Problemet Patelofemorale

PROBLEMET PATELOFEMORALE

Patela ose kupa e gjurit mund te jete nje burim i dhimbjes se gjurit kur nuk funksionon sic duhet.  Problemet me vendosjen ose mbiperdorimin  e pateles  mund te coje ne konsumim dhe carje te saj. Kjo jep dhimbje, dobesi de enjtje te artikulacionit te gjurit. Probleme te ndryshme mund te prekin patelen dhe thellimin ku ajo rreshket ne artikulacionin e gjurit. Keto probleme prekin personat e te gjitha moshave.

Ky udherrefyes do ju ndihmoje te kuptoni:

  • Si funksionon kupa e gjurit
  • Pse zhvillohen problem te kupes se gjurit
  • Si mund te trajtohen keto probleme

Anatomia

Cfare eshte patela dhe cfare funksioni ka ajo?

Patela (kupa e gjurit) eshte nje kocke e levizeshme ne pjesen e perparme te gjurit. Kjo kocke unike eshte e future ne mes te nje tendini qe lidh muskujt e medhenj te pjeses se perparme te kofshes me kocken e kercirit. Tendini masiv i muskulit kuadriceps bashke me patelen formojne ate qe quhet mekanizmi kuadriceps. Mekanizmi kuadriceps ka ne perberjen e tij dy tendine edhe pse ne e mendojme si nje te vetem; tendini kuadriceps i vendosur siper pateles dhe tendini patelar poshte pateles. Kontraktimi (tkurrja) e muskujve kuadriceps ushtron terheqje mbi tendinet e mekanizmit kuadriceps. Ky veprim ben qe gjuri te drejtohet. Patela vepron sin je rrotull per te rritur forcen e muskujve kuadriceps.

Pjesa e poshtme e pateles eshte e mbuluar me kerc artikular, mbulesa e lemuar dhe e rreshkiteshme e gjendur ne te gjitha siperfaqet e artikulacioneve. Kjo mbulese e ndihmon patelen te leviz ne nje thellim te vecante te formuar nga femuri (kocka e kofshes) . ky thellim quhet thellimi femoral.

Dy muskuj te kofshes kapen te patela dhe ndihmojne ne kontrollimin e pozicionit te saj ne thellimin femoral kur shtrihet kemba. Keta muskuj jane; muskuli vastus medialis obliquus (VMO) dhe vastus lateralis (VL). VMO kalon ne pjesen e brendeshme te kofshes dhe VL kalon ne pjesen e jashtme te saj. Nqs keta dy muskuj nuk levizin njekohesisht, patela mund te terhiqet nga trajektorja.

Shkaqet

Problemet zakonisht vijne si pasoje e konsumimit dhe demtimit te pateles. Kerci nen patelen fillon te degjeneroje, gje qe shpesh referohet si kondromalacia patela. Konsumimi dhe demtimi i pateles mund te shkaktohen nga shume arsye. Degjenerimi mund te jete pjese e procesit te mplakjes, sin je makine qe ben shume kilometra. Artikulacioni patelofemoral  shpesh preket nga osteoartriti, si pjese e osteoartritit te gjurit.

Nje nga shkaqet me te shpeshta te dhimbjes se gjurit eshte nje problem ne menyren si leviz patella ne brendesi te thellimit femoral kur leviz gjuri. Muskuli kuadriceps ndihmon ne kontrollin e pateles ne menyre qe ajo te qendroje ne thellim. Nqs nje pjese e muksulit kuadriceps eshte e dobet per nje arsye cfaredo, mund te ndodh prishje e balances muskulare. Kur ndodh kjo, terheqja e muskulit kuadriceps mund te beje qe patela te terhiqet me shume nga nje ane. Kjo si pasoje ushtron presion me te larte ne ate ane te kercit artikular, gje qe con ne demtim te muskulit artikular.

