Udherrefyes i pacientit per hernien diskale lumbare
Edhe pse shpesh hernimi i diskut referohet si disk qe del/rreshket nga vendi, ne te vertete disku nuk leviz. Termi hernim i diskut nenkupton qe materiali ne qender te diskut eshte shtypur/shtrydhur nga hapesira e tij normale. Nga kjo patologji janee te prekur kryesisht paciente nga mosha 30 deri 40 vjec.
Anatomia
Cilat pjese te kolones vertebrale preken?
Kolona vertebrale humane (shtylla e kurrizit) eshte e perbere nga 24 vertebra (unaza). Vertebrat jane te vendosura mbi njera tjetren duke formuar keshtu kolonen vertebrale, e cila i jep trupit formen e tij. Ajo eshte mbeshtjetja kryesore e trupit ne pozicion ne kembe. Pjesa e kolones vertebrale ne fundin e shpines quhet kolona lumbare.
Kolona lumbare eshte e perbere nga pese vertebra fundore. Shpesh keto vertebra emertohen L1-L5. Keto verbebra renditen duke i dhene fundeshpines nje perkulje (kurbature) te lehte nga brenda. Vertebra e fundit e kolones lumbare L5, lidhet me pjesen e siperme te sakrumit, nje kocke trekendore ne baze te kolones qe futet midis dy kockave pelvike (te legenit). Ne disa persona ka nje verteber te 6 lumbare, situate e cila nuk shkakton problem te vecante.
Disqet intervertebrale ndajne vertebrat nga njera-tjetra. Disqet jane te perbera prej indi lidhor qe eshte nje material qe mban qelizat e trupit bashke. Indi lidhor eshte i ndertuar kryesisht prej fibra kolagjeni te cilat amortizojne tensionin dhe presionin.
Disku eshte i perbere prej dy pjesesh; qendra, e quajtur nukleus qe eshte spongioze (si sfungjer) dhe i jep diskut aftesine per te absorbuar shokun. Nukleusi mbahet ne vend nga annulus-i, nje unaze ligamentoze e forte qe e rrethon. Ligamentet jane inde lidhor qe lidhin kockat me njera tjetren.
Disqet e shendetshem jane si jastek per shtyllen kurrizore qe absorbojne/amortizojne shokun. Ata e mbrojne shpinen nga terheqja e vazhdueshme e gravitetit (forces se rendeses) dhe gjithashtu nga aktivitete qe ushtrojne tension mbi kolonen vertebrale sic eshte hedhja, vrapimi dhe ngritja e peshave.
Shkaqet
Nga cfare shkaktohet ky problem?
Hernimi ndodh kur nukleusi (berthama) ne qender te diskut shtypet jashte hapesires se tij normale. Nukleusi shtyn anulusin (unazen ligamentoze) duke bere qe disku te prolaboje nga jashte. Ne disa raste nukleusi hernion (del) plotesisht nga anulusi dhe disku shtrydhet/shtypet.
Edhe pse aktiviteti i perditeshem mund te beje qe nukleusi te shtyje anulusin, trupi ne kushte normale mund ta perballoje presioninin. Gjithsesi me kalimin e moshes disku ka tendence te plasaritet dhe te cahet. Ai riparohet me ind cikatrical. Ky proces njihet si process degjenerativ. Me kohen anulusi dobesohet dhe nukleusi mund te filloje te hernioje/dal nga anulusi i demtuar. Ne fillim presioni ben qe anulusi te prolaboje nga jashte, me pas nukleusi mund te dale plotesisht nga unaza e jashtme e diskut.
Levizje te tilla si ;perkuljet e vazhdueshme, perthyerjet, ngritjet e peshave mund te japin presion mbi normalen ne nukleusin e diskut qe absorbon/amortizon shokun. Kur ky presion arrin vlera te medha mund te demtoje anulusin dhe te shkaktoje hernimin e diskut.
Nje disk lumbar mund te hernioje edhe gjate nje demtimi te papritur/te menjehreshem. Ngritja e nje peshe te madhe me trungun e perkulur perpara dhe te perthyer mund te shkaktoje hernimin e diskut. Nje disk mund te hernioje edhe nga nje impakt i menjehershem ne shpine si psh.te biesh nga shkallet ne pozicion ulur.
