Nje udhezues i pacientit per kemben e sheshte ne femije
Kemba e sheshte e njohur gjithashtu si pes planus pershkruan nje gjendje ne te cilen harqet gjatesore ose terthore te kembes jane te rene ose te sheshte. E gjithe shputa e kembes eshte ne kontakt me dyshemene ose siperfaqen e tokes gjate qendrimit ne kembe, ecjes ose gjate aktiviteteve te tjera ku peshohet mbi kembet. Kjo gjendje eshte zakonisht e pranishme qe ne lindje (kongenitale) ne te dyja kembet. Ne rastet qe eshte e prekur vetem nje kembe, problemi percaktohet si pes planus ose kemba e sheshte unilaterale. Kur preken te dyja kembet problemi percaktohet si pes planus ose kemba e sheshte bilaterale.
Ky udhezues do ju nidhmoje te kuptoni
Anatomia
Anatomia e kembes eshte shume komplekse. Kur cdo stukture punon ne grup, kemba funksionon sic duhet. Kur demtohet nje pjese, ajo ndikon cdo pjese tjeter te kembes duke krijuar problem. Ne rastet e deformimit te kembes se sheshte, preken te gjitha kockat ligamentet dhe muskujt. Nje kombinim ikockave te keqpozicionuara japin paraqitjen e kembes se sheshte.
Kockat
Skeleti i kembes fillon me talusin, kocken e kycit qe formon nje pjese te kycit te kembes. Dy kockat e kercirit, kocka e madhe-tibia dhe e vogla-fibula, bashkohen te kyci i kembes per te formuar nje stukture shume te qendrueshme te quajtur si artikulacioni mortis ose tenon.
Dy kockat qe formoje pjesen e pasme te kembes jane talusi dhe kalkaneusi, ose kocka e thembres. Talusi lidhet me kalkaneusin ne artikulacionin subtalar. Kyci i kembes lejon qe kemba te levize lart dhe poshte.
Artikulacioni subtalar lejon kemben te leviz nga njera ane ne tjetren. Individet me kembe te sheshte zakonisht kane levizje te shtuar ne artikulacionin subtalar krahasuar me individet qe nuk kane kete deformim. Fleksibiliteti i shtuar i artikulacionit subtalar rezulton ne shume veorime kompensatore te kembes dhe kycit ne menyre qe kemba te kete pozicionin e duhur gjate qendrimit ne kembe dhe gjate ecjes.
Pas kycit te kembes jane te vendosura pese kocka qe quhen kockat tarsale. Kockat tarsale punojne bashke ne grup. Menyra sesi ato pershtaten me njera tjetren eshte unike. Midis kockave tarsale ka disa kyce. Kur kemba perdhridhe tne nje drejtim nga muskujt e kembes dhe te kercirit, keto kocka kapen me njera tjetren duke formuar nje structure shume te ngurte. Kur ato perdridhen ne drejtimin e kundert, ato shkeputen dhe lejojne kemben te pershatet me cdo siperfaqe qe eshte ne kontakt.
Ligamentet dhe tendinet
Ligamentet jane inde te buta me ane te te cileve kockat kapen me njera-tjetren. Ligamentet jane shume te ngjashem me tendinet. Ndryshimi mides tyre eshte se nepermjet tendineve realizohet kapja e muskujve me kocken. Te duja keto struktura jane te formuara nga fibra te vogla te perbera nga nje material i quajtur kolagjen. Fibrat e kolagjenit lidhen me njera tjetren per te formuar nje sturkture te ngjashme me litarin.
Tendini i madh i Akilit eshte tendini me i rendesishem per ecjen,vrapin dhe kercimin. Ai lidh muskujt e pulpes me kocken e thembres per te bere te mundur ngritjen ne maje te gishtave. Tendini tibial posterior lidh nje nga muskujt me te vegjel te kercirit me pjesen e poshtme te kembes. Ky tendin ndihmon ne mbeshtetjen e harkut te kembes dhe ben qe kemba te kthehet nga brenda. Mosfunksionimi i tendinit tibial posterior eshte nje problem madhor ne rastet me pes planus.
Shume ligament te vogla mbajne te lidhura me njera tjetren kockat e kembes. Pjesa me e madhe e ketyre ligamenteve jane pjese e kapsules artikulare te cdo artikulacioni te kembes. Kapsula artikulare eshte nje mbeshtjellje e tejdukshme qe formohet rreth cdo artikulacioni. Ajo formohet nga ligamentet perreth kycit dhe nga indet e buta midis ligamenteve qe mbushin hapesiren boshe dhe formojne kapsulen.