Dicka e ngjashme mund te ndodh dhe ne rast se muskujt kuadriceps nuk levizin njekohesisht. Grupi i muskujve kuadriceps perbehet nga kater muskuj. Sic u permend me siper muskuli vastus medialis obliquus eshte njeri prej tyre. VMO eshte pjesa e muskulit ne pjesen e brendeshme te perparme te kofshes. Muskuli vastus lateralis kalon ne pjesen e jashtme te kofshes. Personat me problem patelofemorale shpesh kane probleme ne levizjen e njekoheshme te ketyre dy muskujve. VL tkurret i pari, para VMO. Kjo ka tendence ta terheq patelen ne drejtim te anes se jashtme te gjurit. Kjo shkakton presion jonormal ne siperfaqen artikulare te pateles.

Nje lloj tjeter imbalance mund te ndodh si pasoje e ndryshimeve ne formen e kockave te gjurit. keto ndryshime, ose variacione anatomike jane te lindura. Disa njerez lindin me nje kend me te madh ne vendin ku femuri dhe tibia (kocka e kercirit) bashkohen ne artikulacionin e gjurit. Ky kend zakonisht eshte me i madh ne femra se ne meshkuj. Patela normalisht ze vend ne qender te ketij kendi ne brendesi te thellimit femoral. Kur muskujt kuadriceps tkurren, kendi ne gju shtrihet duke e shtryre patelen drejt pjeses se jashtme te gjurit. Kjo ushtron me shume presion ne njeren ane sesa ne tjetren duke cuar ne demtim te kercit artikular nen patele.

Si perfundim, variacionet anatomike ne kockat e gjurit mund te ndodhin ne menyre te tille qe njera ane e thellimit femoral  te jete me e vogel se normalisht. Kjo ben qe thellimi te jete shume i ceket, zakonisht ne pjesen e jashtme te gjurit. Ne personat qe kane nje thellim te ceket patela rreshket anash jashte tij duke shkaktuar dislokacion (zhvendosje) patelare. Kjo nuk shkakton vetem dhimbje por edhe demtim  te kercit artikular nen patele. Nqs ky fenomen ndodh ne menyre te perseritur atehere degjenerimi i artikulacionit patelofemoral ndodh shume shpejt.

Personat qe kane nje patele qe leviz shume larte  jane gjithashtu ne rrezik per dislokacion te pateles. Ne kete situate, te quajtur patella alta, patela eshte e vendosur lart ne femur, aty ku thellimi eshte shume i ceket. Ketu buzet e thellimit femoral jane nje barrier e vogel per te mbajtur ne vend patelen e vendosur lart. Nje tkurrje e forte e muskulit kuadriceps mund te terheqe lehtesisht patelen ne ane jashte thellimi, duke shkaktuar keshtu dislokacion patelar. Patella alta eshte me shpeshte ne vajza sidomos ne ato qe kane laksitet (lirshmeri, leshim) te gjeneralizuar ne artikulacionet e tyre.

Simptomat

Personat qe kane problem patelofemorale , disa here referojne se kane ndjesine sikur patela po rreshket. Kjo mendohet se eshte nje pergjigje reflektore ndaj dhimbjes, dhe jo sepse ka instabilitet ne gju.

Disa te tjere referojne se ndjejne dhimbje ne anet e kupes se gjurit. Keto simptoma mund te jene si pasoje e problemeve ne menyren sesi patela eshte e vendosur ne thellimin femoral. Por dhimbja patelare eshte e pranishme dhe ne rastet kur patela eshte e vendosur ne vendin e duhur.

Problemet patelofemorale jane te pranishme ne rastet kur ka dmetim te kercit artikular poshte pateles. Kjo nuk do te thote se gjuri eshte domosdoshmerisht i dhimbshem. Disa persona nuk shfaqin asnjehere problem. Disa te tjere perjetojne dhimbje te lehta ne gju te paperqendruara ne nje pike te caktuar. Disa here dhimbja ndjehet ne anen e brendshme te pateles edhe pse mund te ndjehet  ne cdo pike perreth ose pas pateles. Personat me probleme patelofemorale  ne menyre tipike kane dhimbje kur zbresin shkallet ose nje te tatepjete. Perkulja e gjurit per nje kohe te gjate  si psh ne makine ose gjate qendrimit ne kinema mund te shkaktoje dhimbje.

