Onbaşıoğlu, M.D.
Kirurg Ortoped Traumatolog
Dr. Safak Onbasioglu, i lindur ne vitin 1963, eshte diplomuar ne Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Ankarase ne vitin 1987. Filloi procesin e specializimit ne Spitalin Numune te Ankarase ne vitin 1992 dhe u emerua kirurg ortoped ne vitin 1997. Ai u zgjodh te ishte pjesemarres ne EFORT (Federaten Europiane te Shoqatave Kombetare te Ortopedise dhe Traumatologjise) ne France ne vitin 1997. Ne vitet 1998-2000 ka punuar ne spitalet e grupit Florence Nightingale. Ne vitet 2000-2002 ne Acibadem Health Group dhe ne vitet 2004-2006 ne spitalin International Hospital Yeşilköy. Ne vitet 2007-2009 Medical Park Health Group dhe ne vitet 2011-2014 ne Medicana International Hospital. Nga viti 2015 dhe ne vazdhim ushtrondetyren si kirurg Ortoped - Traumatolog ne spitalin Kolan International Hospital.
Me eksperiencen e tij 30 vjecare ne fushen e mjekesise dhe 23 vjecare ne fushen e kirurgjise ortopedike ai eshte i perqendruar ne artroplastiken totale te artikulacioneve (koksofemoral, gjurit, kycit te kembes, shpatulles, berrylit, kycit te dores dhe artikulacioneve te vogla). Dhe ka nje numer te madh suksesesh ne rastet qe kane kryer protezim total te artikulacionit koksofemoral displazik dhe te dislokuar.
Pervec kirurgjise protezike ai eshte specialist gjithashtu per traumat sportive, kirurgjine artroskopike, crregullimet neuromuskulare dhe kirurgjine e dores.
Dr. Safak Onbasioglu ka perfunduar ne menyre te suksesshme kurset bazike dhe te avancuara mbi Traumatologjine Sportive dhe Kirurgjine Artroskopike, Kirurgjine Mikrovaskulare te dores dhe ekstremiteteve te siperme, Kirurgjine e fiksimit te jashtem sipas Ilizarov dhe Kirurgjine e fiksimit te brendshem AO.
Dr. Safak Onbasioglu ka marre pjese ne 27 kongrese ne 13 prej te cilave ka prezantuar punimet e tij,ka publikuar 14 artikuj ne gazetat mjekesore turke dhe nderkombetare.
Ai ka qene gjithshtu mjek ne ekipin mjekesor te te skuadres Kombetare turke te basketbollit, te Klubit sportiv Galatasaray dhe skuadres se basketbollit Ulkersport te Euroliges .
Ai eshte anetar i Shoqates Turke te Ortopedise dhe Traumatologjise, Federates Europiane te Shoqatave Kombetare te Ortopedise dhe Traumatologjise, Shoqates Turke per Traumat Sportive, Artroskopise dhe Kirurgjise se gjurit, Shoqates Turke te Kirurgjise se dores dhe ekstremiteteve te siperme, Federates Nderkombetare te Shoqatave per Kirurgjine e Dores, Federates Europiane te Shoqatave per Kirurgjine e Dores dhe Pjesetar i Urdherit te Mjekeve te Shqiperise.
Aktualisht Dr. Safak Onbasioglu punon ne studion e tij private ne Stamboll dhe menaxhon Biznesin e Turizmit Shendetesor ne kliniken e tij private ne Tirane, Shqiperi.