Kompleksi i ligamentit spring eshte shpesh i perfshire ne deformimin e kembes se sheshte. Ky grup ligamentesh mbeshtet artikulacionin talonavikular. Kompleksi i ligamentit spring bashkepunon me tendinin tibial posterior dhe fascine plantare per te ndihmuar ne stabilizimin e harkut gjatesor te kembes.
Mosfunksionimi i ligamenteve qe mbeshtet kete hark mund te kontribuoje ne deformimin e kembes se sheshte. Demtimi, laksiteti (lireshmeria) ose disfunksione te tjera te ligamenteve dhe tendineve mund te coje ne deformim te kembes dhe/ose te kycit duke rezultuar ne pes planus.
Muskujt
Pjesa me e madhe e levizjeve te kembes shkaktohet nga muskujt e forte dhe tendinet e kercirit qe lidhen ne kembe. Kontraktimi i muskujve te kercirit eshte menyra kryesore per te levizur kemben ne menyre qe te qendrojme ne kembe, te ecim, vrapojme dhe te kercejme.
Ekziston nje numer i madh i muskjsh te vegjel ne kembe. Edhe pse keta munskuj nuk i afrohen muskujve t evegjel ted ores per nga rendesia, ata ndikojne ne menyren si levizin gishtat e kembes. Demtimi i disa prej ketyre muskujve mund te shkaktoje problem.
Pjesa me e madhe e muskujve te kembes jane te organizuar ne shtresa ne shputen e kembes (siperfaqja plantare). Aty ata lidhen me gishtat dhe i levizin ato, nderkohe qe mbushin dhe shputen e kembes.
Shkaqet
Cilat jane shkaqet e ketij problem?
Kemba e sheshte fleksibel konsiston ne nje kembe qe duket e sheshte nderkohe qe qendron ngritur por qe duket sikur ka hark kur kemba nuk eshte mbeshtetur mbi dysheme. Ne disa raste perdoret termi hark i rene, por mjeket preferojne te perdorin nje term me te sakte nga ana mjekesore sic eshte pes planus.
Pjesa me e madhe e foshnjave dhe femijeve te vegjel kane kembe te ngjashme me ate qe qhet kembe e sheshte. Kjo eshte normale. Para se te formohen kockat, nje pjese e mire e kembes dhe kycit jane akoma te perbera nga ind i bute, ind dhjamor dhe kerc. Harku i kembes akoma nuk eshte formuar plotesisht. Kycet jane akoma shume te levizhshme ne momentin qe femija fillon te ngrihet ne kembe. Ky eshte momenti qe deformimi i kembes se sheshte behet i dukshem dhe prinderit mund te shqetesohen se dicka nuk po zhvillohet sic duhet ne kemben e femijes se tyre. Ne pjesen me te madhe te femijeve me rritjen do te zhduket ky deformim. Edhe nese deformimi nuk korrigjohet plotesisht me mosheni ka shume pak te ngjare qe femija te kete probleme ne te ardhmen.
Stersi dhe aktivitetet gjate femijerise se hershme jane ushtrimet e nevojshme per te zhvilluar muskuj tendine, ligament dhe kocka normale ne kembe dhe kycin e kembes. Por ne disa raste, harku nuk formohet dhe kemba mbetet e sheshte dhe gjate moshes se rritur. Kemba e sheshte eshte nje deformim qe ka tendence te jete i trasheguar ne familje.
Ekzistojne shkaqe te shumta te deformimit te kembes se sheshte. Nga ana biomekanike, shume inde te buta duhette lidhen dhe te mbeshtesin njeri tjetrin per te shmangur deformimin e kembes se sheshte. Rotacioni tibial (rrotullimi i kockes se kercirit), vendosja e pjeses se pasme te kembes, dhe pozicioni i kyceve te kembes, pjeses se mesme dhe te pasme te kembes dhe kycit te kembes jane faktore te rendesishem. Nuk ka nje shkak te mirepercaktuar te deformimit te kembes se sheshte.
Ne kemben e sheshte fleksibel, kockat zakonisht jane normale- por ligamentet mbeshtetes jane te lirshem. Kycet jane me shume te levizshem se normalisht. Nderkohe qe indet e buta, artikulacionet e vogla te kembes dhe kyci i kembes mundohen te mbajne nje pozicion normal te kembes, mbi to ushtrohet presion i rritur. Kjo mund te shkaktoje lodhje dhe humbje te fuqise duke cuar ne renie te harkut te kembes. Kjo mund te ndikoje ne vargun e strukturave anatomike ne te gjithe kemben.