Gjate ngjitjes ose zbritjes se shkalleve mund te degjohet nje zhurme ferkuese nga gjuri. Nqs ka nje konsumim dhe demtim te konsiderueshem  ju mund te ndjeni nje kercitje kur perthyeni gjurin. Kjo mund te ndodh kur siperfaqja e pasme  jo e njetrajteshme e pateles ferkohet ne thellimin femoral. Gjuri mund te enjtet kur perdoret shume dhe te ngurtesohet. Kjo zakonisht ndodh kur ne artikulacionin e gjurit grumbullohen likide, te quajtur shpesh uje ne gju. Kjo nuk eshte specifike per problemet e pateles por ndodh kur gjuri inflamohet.

Diagnoza

Historia e semundjes dhe ekzaminimi fizik i gjurit perfshire dhe patelen jane dy faktore shume te rendesishem per vendosjen e diagnozes. Ne viziten e pare te mjeku mund te kerkohet nje radiografi e gjurit per te percaktuar nqs patela eshte e vendosur sic duhet ne thellimin femoral. Disa radiografi me gjurin te perthyer ne kende te ndryshme mund te ndihmoje ne percaktimin e levizjes e pateles ne thellimin femoral. Radiografia mund te tregoje pranine e artritit midis pateles dhe femurit sidomos ne rastet kur problemet jane te pranishme prej disa kohesh.

Ne disa raste vendosja e diagnozes mund te jete e veshtire. Simptomat mund te ngaterrohen me problem te tjera te gjurit sepse shpesh jane te ngjashme. Ne keto raste rekomandohet kryetja e Rezonances Magnetike. Gjate ketij  ekzaminimi perdoren vale magnetike ne vend te rrezeve X per te treguar indet e buta e organizmit. Ne kete menyre perftohen imazhe ne prerje te holla te zones se interesit. Zakonisht ky ekzaminim kryhet per te pare demtimet ne menisqet ose ligamentet e gjurit.zhvillimet e koheve te fundit ne kete fushe lejojne qe te shikohet kerci artikular dhe te percaktohet nese eshte i demtuar. Ky ekzaminim eshte i padhimbshem dhe nuk ka nevoje per injeksione ose lende kontrasti.

Ne raste  te tjera rekomandohet artroskopia per te konfirmuar diagnozen duke percaktuar shkaktarin e ketij problem ne gju. Artroskopia eshte nje operacion qe konsiston ne futjen e nje fibre optike mikroskopike qe ka nje kamere ne artikulacionin e gjurit qe i mundeson kirurgut te ekzaminoje strukturat ne brendesi te gjurit ne vecanti kercin artikular pas pateles.. Ne pjesen me te madhe te rasteve problemet patelofemorale diagnostikohet pa perdorur kirurgjine, dhe artroskopia perdoret zakonisht per te trajtuar problemet e identifikuara me menyra te tjera.

Trajtimi

Trajtimi jokirurgjikal

Trajtimi fillestar i nje problemi patelar  ka per qellim uljen e inflamacionit te gjurit. Pushimi dhe medikamente antiinflamatore si paracetamoli mund te ndihmojne ne uljen e simptomave sidomos kur ato shkaktohen nga mbiperdorimi. Fizioterapia mund te vije ne ndihme ne fazat e hershme te semundjes duke ulur dhimbjen dhe inflamacionin. Terapistet trajtojne dhimbjen dhe enjtjen duke perdorur akull dhe ultratinguj specifike per te permiresuar stabilitetin e gjurit.

Mund te perdoret nje gjunjeze per patelen e cila mund te ndihmoje ne berjen e ushtrimeve dhe aktiviteteve tuaja me me pak dhimbje. Gjunjeza per problemet patelofemorale eshte e perbere prej cope te bute, sir robe ose neoprene. Ju e vendosni nje gju si menge. Pjese te vogla mbeshtetese vendosen ne anet e pateles per ta mbajtur ate ne vend. Terapisti e aplikon dhe e rregullon mbi gju per te vendosur ne vend kupen e gjurit.