Hernimi jep dhimbje per disa arsye te ndryshme. Ai mund te shkaktoje dhimbje mekanike, qe vjen nga pjese te kolones si disqet dhe ligamentet qe levizin gjate aktivitetit fizik. Dhimbja nga inflamacioni ndodh kur nukleusi shtrydhet/shtypet perms anulusit. Normalisht nukleusi nuk ka kontakt me gjakun, kur anulusi cahet dhe nukleusi hernion aim und te kete kontakt me gjakun duke shkaktuar reaksion me elementet kimike te nukleusit. Kjo shkakton inflamacion dhe dhimbje. Nje disk i herniuar mund te ushtroje presion mbi nje nerv spinal te atij niveli duke shkaktuar dhimbje qe perhapet ne te gjithe trajektoren e nervit. Kjo quhet dhimbje neurogjene.
Simptomat
Ne shume raste hernimi i diksut lumbar vjen si pasoje e ndryshimeve degjenerative te shpines. Keto ndryshime qe cojne ne hernim te diskut gradualisht fillojne te japin simptoma. Ne fillim ankesat mund te jen dhimbje renduese e perqendruar ne fundshpine, dhimbje qe kalon dhe rishfaqet ne harkun e disa viteve. Mjeket mendojne se kjo shkaktohet kryesisht nga carje te vogla ne annulus. Plasaritje me te medha ne anulus mund te shkaktojne dhimbje qe perhapet ne pjesen e pasme te vitheve dhe ne ekstremitetet e poshtme.
Kur disku hernion plotesisht perms anulusit, ka dhimbje mprehte te menjehershme qe filon ne nje ije dhe dhimbja perhapet poshte ne nje pjese ose ne te gjithe kemben. Pergjithesisht pacientet nuk ndjejne dhimbjen e zakonshme te shpines, vetem dhimbje ne kembe. Kjo ndodh sepse tensioni qe shkakton dhimbje lirohet kur nukleusi del plotesisht jashte.
Hernimi i diskut shkakton inflamacion kur nukleusi bie ne kontakt me gjakun. Inflamacioni mund te jete shkak i nje dhimbje therese ne fundshpine dhe mund te perhapet ne nje ose ted y anet e vitheve dhe ijeve.
Nje disk i herniuar mund te shtyp nje nerv spinal duke dhene simptomat e komprimimit te nervit. Dhimbja e nervit ndjek trajektore te precaktuara ne ekstremitetet e poshtme. Ajo mund te ndihet ne nje ane te pjeses se siperme te kofshes, ne kofshe madje edhe ne kembe dhe gishta.
Shtypja e nervit mund te jape gjithashtu ndjesine e shpimeve si gjilpera, mpirjes gjate trajektores se nervit. Nqs kjo ndodh pergjigjet reflektore ngadalesohen. Muskujt qe kontrollohen nga keto nerva dobesohen, dhe ndjeshmeria e lekures ne vendin ku kalon nervi ndryshon.
Rrallehere shfaqen simptoma te lidhura me ndryshimin e funksionit te zorres se trashe dhe fshikezes se urines. Nje hernim disku masiv qe ushtron shtypje mbi kanalin spinal mund te komprimoje nervat qe inervojne zorren e trashed he fshikezen e urines. Shtypja mund te shkaktoje dhimbje ne fundshpine, dhimbje ne pjesen pasme te kembeve, dhe mpirje ose pickime midis kembeve ne siperfaqen e kontaktit me vendin ku jeni ulur. Shtypja mbi nervat qe inervojne zorren e trashe fshikezen e urines mund te shkaktojne humbjen e kontrollit te sfinkterave te tyre. Ky eshte rast emergjence. Nqs shtypja nuk lirohet menjehere mund te shkaktohet paralize e perhershme e zorres se trashed he fshikezes se urines. Kjo situate quhet Sindroma e cauda equine. Mjeket rekomandojne kirurgji urgjente per te liruar nervat nga shtypja.