Ekzistojne disa skaqe te rralla te kembes se sheshste qe ndikojne kockat. Koalicioni Tarsal konsiston ne nje situatate ky dy ose me shume kocka te kurrizit te kembes ose pjeses se pasme te kembes nuk formohen mevete gjate zhvillimit. Ato mbeten telidhura bashke, duke alteruar ne kete menyre strukturen kockore te kembes dhe duke limituar fleksibilitetin e saj. Ky eshte nje lloj tjeter deformomi i kembes se sheshte qe zakonisht quhet kemba e sheshte spastike. Kjo lloj kembe nuk eshte elastike. Ne fakt, kemba eshte e ngurte si pasoje e lidhjeve jonormale midis kockave te kembes. Kjo situate mund te shkaktoj dhimbje.
Simptomat
Cfare ndjejne pacientet me kete deformim?
Per pjesen me te madhe te femijeve deformimi i kembes se sheshte qe eshte fleksibel nuk shkakton asnje simptome. Ata nuk ankojne dhimbje, enjtje ose shqetesime ne kembe. Femijet me deformimin e kembes se sheshte fleksibel mund te veshin kepuce te ndryshme nga nje person normal por nuk ka asgje per t’u shqetesuar.
Ne raste te moderuara dhe te renda, pacienti mund te ankoje lodhje dhe kembe te lodhura dhe te dhimbshme pasi gjendron gjate gjithe dites ne kembe. Gajte ketyre periudhave ata mund te kufizojne aktivitetet e tyre.
Ne raste me te renda ne vnedet ku ushtrohet presion i shtuar ne pikat ku kockat kane kontakt me siperfaqe te forta, mund te formohen kallo. Humbja e stabilitetit te artikulacioneve mund te alteroje aftesine e kembes per te shperndare peshen gjate qendrimit ne siperfaqe jo te sheshta.
Rrallehere, deformimi i kembes se sheshte mund te perkeqesohet me moshen. Presion i shtuar mbi indet e buta perreth artikulacionit (ligamentet,kapsula,tendinet dhe muskujt) mund te shkaktoje probleme te tjera sic eshte keqpozicionim i kupes se gjurit (pateles) hallux valgus dhe rotacion te gjurit dhe te kellkut.
Ne rastet kur deformimi i kembes se sheshte eshte si rezultat i koalicionit tarsal situata eshte ndryshe. Kemba mund te jete e dhimbshme. Femija mund te ankoje dhimbje te kembes dhe kycit te kembes pas nje perdredhje te vogel dhe dhimbja nuk kalon brenda periudhes normale te sherimit. Simptoma e dhimbje e kombinuar kjo me ulje te levizshmerise dhe deformim te kembes se sheshte duhet te jene sinjalizues per nje problem me serioz te kembes.
Diagnoza
Si e diagnostikojne mjeket kete problem?
Historia e semundjes dhe ekzaminimi objektiv jane mjetet me te rendesishme qe nje mjek perdor per te diagnostikuar kete gjendje. Testet klinike mund te behen per te diferencuar kemben e sheshte rigide nga ajo fleksibel. Ekzaminuesi do te kontrolloje levizshmerine e pjeses se perparme dhe te pasme te kembes dhe te kycit te kembes. Mund te verehet dobesia muskulare dhe/ose kontraktura muskulare. Forma qe kane kepucet e veshura mund ten a jape te dhena te rendeishme mbi kete gjendje.
Mund te kryhen radiografi, CT ose MRI por keto rrallehere jane te nevojshme. Ekzaminuesi mund te jete ne gjendje te shoh dhe te ndjeje nje zone prominente (te ngritur) me ndjeshmeri ne vendin ku eshte e pranishme kocka navikulare aksesore. Radiografia do te tregoje nese ehte kocka navikulare aksesore ose koalicioni tarsal pjese e problemit.
Nje test i thjeshte i quajtur shenjat e kembes se lagur mund te kryhet ne zyren e mjekut ose ne shtepi. Pacienti vendos kemben ne uje dhe pastaj e vendos öbi nje cope leter. Pasi le shenjen, kemba ngrihet nga letra. Dikush me deformimin e kebes se sheshte do te lere nje shenje te plote te kembes pasi shputa e kembes ben kontakt te plote me letren.
Mjeku mund t ekerkoje te ngriheni mbi nje kembe. Ju do te duhet te qendroni mbi nje kembe dhe te ngriheni ne maje te gishtave. Ju do te mund te ngriheni lehtesisht nga toka duke e mbajtur kalkaneusin (kocken e thembres) ne mes me kthim te lehte nga brenda.
Trajtimi
Cilat jane alternativat e trajtimit?
