Udherrefyes i pacientit per
zevendesimin me proteze te kycit te kembes
Kirurgjia per zevendesimin protezik te kycit te kembes e quajtur artroplasti e kyecit te kembes po behet me e shpeshte, pavaresisht se nuk eshte aq e perhapur sa kirurgjia per zevendesimin protezik te artikulacionit koksofemoral apo te gjurit. Gjithsesi kur eshte e nevojshme kjo nderhyrje mund te reduktoje dhimbjen e kycit nga artriti. Zhvillimet e fundit ne dizenjimin e protezes se kycit te kembes dhe ndryshimet ne metoden kirurgjikale kane bere qe protezimi ikycit te kembes te jete nje alternative e preferuar perballe fuzionimit te kycit per trajtimin e artritit te kycit te kembes.
Ky udherrefyes do t’ju informoje mbi:
Anatomia
Si funksionon kyci i kembes?
Kyci i kembes perbehet nga tre kocka; pjesa fundore e tibias (kockes se kecirit), fibula (kocka e vogel e kercirit) dhe talusi, kocka qe futet ne folene e formuar nga tibia dhe fibula. Talusi vendoset ne pjesen e siperme te kalkaneusit (kocka e thembres). Talusi leviz ne nje drejtim kryesisht, ai ka funksionin e nje menteshe qe lejon kemben te leviz lart dhe poshte.
Ligamentet ne ted y anet e kycit mbajne kockat te bashkuara. Shume tendina pershkojne kycin per te levizur kycin e kembes dhe gishtat (ligamentet lidhin kockat me kockat, ndersa tendinet lidhin kockat me muskujt). Tendini i madh i Akilit ne pjesen e pasme te te kycit eshte tendini me i fuqishem i kembes, ai lidh muskujt e pulpes me kocken e thembres duke i dhene kembes fuqine per te ecur, vrapuar dhe per t’u hedhur.
Ne brendesi te artikulacionit kockat jane te mbuluara me nje material te lemuar te quajtur kerci artikular. Kerci artikular eshte nje material qe lejon kockat te levizin butesisht mbi njera-tjetren ne nje artikulacion. Shtresa e kercit ka nje trashesi pothuajse 6mm ne pjesen me te madhe te artikulacioneve qe mbajne peshen e trupit ashtu si artikulacioni koksofemoral, gjuri dhe kyci i kembes. Ai eshte i bute mjaftueshem per te amortizuar shokun dhe i forte mjaftueshem per te jetuar per gjithe jeten nqs nuk eshte i demtuar.
Cilat jane pritshmerite e kirurgut?
Simptomat e osteoartritit te kycit te kembes jane dhimbja dhe levizje e kufizuar. Dhimbja veshtireson ecjen. Levizje te caktuara mund te shkaktojne ndjesine e ngecjes ose te kapjes kur siperfaqet artrozike te kockave levizin mbi njera tjetren. Kyci i kembes mund te enjtet, si fillim ne aktivitet te shtuar te kycit, por me perkeqesimin e problemit kyci mund te qendroje i enjtur gjate gjithe kohes. Perreth artikulacionit mund te formohen osteofite (sqep kockor) qe mund te shkaktojne inflamacion dhe dhimbje. Perfitimi nga zevendesimi protezik i kycit te kembes eshte lehtesimi i simptomave te osteoartritit dhe levizshmeria e kycit.
Pergatitja
Si duhet te pergatitem per nderhyrjen kirurgjikale?
Vendimi per te vazhdohet me nderhyrjen kirurgjikale duhet te merret nga ju (pacienti) dhe kirurgu juaj vetem pasi te jeni te sigurte qe keni kuptuar ate qe eshte e mundur ne lidhje me proceduren.
Pas marrjes se vendimit per kryerjen e nderhyrjes kirurgjikale duhet te behen disa ekzaminime paraprake. Kirurgu ortoped mund te kerkoje nje ekzaminim fizik te plote mjeku i pergjithshem ose i familjes ne menyre qe te sigurohet qe ju jeni ne kushte optimale per kryerjen e nderhyrjes. Gjithashtu mund te jete e nevojshme nje konsulte me fizioterapistin qe do te ndjeke rehabilitimin tuaj pas nderhyrjes kirurgjikale.