Qellimi i vendosjes se gjunjezes eshte qe patela ne qendroje ne pozicionin e duhur ne thellimin femoral. Kjo mendohet se permireson terheqjen e muskulit kuadriceps ne menyre qe patella te qendroje ne thellim. Pacientet refeojne se ndjejne me pak dhimbje dhe permiresim te funksionit me kete menyre trajtimi.

Kur merren nen kontroll dhimbja dhe inflamacioni, terapisti juaj do punoje me ju per te permiresuar fleksibilitetin, fuqine dhe balancen muskulare ne gju.

Kirurgjia

Ne rast se simptomat dhe instabiliteti i gjurit nuk mund te mbahen ne kontroll me trajtimin jokirurgjikal, atehere rekomandohet kirurgjia. Procedura e perdorur per problemet patelofemorale varion. Ne raste te renda kombinimi i nje ose me shume prej procedurave te me poshteme mund te jete i nevojshem.

Metoda artroskopike

Artroskopia ne disa raste mund te perdoret per trajtimin e problemeve patelofemorale te gjurit. Vezhgimi i drejtperdrejte i siperfaqeve te kercit artikular te pateles dhe thellimit femoral eshte menyra me e sakte per te percaktuar konsumimin dhe demtimin e ketyre siperfaqeve. Kirurgu gjithashtu mund te shoh levizjen e pateles ne thellimin femoral dhe te percaktoje nqs ajo leviz normalisht. Nqs ka siperfaqe te demtuara te kercit artikular nen patele duke krijuar nje siperfaqe te ashper, instrumente te vecanta perdoren per te lemuar siperfaqen dhe per te reduktuar dhimbjen. Kjo procedure njihet si rruajtje e pateles.

 

Procedura kercore

Ne raste me artrit patelar te avancuar, kirurget mund te operojne per te riparuar ose rikthyer kercin e demtuar. Lloji i kirurgjise i nevojitur per kercin artikular eshte ne varesi te permasave, llojit dhe vendndodhjes se demtimit. Bashke me trajtimin kirurgjikal per te rregulluar kercin, procedura te tjera mund te kryhen me qellim qe te vendoset ne vend patela ne menyre qe te ushtrohet me pak presion mbi kercin qe po sherohet.

Lirimi lateral

Ne rast se problemet patelare jane shkaktuar nga nje vendosje jo e duhur e pateles, rekomandohet nje procedure e quajtur lirim lateral. Kjo procedure kryhet per te lejuar patelen te kthehet ne nje pozicion me normal dhe te lehtesoje presionin mbi kercin artikular. Ne kete nderhyrje, ligamentet e tendosur ne anen e jashtme te pateles priten, ose lirohen per te bere qe patela te rreshkase me ne qender te thellimit femoral. Keto ligament me pas sherohen me ind cikatricalqe mbush hapesiren e krijuar nga kirurgjia. Ata nuk e terheqin me patelen ne drejtim te anes se jashtme me te njejten force si me perpara. Kjo ndihmon ne balancimin e mekanizmit kuadriceps dhe per te balancuar presioner mbi kercin artikular nen patele.

Procedura e shtrengimit te ligamenteve

Ne disa raste me keqpozicionim te theksuar te pateles, vetem nje lirim lateral mund te mos jete i mjaftueshem. Per problem te dislokacionit te perseritur, kirurgut mund t’i duhet te ripozicionoje mekanizmin kuadriceps. Bashke me lirimin lateral, mund te shtrengohet dhe  tendini ne anen e brendeshme te gjurit (ana mediale).

Ripozicionimi kockor

Nqs keqpozicionimi eshte i rende,  mund te duhet qe lidhja kockore e tendinit patelar te zhvendoset ne nje pike tjeter ne tibia. Kujtojme se tendini patelar lidh patelen me tibian direkt poshte gjurit. Duke zhequr nje pjese te kockes ku tendini patelar lidhet me tibian, kirurgu mund te ndryshoje menyren sesi tendini terheq patelen permes thellimit femoral. Kjo behet kirurgjikalisht duke hequr nje pjese kockore ku tendini patelar lidhet me tibian. Kjo pjese kockore ribashkohet me tibian me afer gjurit.

