Halux Valgus
Eshte nje nder problemet e kembes qe shfaqet shume shpesh, shtremberimi i gishtit te madh nga ana e jashtme drejt gishtave te tjere, dhe kocka metatarsale e kembes karakterizohet nga nje dalje e theksuar nga ana e brendeshme. Kjo dalje e kockes nuk ka te beje vetem me rritjen e saj, por dhe me indet e buta. Pacienti mund te ankoje dhimbje te kembes, mpirje, veshtiresi ne veshje te kepuces, dhe gjate qenderimit ne kembe. Ky deformim vihet re 2-4 here me shume te femrat ne krahasim me meshkujt. Incidenca e deformimit rritet me moshen; ne moshen 15-30 vjeç verehet ne rreth 3% te rasteve, ne moshen 31-60 vjeç rreth 9% dhe mbi moshen 60 vjeç rreth 16% te rasteve.
Shkaqet e deformimit
Faktori kryesor ne zhvillimin e deformimit halux valgus eshte trashegimnia gjenetike. Halux Valgus ne 70% te rasteve verehet ne te dy kembet. Mendohet se kepucet me maje te gjate ose takat e larta jane arsyeja e deformimit te kockes, por kjo nuk eshte e vertetuar shkencerisht. Perdorimi i ketyre lloj kepucesh ka te beje vetem me perparimin e deformimit te kockes ky deformim eshte perparues edhe pse ne disa individe me shpejte dhe ne dısa te tjere me ngadale. Me kalimin e kohes shfaqen crregullime si: gishti i madh ngjitet siper gishtit qe ka prane dhe kemba zgjerohet. Zgjerimi i kembes kur jeni ne kembe dhe presioni i kepuces shkakton dhimbje duke bere qe pacienti te ece me veshtresi.
Si mund te pakesohen dhimbjet?
Nese nuk ka permiresim nga masat e marra me siper si duhet vepruar?
Kur eshte e nevojshme nderhyrja kırurgjikale?
Nese ankesat e pacıentit jane ne rritje ose nese deformimi eshte shtuar ne nje grade te konsiderueshme, per te shmangur nderhyrjet e medha me vone eshte e rendesishme qe te nderhyhet ne kete moment ne meyre qe te korigjihet deformimi me nje nderhyrje te thjeshte.
Trajtimi kirurgjikal
Llojet e nderhyrjeve kirurgjikale ne varesi te grades se deformimit:
Ne filiım kirurgu ortoped do te kerkoje nje radiografi te kembes per te percaktuar shkallen e deformimit. Trajtimi i deformimit ne fazat e para, kur nuk ka perparuar shume korrigjohet duke hequr pjesen e dale te kockes dhe duke liruar indet e buta perreth kycit te gishtit te madh. Ne kete menyre pengohet perparimi i deformimit, eleminohet dhimbja dhe ka rezultate shume te mira nga ana estetike. Keto lloj operacionesh behen me anestezi te pergjitheshme ose me mpirje lokale. Pacienti brenda 1-2 diteve mund t’i rikthehet punes nese vesh kepuce te pershtateshme. Ne rastet kur deformimi eshte i perparuar, nderhyrja konsiston ne prerjen e kockes metatarsale dhe rimodelimi ne saj. Periudha e sherimit pas kesaj nderhyrje eshte me e gjate. Ne kete menyre eleminohet dhimbja e forte, artroza e kycit dhe normalizohet levizja.
Mendime te gabuara rreth Halux Valgus
Shaktimi halux valgus nga takat e larta
HALUX VALGUS nuk shkaktohet nga veshja e kepuceve te ngushta ose me taka te larta. Ne rast se ka i filluar deformimi potencial keto kepuce rrisin shpejtesine e perparimit te tij.
Perdorimi i aparateve ortopedike per pengimin e perparimit te deformit
Keto aprate bejne te mundur pakesimin e dhimbjeve por jo ndalimin e ecurise se deformimit
Edhe pase operacionit ka raste perseritje te deformimit
Ne rast se eshte bere korrigjimi i deformimit ne zonen e duhur me tekniken e nevojshme atehere nuk ekziston mundesia e riperseritjes se tij.
Kjo ka te beje me formen dhe me llojin e operacionit, ne nderhyrjet e realizuara ne fazat e para te deformimit periudha qe pacienti mund t’ıi riktehet levizjes eshte 1-2 dite.
Pas sherimit pacienti mund te vesh cdo lloj kepuce qe deshiron.