1.PASAPORTA
Eshte e detyrueshme qe personat qe udhetojne te kene me vete pasaporten e tyre te vlefshme. Pacientet tane qe nuk kane akoma pasaporte; kur aplikojne per pasaporte qe te pershpejtohet procesi duhet te paraqisin nje raport mjekesor qe shpjegon gjendjen e tyre shendetesore ose faktin qe do te trajtohen jashte vendit, te cilin mund ta terheqin prane zyres Albaturk ne Tirane.
2.BILETA
Personat qe do te udhetojne duhet te kene me vete bileten e avionit ose dokumenta qe tregojne rezervimin e udhetimit. Kur beni rezervimin per bilete avioni; rezervimet qe behen me heret kane cmime me te favorshme. Ne menyre qe te mos vonohen takimet e lena ne Stamboll e programuar per pacientin, duhet te percaktohet ne menyre te sakte data e nisjes dhe te behet rezervimi i udhetimit te pakten 3 dite para duke lajmeruar zyren tone ne Tirane. Lutemi beni rezervimin tuaj dhe njoftoni zyren tone te pakten 3 dite para nisjes.
3.TE GJITHA DOKUMENTAT QE KANE LIDHE ME SEMUNDJEN/TRAJTIMIN
Pacienti qe do te trajtohet duhet te sjelle me vete te mbledhura ne nje dosje te madhe te gjitha ekzaminimet qe ka bere me heret ne lidhje me semundjen; radiografite, skaner CT dhe resonance magnetike MR, ekografi, vizita kardiologjike, EKG, eko zemre, analiza gjaku, kartele spitali, epikriza, recetat e ilaceve, kutite e ilaceve. Duke qene se disku (CD) ku keni te regjistruar ekzaminimet si rezonanca magnetike MR,Skaner CT, radiografi etj , mund te prishet ose mund te mos hapet ne cdo kompjuter, lutemi te sillni me vete filmat ku jane printuar keto ekzaminime. Nese vini pak para fillimit te operacionit, per t’ju pergatitur per operacionin duhet me patjeter te keni me vete rezultatet e te gjitha analizave qe ju jane kerkuar te kryeni.
4.ILACET
Pacientet dhe te afermit qe e shoqerojne; nese perdorni ne menyre te rregullt ilace per semundje te tilla si; zemra, tensioni, diabeti,tiroidet, antidepresiv, duhet t’imerrni me vete ne Stamboll duke i llogaritur ne baze te diteve qe do te qendroni aty.
Pacientet qe do t’i nenshtrohen nderhyrjes/nderhyrjeve kirurgjikale duhet te nderpresin ilacet qe perdorin (nese perdorin) per hollimin e gjakut si aspirine, aspirine protect, kardiopirine, salospir.
Ilacet qe jeni duke perdorur (nese perdorni) per semundje te tjera duhet te vazhdoni t’i perdorni.
5.MJETE NDIHMESE
Nese pacienti ose shoqeruesi i tij duhet te perdore ne menyre te vazhdueshme mjete te tilla si; paterica, korse, gjunjeze, mbajtese krahu, syze, lente kontakti, aparat degjimi duhet t’i marre ato me vete per te shmangur veshtiresite gjate qendrimit.
6.KONTRATA
Lutemi te terhiqni prane zyren sone ose me e-mail konsentin dhe kontraten ne lidhje me trajtimin/procedure qe do te kryhet ne Stamboll. Pacientet qe banojne jashte Tirane dhe nuk kane mundesi te vijne prane zyres sone per te terhequr kontraten para nisjes, kontrata do ju jepet kur te arrijne ne Stamboll.
7. CMIMI I TRAJTIMIT-PARATE
Ne kontraten qe ju eshte dhene eshte shpjeguar diagnoza dhe trajtimi, percaktohet se cmimi perkates per procedurat qe do te kryhen duhet te paguhet cash (me para ne dore) perkundrejt nje fature personit te autorizuar ne Stamboll Arian Shuaipi. Procedurat do te fillojne pas pageses suaj. Lutemi te lexoni paragrafin e kontrates ku shpjegohet pagesa. Mos harroni qe personat qe dalin nga kufiri shqipetar jashte vendit mund te lejohen te kene me vete maksimumi 7.000€ per person. Ne situatat qe e keni te nevojshme mund te kontaktoni me zyren tone ne Tirane.
8. TELEFONI CELULAR
Ne menyre qe te lehtesojme komunikimin midis nesh gajte qendrimit tuaj ne Stamboll juve do ju jepet nje karte telefoni (numer telefoni). Lutemi te sillni me vete nje telefon cellular funksional. Mos harroni te merrni me vete dhe karikuesin e telefonit.
9. MJETE TE PERDORIMIT PERSONAL
Keshillojme qe pacienti dhe shoqeruesi i tij qe do te qendrojne disa dite ne Stamboll te sjellin me vete mjete te higjenes personale si; sapun, shampoo, peshqir, furce dhembesh, paste dhembesh, deodorant etj. Mos harroni qe ne bagazhin e dores (qe do te keni me vete ne avion) nuk lejohet mbajtja e me shume se 100ml leng. Kur eshte e nevojshme dorezoni bagazhin tuaj ne sportelin e biletave.
10.VESHJET
Ne menyre qe gjate qendrimit ne spital mjekimi dhe kujdesi i pacientit te operuar te thjeshtezohet sa me shume, keshillojme qe te sillni me vete pizhama me kopsa, kemishe nate te gjere, tuta ose pantallona te shkurtra. Duke menduar qe ne momentin e mjekimit te plages mund te ndoten rrobat qe keni veshur me patjeter duhet te keni me vete rroba reserve, te brendeshme dhe corape. Per udhetimin e kthimit rekomandohen perseri rroba te gjera qe mund t’i vishni me lehtesi ose tuta dhe kepuce te rehatshme.