Diagnoza
Si diagnostikohet ky problem?
Diagnostikimi fillon me marrjen e histories se semundjes dhe nje ekzaminim fizik te hollesishem. Mjeku mbledh informacion mbi simptomat tuaja dhe per faktin se si ky problem ka ndikuar ne jeten tuaj te perditeshme. Pyetje do te jene rreth vendit ky e ndjeni dhimbjen, dhe nqs ndjeni dobesim ose mpirje ne kembe, rreth aktiviteteve dhe pozicioneve qe i perkeqesojne ose i lehtesojne simptomat. Mjeku mbeshtetet ne pershkrimin tuaj te dhimbjes per te krijuar nje ide se cili disk shkakton dhimbje dhe nqs eshte shtypur ndonje nerv ose jo.
Me pas mjeku ju ekzaminon per te percaktuar cila levije e shpines shkakton dhimbje ose simptoma te tjera. Gjithashtu testohet ndjeshmeria e lekures, fuqia e muskujve dhe reflekset.
Radiografia ndihmon pak ne diagnostikimin e hernies diskale. Disku nuk duket ne radiografi. Pavaresisht kesaj, mjeket mund shohin nqs hapesira midis dy vertebrave eshte me e vogel se normalja. Kjo mund te jete nje indikacion per te percaktuar diskun qe shkakton probeme. Gjithsesi, radiografite e shume pacienteve tregojne degjenerim te disqeve, kjo sepse degjenerimi i disqeve eshte pjese e ndryshimeve qe ndodhin me moshen,ashtu si rrudhat ne lekure.
Per diagnoze mund te kerkohet Tomografia e kompjuterizuar (CT scan) e cial eshte nje radiografi e detajuar qe lejon mjeket te ekzaminojne prerje te holla indeve te trupit. Imazhi mund te tregoje nqs disku i herniuar po ushtron presion mbi nerv.
Mjeket mund te kombinojne CT-ne me mielografine. Per kete nje lende kontrasti injektohet ne hapesiren perreth kanalit spinal, hapesiren subaraknoidale. Kur kryhet CT, lenda e kontrastit ve ne dukje medulen spinale (palcen e kurrizit) dhe nervat. Kontrasti permireson saktesine e e CT standarte ne diagnostikimin e hernies diskale.
Ne raste se nevojitet informacion me i hollesishem mjeku mund te kerkoje MRI - rezaonance magnetike. MRI eshte nje teknike imazherike qe perdor valet magnetike ne vend te rrezeve X per te treguar indet e buta te trupit. Ajo jep nje imazh te qarte te diskut dhe hernies nqs eshte e pranishme. Ashtu si dhe CT kjo teknike bene te mundur imazhin ne prerje te holla te indeve te regjionit te interest. Ky ekzaminim nuk kerkon perdorimin e lendeve te konrastit.
Mjeket mund te kerkojne nje ekzaminim me rreze X te quajtur diskografi. Gjate ketij ekzaminimi injektohet lende kontrasti ne nje ose disa disqe. Ky ekzaminim mund te kerkohet ne rast kur konsdirohet nderhyrja kirurgjikale dhe duhet percaktuar cili disk jep problem.
Mjeket mund te kerkojne kryerjen e testeve elektrike per te percaktuar saktesisht cili nerv spinal eshte shtypur. Teste te ndryshme mund te kryhen per ta para shkallen e funksionimit te nervave, duke perfshire EMG-ne,elektromiografine. Nepermjet ketij testi matet koha qe i duhet nje muskuli te punoje pasi eshte derguar impulse nervor. Transmetimi i sinjalit do te marr me shume kohe nqs nervi spinal eshte shtypur nga disku i herniuar. Nje test tjeter eshte testi i potencialit somatosensor te evokuar qe perdoret per te matur ndjeshmerine e nervave. Keto impulse sensore udhetojne pergjate nervit duke informuar trupin per ndjesite si dhimbja, temperature,dhe prekja. Funksioni i nervit rregjistrohet nga nje electrode e vendosur mbi lekure mbi siperfaqen ku kalon nervi. Shpeshhere keto ekzaminime kerkohen para kryerjes se kirurgjise per hernie diskale lumbare.