Trajtimi Jokirurgjikal
Asnje trajtim mund te mos jete i nevojshem ne rastet me kembe te sheshte te moderuar sidomos ne ato qe jane fleksibel.shpesh kjo situate vetkorrigjohet gajte kohes qe femija rritet dhe zhvillohet. Femijet e vegjel duhen nxitur qe te ecin me kembet zbathur ne cdo vend qe eshte e sigurte ecja. Kjo do te rrise te dhenat ndjesore qe vijne ne kembe. Ne te njejten kohe,ecja ne siperfaqe te ndryshme ndihmon ne rritjen e forces dhe stabilitetit.
Per femije me te medhenj dhe te rritur nje modifikim i thjeshte i kepuces mund te zvogeloje lodhejn dhe parehatine e kembes. Ne disa raste mjafton te blesh kepuce me mbeshtetje te harkut te kembes. Perpiquni te gjeni kepuce me mbeshtjetje te harkut, mbeshtetese te forte te thembres dhe nje sholle fleksibel. Mbeshtjetja e harkut ndihmon ne uljen e tensionit mbi tendinin tibial posterior. Terheqja e tendinit te akilit ndihmon te mbahet levizshmeri normale e pjeses se pasme te kembes, gje qe ndihmon ne mbajtjen ne pozicion te pjses se mesme te kembes.
Per paciente te tjere, nje shtroje e paraprodhuar mund te beje pune. Qellimi eshte te mbeshtese kemben dhe te parandaloje terheqje te metejshme te tendineve dhe ligamenteve te lirshem. Keto mbeshtetese nuk e rikthejne deformimin structural dhe nuk ndertojne harkun duke u mbajtur veshur per nje kohe te gjate. Keto shtroje ndihmojne thjeshte qe kepuca te pershtatet me mire me kemben dhe te mbeshtese strukturat e kembes. Permiresimi i pozicionimit mund te heqe tensionin nga indet e buta, te pakesoje lodhjen dhe te permiresoje biomekaniken e qendrimit ne kembe dhe te te ecures.
Trajtimi i metejshem nuk do te jete i nevojshem per deformimin e kembes se sheshte fleksibel. Rrallehere nevojitet kirurgjia per kete gjendje. Pacientet me simptoma te renda qe nuk i pergjigjen terapise conservative mund te perfitoje nga vleresime dhe trajtime te metejshme ortopedike. Ne raste te rralla nderhyrja kirurgjikale mund te rekomandohet nderhyrje kirurgjikale per te korrigjuar problemin dhe per te rimodeluar kemben.
Kirurgjia
Per femijet qe kane tendinin e Akilit te shkurter, nje program ushtrimor per terheqjen e tij ose hedhjet ne seri mund te reduktojnepresionin mbi kocken e talusit dhe te lehtesojne dhimbjen ne menyre domethenese. Ne raste te renda te kembes se sheste mund te jete e nevojshme kirurgjia per te rindertuar harkun e kembes ose per te ngjitur kockat me njera tjetren. Kjo eshte shume e rralle duke qene se trajtimi konservativ zakonisht mjafton.
Femijet me koalicion tarsal ose me kocke navikulare aksesore kerkojne vleresim ortopedik dhe menaxhim. Kirurgjia kryhet per te korrigjuar problemin ne vitet e hershme te adoleshences (para maturimit te skeletit).
Rehabilitimi
Cfare pritet pas trajtimit?
Rehabilitimi Jokirurgjikal
Kemba e sheshte e verejtur ne femije te vegjel qe sapo kane filluar te ecin zgjidhet vete me kalimin e kohes. Veprimi i shtrengimit te gishtave per te mbajtur ekuilibrin dhe per te pasur mbeshtetje gjate zhvillimit te kockave formon harqet.
Per femije me te rritur qe kane akoma kemben e shehste, ushtrimet e terheqjes dhe fuqizimit nuk do te formojne harqet aty ku ata nuk jane te pranishem anatomikisht. Por keto aktivitete mund te ndihmojne per te lehtesuar ndonje dhimbje api parehati qe mund te shkaktohet nga kjo gjendje. E njejta eshte e vertete per cdo shtroje mbeshtetese qe mund te perdoret.
Pas Kirurgjise
Kirurgjia korrigjuese kryhet vetem ne raste te renda, me dhimbje dhe pozicione te papershtatshme te kemben. Kjo eshte shume e rralle. Kirurgjia rikonstruktuese per koalicionin tarsal ose kocken navikulare aksesore kerkon nje periudhe immobilizimi ne allci e ndjekur nga rehabilitimi per te rifituar fuqine e kembes dhe kycit te kembes. Ne disa raste, nevojitet me shume se nje operacion nderkohe qe femija rritet dhe zhvillohet. Qellimi eshte eleminimi i dhimbjes dhe stabiliteti i artikulacionit.