston rreziku i trombozes se venave te thella si gjate nderhyrjes ashtu dhe gjate periudhes se sherimit me pasoje trombemboline pulmonare (bllokimin e gjakut ne kalpilaret e mushkerise).
Me eshte shpjeguar ne menyre te qarte dhe te kuptueshme cdo faktor qe mund te ndikoje ne pranimin ose refuzimin e kryerjes se nderhyrjes ose te cdo procedure trajtuese apo diagnistikuese si: anemia qe haste shpesh, infeksioni perfshire ketu dhe meningitin, mpiksje e gjakut ne vena dhe ne mushkeri, hemoragji ne fushen operatore ose ne nje pjese tjeter te trupit, reaksion alergjik, edeme (enjtje e indeve te buta), konvulsione (krize epileptike), demtime te rikthyeshme ose te parikthyeshme te funksionit te organeve/sistemeve. Kam dijeni dhe pranoj efektet anesore dhe rreziqet e tjera si: ndjesia e mpirjes ne zonen e prerjes (incizionit kirurgjikal), shenja e plages (cikatrice) qe eshte e perhershme, heqja ose shtimi i nje pjese kockore qemund te coje ne deformim te trupit, dalja e lengut te trurit (likidit cerebrospinal) nga vendi I injeksionit ose operacionit, dhimbje koke ose dhimbje kronik/qe zgjat, humbje e perkoheshme ose e perhershme e zerit si pasoje e demtimit te kordave te zerit, humbja e perhereshme ose e perkoheshme e funksionit te muskujve, fytyres, dhembeve, shqises se degjimit, te te parit, gelltitjes, hubje e kontrollit te urinimit dhe te defekimit, ndryshimet e mundeshme te personalitetit, demtimi i nje indi ose nje organi mund te coje ne perdorim te perkohshem ose te perhershem te nje terapie hormonale/medikamentoze, lidhur me pozicionin gjate procedures mund te shfaqen dhimbje qe kalojne per nje kohe te shkurter ose qe zgjasin, mpirje.
ALTERNATIVAT e TJERA te TRAJTIMIT
KONSENSUSI
Lexova materialin e mesiperm dhe u informova nga mjeku qe ka nenshkruar me poshte. Kam njohuri rreth nderhyrjes qe do te kryhet, rreziqeve, komplikacioneve, dhe trajtimeve shtese te nevojshme. Pranoj kryerjen e kesaj procedure me vetedije te plote, pa pasur nevoje per informacion shtese dhe qene nen presion.
Vertetoj me vetedije pas informimint te plote se jam i nenshkruari _______________________________ dhe jap konsesusin per kryerjen e nderhyrjes. (nenshkrimi i perfaqesuesi ligjor* te pacientit)
(Ju lutemi shkruani me shkrim dore qe e kuptova dhe e pranoj ate qe kam lexuar)
Nenshkrimi i Pacientit _______________________________ Data ___/___/___ Ora _____________
Emri Mbiemri (me shkrim dore)___________________________________
Nqs pacienti nuk eshte nje gjendje te jape konsensusin:
Emri Mbiemri (me shkrim dore)___________________________________
Nenshkrimi i perfaqesuesi te pacientit ______________________________
Arsyeja pse pacienti nuk mund te jape konsensusin (plotesohet nga mjeku)
Pacienti i nenshkruar me siper/perfaqesuesi i pacientit deklaron se ka marre informacion te plote dhe bindes rreth semundjes, nderhyrjes qe do te kryehet, arsyet e kryerjes se kesaj nderhyrjeje dhe perfitimet, trajtimi i nevojshem postoperator, rreziqet e mundeshme, lloji i anestezise qe do te perdoret per nderhyrjen dhe rreziqet dhe komplikacionet e lidhura me anestezine.
Ne cilesine e pacientit/perfaqesuesit te pacientit me njohuri dhe vetedije te plote ka pranuar duke e nenshkruar kete konsensus.
Nenshkrimi i Mjekut _______________________________ Data ___/___/___ Ora _____________
Emer Mbiemer_________________________________
*Perfaqesuesi Ligjor: kujdestar per ata nen kujdestari, prinderit per te miturit, trashegimtari ligjor ne mungese te perfaqesuesve te shkalles e pare. Nenshkrimi i ketij formulary nuk i heq pacientit te drejtat e tij ligjore.
Ne rast se pacienti ka probleme me gjuhen/komunikimin:
I perktheva pacientit shpjegimet e bera nga mjeku. Sipas mendimit tim informacioni qe perktheva eshte kuptuar nga pacienti.
Nenshkrimi i Perkthyesit _______________________________ Data ___/___/___ Ora _____________
Emer Mbiemer_________________________________