Trajtimi
Cilat jane alternativat e trajtimit?
Trajtimi jokirurgjikal
Pjesa me e madhe e mjekeve e fillojne trajtimin ne menyre conservative, pervec rasteve kur pacienti ka shqetesime te konsiderueshme ose kur po perkeqesohet ne menyre te shpejt.
Ne fillim, mjeku mund te kerkoje imobilizimin e pjeses fundore te shpines. Mbajta pa levizur e fundshpines per nje kohe te shkurter mund te qetesoje inflamacionin dhe dhimbjen. Kjo mund te behet duke ndenjur ne regjim shtrati per nje ose dy dite. Qendrimi shtrire mbi shpine mund te liroje presionin e ushtruar mbi disqet dhe nervat e dhimbshem. Pavaresisht kesaj, pjesa me e madhe e mjekeve nuk rekomandojne regjim shtrati, ne te kundert keshillojne pacientet e tyre te kryejne aktivitete te zakonshme duke perdorur dhimbjen si matese te nivelit te dhimbjes se padurueshme. Ne rastet e rralla kur keshillohet regjimi i shtratit, pershkruhet jo me teper se dy dite.
Nje korse mbeshtetese per mesin perdoret per pacientet me hernie diskale lumbare. Korseja mund te ule presionin e ushtruar mbi diskun e demtuar. Pacientet keshillohen qe gradualisht te ulin kohen e perdorimit te korsese. Ne te kundert muskujt e trungut duke u mbeshtetur te korseja fillojne te atrofizohen.
Mjeket pershkruajne lloje te caktuara medikamentesh per pacientet me hernie diskale lumbare. Ne fillin, pershkruhen medikamente antiinflamator si psh aspirina ose ibuprofen. Simptomat e forta qe nuk kalojne mund te trajtohen me opiate si psh kodeina ose morfina. Por opiatet duhet ete perdoren per pak dite ose ndonje jave sepse jane mendikamente qe krijojne adiksion (varesi) kur perdoren per shume kohe ose mbi dozen e keshilluar. Relaksuesit muskulare mund te perdoren nqs muskujt e fundshpines jane te spazmuar. Dhimbja qw perhapet pergjate kembes ne disa raste qetesohet nga perdorimi i antiinflamatoreve steroid oral te mara ne doza te caktuara.
Ju mund te punoni me nje fizioterapist. Trajtimi fizioterapeutik fokusohet ne lehtesimin e dhimbjes, permiresimin e levizjeve te shpines dhe edukimin e nje posture te shendeteshme. Nje fizioterapist mund te hartoje nje program qe te shmang problem te tjera ne te ardhmen.
Ne rast se pacientet vazhdojne te kene simptoma keshillohet injeksion epidural me steroid. Steroidet jane antiinflamatore te fuqishem. Injeksion epidural me steroid behet ne hapesiren perreth rrenjeve te nervave lumbare, ne vendin ku ata ndahen nga medula spinale, e quajtur hapesira epidurale. Disa mjeke injektojne vetem antiinflamatore steroid, disa te tjere kombinojne nje medicament steroid me nje medicament qe ka efekt mpires qe zgjat. Injeksioni epidural behet zakonisht ne rastet kur trajtimet e tjera nuk japin pergjigje. Por gjithsesi injeksionet epidurale nuk kane gjithmone sukses ne lehtesimin e dhimbjes, edhe nqs funksionojne kane efekt te prkohshem.
Pjesa me e madhe e pacienteve me hernie diskale lumbare permiresohen pa nderhyrje kirurgjikale, prandaj zakonisht mjeket i pershkruajne pacienteve te tyre trajtime conservative per te pakten 6 jave para se te konsiderohet kirurgjia. Por kur simptomat nuk permiresohen, ose nqs po perkeqesohen keshillohet kirurgjia.