Nje nga qellimet e konsultes me fizioterapistin para nderhyrjes eshte marrja e informacionit persa i perket nivelit actual te dhimbjes, aftesise funksionale dhe levizhmerise dhe forces per secilin artikulacion te gjurit. Qellim tjeter eshte qe t’ju pergatise per nderhyrjen ne fjale. Do te filloni te ushtroheni me disa nga ushtrimet qe do te praktikoni menjehere pas nderhyrjes. Gjithashtu do te ushtroheni ne perdorimin e Walkers (ndihmes te ecjes) ose patericave. Pasha qe do te kete kemba gjate ecjes do te varet nga lloji i protezes (e cimentuar ose e pacimetuar) qe do te perdor kirurgu ne kete procedure. Si perfundim do te behet nje perllogaritje e nevojave qe pacienti do te kete ne shtepi pas daljes nga spitali.
Diten e nderhyrjes kirurgjikale ju do te shtroheni ne spital heret ne mengjes. Do t’ju kerkohet te mos hani dhe te mos pini asgje pas mesnatane,naten para nderhyrjes. Ju duhet te planifikoni qe do te qendroni ne spital per disa nete pas nderhyrjes kirurgjikale. Koha e qendrimit ne spital varion nga rasti ne rast. Ju duhet te qendroni derisa gjendja juaj mjekesore te stabilizohet dhe ju do jeni ne gjendje te perdorni paterica ose walker.
Procedura kirurgjikale
Cfare ndodh gjate nderhyrjes kirurgjikale?
Perpara se te pershkruajme proceduren te flasim pak per protezen artikulare.
Proteza artikulare e kycit te kembes
Perbehet nga dy pjese:
Komponenti tibial perbehet nga dy pjese: nje pjese e sheshte metalike e quajut tabaka metali qe bashkohet direct me kocken tibiale dhe nje kupe plastike qe puthitet me pjesen metalike per te formuar nje fole per protezen e kycit te kembes. Komponenti talar eshte i perbere nga metali dhe ze vend ne folene e komponentit tibial.
Kirurgu mund te perdore nje lloj te vecante cementoje me material te forte ngjites per te ngjitur komponentet metalike me kocken. Kjo quhet proteze e cementuar.
Disa kirurge preferojne te vendosin protezen pa e cimentuar, kjo quhet proteze e pacementuar. Siperfaqja e ketyre protezave ka nje mesh me vrima qe lejon kocken te rritet ne drejtim te meshit dhe ne kete menyre ngjit protezen me kocken.
Nderhyrja kirurgjikale
Para fillimit te nderhyrjes kirurgjikale ju do te vendoseni nen anestezi gjenerale ose spinale. Kirurgu fillon nderhyrjen duke bere nje incision (prerje) ne lekure ne pjesen e perparme te kycit te kembes. Pasi hapet lekura, nervat dhe enet e gjakut mbrohen duke i kaluar ne nje ane, ne te njejten menyre veprohet per tendinet. Me pas behet nje incision ne kapsulen artikulare, kirurgu hap artikulacionin per te pergatitur siperfaqet ku do te vendosjet proteza.
Per te bere qe foleja metalike te perputhet, u jepet forme pjeseve fundore te kockave artikulare, fillimisht pergatitet tibia dhe fibula, me pas pergatitet pjesa e siperme e talusit ne menyre qe te mund te inserohet komponenti talar metalik. Si perfundim te gjitha pjeset e ndryshme te protezes artikulare vendosen ne vendet perkatese dhe kyci testohet per te pare nqs pjeset perputhen me njera tjetren ne menyren e duhur.
Per te siguruar qe foleja e kycit te kembes ose komponenti tibial te perputhet plotesisht vendosen dy vida perms tibias dhe fibules direkt mbi protezen artikulare. Vendoset graft kockor midis tibias dhe fibules per te krijuar fusion midis tyre. Kjo nuk lejon asnje levizje midis ketyre dy kockave qe mund te shkaktoje leshimin/lirimin e protezes. Grafti kockor merret nga kocka qe eshte hequr nga kyci gjate procesit e pergatitjes se kockave per vendosjen e protezes.
Kur kirurgu mendon se cdo gje eshte ne vendin e duhur, buzet e kapsules artikualare qepen, gjithshtu dhe lekura. Nje fasho e masive dhe allci vendosen ne pjesen e poshtme te kembes per te mbrojtur artikulacionin e ri derisa te sherohet.