Zakonisht kocka ribashkohet me tibian me ane te vidave. Kjo procedure e zhvendos patelen ne anen e brendeshme (mediale). Pas sherimit patela duhet te leviz me mire ne qender te thellimit duke e shperndare presionin ne menyre te barabarte mbi kercin artikular nen patele.

Procedura artroskopike per rruajtjen e pateles ose nje lirim lateral i thjeshte zakonisht mund te behen ne kushte ambulatore, qe do te thote se pacienti mund te shkoje ne shtepi ne te njejten dite. Nqs problem juaj kerkon procedure kirurgjikal eme te komplikuar ku kocka duhet te pritet per te beret e mundur zhvendosjen e pikes se lidhjes se tendinit patelar. Ju do te duhet te qendroni  per 1-2 nete ne spital.

Rehabilitimi

Rehabilitimi jokirurgjikal

Pacientet me problem patelofemorale mund te perfitojne nga 4-6 jave trajtimi fizioterapeutik. Qellimi i trajtimit eshte te qetesoje dhimbjen dhe inflamacionin per te korigjuar imbalance muskulare dhe per te permiresuar funksionin e pateles. Terapistet trajtojne dhimbjen dhe enjtjen duke perdorur akull,elektrostimulim dhe ultratinguj.

Imbalance muskulare trajtohet kryesisht me ushtrime terhqjeje dhe fuzizimi. Ushtrime te fleksibilitetit shpesh hartohen per muskujt e kofshes dhe te pulpes. Ushtrimet e udhehequra predoren per te maksimizuar kontrollin dhe fuzine e muskujve kuadriceps.

Ne rast se mjeku juaj rekomandon perdorimin e gjunjezes, fizioterapisti do ju ndihmoje ta gjeni dhe ta perdorni ate. Terapistet gjithashtu dizenjojne shtroje te vecanta per kepucet te quajtura ortotik, per te permiresuar pozicionimin dhe funksionin e pateles.

Pas kirurgjise

Pjesa me e madhe e kirurgeve keshillojne pacientet e tyre te bere fizioterapi pas nderhyrjes per problemet patelofemorale. Pacientet qe i nenshtrohen nderhyrjes se rruajtjes patelare mund te fillojne procesin e rehabilitimit menjehere. Kirurgjite me te komplikuara kane nevoje per pak kohe pas nderhyrjes para se te fillojne tarapine fizike. Rehabilitimi mund te jete me i ngadalte per te lejuar kocken ose kercin te sherohet para se te vendoset shume force mbi gjurin.

Seancat e para te fizioterapise jane programuar per te kontrolluar dhimbjen dhe enjtjen. Terapisti zgjedh ushtrimet qe ndihmojne ne permiresimin e levizjeve te gjurit dhe qe tonifikojne dhe riaktivizojne muskujt kuadriceps. Elektrostimulimi i muskujve duke perdorur elektroda mbi muskujt kuadriceps mund te jete i nevojshem ne fillim qe muskuli te filloje te leviz perseri.

Duke perparuar me programin, ushtrime me sfiduese zgjidhen per te permiresuar fuqine dhe funksionin e gjurit. Qellimi eshte qe te mbahen ne balance indet e buta nepermjet terheqjes se sigurte dhe fuqizimit gradual.

Qellimi i fizioterapistit eshte t’ju ndihmoje te mbani nen kontroll dhimbjen, te siguroheni qe vendosni beten nje sasi te percaktuar dhe te sigurte peshe mbi gjurin ne process sherimi dhe te permriesoni harkun e levizjeve dhe fuqine. Kur te beheni mire seancat e rregullta te fizioterapise do te perfundojne. Terapisti do vazhdoje te jete nje pike referimi , por ju do te beni ushtrimet tuaja si pjese e nje program te vazhdueshem.

Make An Appointment