Nderhyrja kirurgjikale
Nqs simptomat qe ju keni jane me intensitet mesatar dhe nuk ekziston rreziku qe ato te perkeqesihen,nuk rekomandohet nderhyrja kirurgjikale. Gjithsesi nqs shenjat tregojne se ne nervat spinal ushtrohet shtypje atehere konsiderohet kirurgjia,ne disa raste dhe me urgjence. Shenjat qe mjeket kosniderojne per te marre vendimin per kryerjen e nderhyrjes kirurgjikale jane:dobesimi i muskujve te kembes, dhimbje qe nuk lehtesohet dhe problem me zorren e trashe dhe fshikezen e urines.
Trajtimi kirurgjikal per hernien diskale lumbare perfshin:
Laminektomi dhe diskektomi
Lamina formon nje strukture si cati ne pjesen e pasme te kanalit spinal. Ne kete procedure, nje pjese e lamines ne madhesine e thoi te gishtit te madh hiqet (laminektomi) dhe ne kete menyre kirurgu mund te keq me lehtesi diskun e demtuar (diskektomi). Kjo metode perdoret kryesisht kur disku i herniuar ushtron presion mbi nervin duke shkaktuar dhimbje qe perhapet ne kembe.
Mikrodiskektomi
Mikrodiskektomia po shnderrohet ne metoden kirurgjikale standarte per hernien diskale lumbare. Kjo procedure perdoret kur disku i herniuar ushtron presion mbi nje rrenje nervi. Ajo nenkupton heqjen e diskut te demtuar ne menyre te kujdesshme (diskektomi) duke perdorur mikroskop kirurgjikal, keshtu kirurgu be vetem nje incision te vogel ne pjesen fundore te shpines. Kjo nderhyrje kategorizohet si kirurgji minimalisht invasive dhe eshte me pak e mundimshme per pacientin. Mbeshtetesit e kesaj nderhyrje gjithashtu mendojne se ky lloj kirurgjie eshte me i thjeshte per t’u kryer, prandalon prekjen e nervave dhe artikulacioneve vertebrale dhe qe lehteson dhe pershpejton sherimin e pacienteve.
Fuzionimi lumbar posterior
Hernia diskale lumbare shkakton dhimbje mekanike ne pjesen lumbare te kolones. Kirurgjia e fuzionimit perdoret kyresisht per te mos lejuar levizjen e zones se dhimbshme duke bashkuar dy ose me shume vertebra ne nje kocke te vetme solide. Kjo pengon levizjen e kockave dhe nyjeve duke lehtesuar dhimbjen mekanike. Ne fuzionimin lumbar posterior, kirurget vendosin grafte te vogla kocke (pjese) ne zonen e demtuar ne pjesen e pasme te kolones vertebrale. Pjesa me e madhe e kirurgeve perdorin pllaka metalike dhe vida per te ndaluar levizjen e vertebres se demtuar. Kjo e mbron graftin dhe ben qe ai te sherohet me shpejt dhe me mire.
Rehabilitimi
Rehabilitimi jokirurgjikal
Mjeku juaj mund t’ju rekomandoje qe te punoni me nje fizioterapist edhe pse nuk keni nevoje per kirurgji. Pacientet kane séance terapia disa here ne jave per te 4- 6 jave. Ne raste te renda pacientet mund te kene nevoje per terapi per disa jave me shume.
Qellimi paresor i trajtimit eshte kontrolli i simptomave. Terapisti juaj do ju ndihmoje te zbuloni pozicionet dhe levizjet qe ju lehtesojne dhimbjen. Trajtime me nxehtesi, akull, ultratinguj dhe elektrostimulim mund te perdoren ne seancat e para. Traksioni lumbar mund te perdoret ne fillim per lehtesuar simptomat. Gjithashtu terapisti juaj mund te beje terapi me duar si masazh ose manipulim spinal. Keto trajtime perdoren kryesisht per te reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin keshtu qe ju mund te rimerni aktivitetin tuaj te perditshem same shpejt te jete e mundur.
Terapisti do ju tregoje sesi duhet te mbani shpinen tuaj ne pozicion te sigurte gjate aktivitetit te perditshem. Ju do te mesoni posturen e shendeteshme dhe lidhjen e postures me shendetin e shpines tuaj. Do te mesoni rreth mekanikes se trupit, sesi trupi leviz dhe funksionon gjate aktivitetit fizik. Terapistet mesojne mekaniken trupore qe ndihmon ne mbrojtjen e pjeses fundore te shpines nderkohe qe ju krueni aktivitetin tuaj ditor. Kjo nenkupton perdorimin e pozicioneve dhe levizjeve te sigurta ku ngrini pesha, kur qendroni ne kembe dhe kur ecni, dhe kur kryeni pune te ndryshme.
Keto pasohen nga nje seri ushtrimesh fuqizimi te muskujve te barkut dhe te fundshpines. Berja e ketij grupi ushtrimesh ndihmon pacientin te levize me me lehtesi dhe pakeson mundesi per dhimbje dhe problem ne te ardhemen.
Ushtrimet aerobike si ecja dhe noti perdoren per te lehtesuar dhimbjen dhe per te rritur rezistencen.
Terapisti do te punoje ne bashkepunim te ngushte me mjekun dhe punedhenesin tuaj per t’ju ndihmuar qe t’i riktheheni punes sa me shpejt te jete e mundur. Ne fillim mund te jete e nevojshme qe jut e beni pune me te lehta, por do t’i ktheheni aktiviteteve tuaja te mepareshme sapo te jeni ne kushtet fizike per ta bere. Terapisti juaj mund te beje nje raport per problemin tuaj dhe per llojin e aktiviteteve qe mund te kryeni per t’ju ndihmuar qe te punoni ne kushte te sigurta per te mos demtuar perseri shpinen tuaj.
Nje qellim i rendesishem i fizioterapise eshte t’ju ndihmoje te mesoni se sit e kujdeseni per simptomat tuaja dhe te parandaloni problemet ne te ardhemen. Juve do ju jepet nje program ushtrimesh per ne shtepi per te vazhduar permiresimin e fleksibilitetit, postures, rezistences dhe fuqise se muskujve te barkut dhe te fundshpines. Terapisti juaj do ju mesoje gjithashtu strategji qe duhet te ndiqni nqs sipmtomat tuaja rishfaqen.
Pas kirurgjise
Rehabilitimi pas kirurgjise eshte me i komplikuar. Disa paciente dalin nga spitali disa dite pas nderhyrjes. Gjithsesi, disa nderhyrje kerkojne qe pacienti te qendroje ne spital per disa dite. Pacientet qe qendrojne ne spital mund te trajtohen me nje fizioterapist ne dhomen e spitalit pas kohe pas kirurgjise. Seancat e trajtimit e ndihmojne pacientin te mesoje te levize dhe te beje aktivitetet e tij rutine pa ngarkuar me shume shpinen.
Gjate sherimit nga kirurgjia, pacientet duhet e ndjekin udhezimet e kirurgut per mbajtjen e korsese mbeshtetese te mesit. Ata duhet te jene te kujdesshem per mbingarkesen me aktivitet fizik ne javet e para pas nderhyrjes kirurgjikale.
Shume paciente kirurgjikale kane nevoje per terapi fizike jashte spitalit. Ata trajtohen nga nje fizioterapist [er nje deri ne tre muaj ne varesi te llojit te kirurgjise se kryer. Ne fillim terapistet mund te perdorin nxehtesi, akull, elektrostimulin, masazh dhe ultratinguj per te qetesuar dhimbjen dhe spazmen muskulare. Ata jane mbeshtetje per pacientet dhe i ndihmojne ata te perballojne friken dhe ndjesine e dhimbjes. Pastaj ata ju mesojne pacienteve sit e levizin ne menyre te sigurte me sa me pak sforcim te shpines qe po sherohet. Ushtrimet sherbejne per te permiresuar fleksibilitetin, rezistencen dhe fuqine.
Ne momentin qe ju jeni mire, vizitat e rregullta ne kliniken fizioterapeutike do te perfundojne. Terapisti juaj do te jete pike referimi por ju do te jeni pergjejgjes per kryerjen e ushtrime sipas nje programi te caktuar ne shtepi.