Komplikacionet
Si ne te gjitha nderhyrjet kirurgjikale madhore dhe keto nderhyrje mund te kene komplikacione. Disa nga komplikacionetme te shpeshta qe pasojne nderhyrjen per zevendesimin protezik te artikulacionit te gjurit jane:
Komplikacionet e anestezise
Pjesa me e madhe e nderhyrjeve kirurgjikale kerkojne aplikimin e procedurave anestetike perpara kirurgjise. Nje numer shume i vogel pacientesh kane problem e me anestezine. Keto probleme mund te jene: reaksion ndaj medikamenteve te perdorura, probleme te lidhura me komplikacione te tjera qe mund te japin disa medikamente dhe probleme lidhur me anestezine. Bisedoni me anestezistin tuaj per rreziqet dhe pikat qe ju shqetesojne.
Infeksioni
Infeksioni eshte nje komplikacion tjeter shume serioz qe pason kirurgjine e zevendesimit protezik te kycit te kembes. Probabiliteti per te marre nje infeksion pas kesaj nderhrje eshte afersisht 2-4%. Ky eshte probabilitet disi me i larte per infeksion sesa ne nderhyrjes per zevendesim protezik te artikulacionit te gjurit apo atij koksofemoral. Disa infeksione mund te shfaqen shume heret, dhe para se te dilni nga spitali. Disa te tjere mund te qendrojne te fshehur er muaj ndoshta dhe vite pas nderhyrjes. Infeksioni mund te infektoje protezen duke u perhapur nga vatra te tjera infeksioni. Per kete kirurgu juaj ju kerkon qe me patjeter te merrni antibiotic ne rast te procedurave dentare ose procedurave kirurgjikale ne zorren e trashe ose veziken urinare (fshikezen e urines) per te ulur rrezikun e infektimit te protezes.
Lirimi/leshimi i artikulacionit
Arsyeja kryesore qe con ne deshtim te nderhyrjes per zevendesim artikular protezik eshte lirimi/leshimi i metaleve ose cementos nga kocka. Jane bera shume perparime mbi jetegjatesine e nje proteze artikulare, por megjithate pjesa me e madhe do te leshohen me kalimin e kohes dhe si pasoje do te kerkojne revizionim/rishikim. Fatmiresisht ju mund te prisni sherbim nga nje proteze artikulare per 15-20 vjet, por ne disa raste artikulacioni do te lirohet/leshohet dhe me heret. Nje artikulacionl i lesuhuar eshte problem pasi shkakton dhimbje. Kur dhimbja behet e padurueshme eshte e nevojshme nje nderhyrje e dyte per te zgjidhur kete problem.
Demtimi i nervave
Te gjitha nervat dhe enet e gjakut qe shkojne ne kembe kalojne permes kycit te kembes. Probabiliteti per demtimin e ketyre strukturave te rendesishme eshte i larte perderisa punohet ne zonen ku ato kalojne. Demtimi mund te jete i perkohshem nqs nervi eshte terhequr gjate kohes qe ato mbahen ne nje ane nga retraktoret. Demtimi i perkoheshem si i nervave ashtu edhe te eneve te gjakut edhe pse ndodh rralle eshte i mundur.
Pas nderhyrjes
Cfare ndodh pas nderhyrjes?
Me shume mundesi kyci i kembes do te vendoset ne allci ose ne nje pafte metalike pas nderhyrjes kirurgjikale. Nje tub i holle plastik mund te drenoje gjakun nga artikulacioni. Drenazhi parandalon enjtjen nga gjaku (enjtja e madhe ndonjehere quhet hematoma). Brenda dites se pare tubi i drenazhit do te hiqet.
Kirurgu juaj do te kerkoje qe te kontrolloje kycin tuaj per 5-7 dite. Kapjet/qepjet e lekures do te hiqen per 10-14 dite, edhe pse pjesa me e madhe e tyre do te jene absorbuar nga trupi. Ju mund te keni diskomfort pas nderhyrjes,kirurgu do te pershkruaj medikamente per te kontrolluar dhimbjen.
Per disa dite ju do duhet ta mbani kycin e kembes te ngritur mbi nivelin e zemres per te shmangur enjtjen dhe ngrirjen. Mund ta mbani te ngritur me dis jastek kur flini ose kur rrini ulur.
Rehabilitimi
Pjesa me e madhe e kirurgeve rekomandojne perdorimin e patericave ose walkerit per 10-12 jave pas nderhyrjes kirurgjikale. Gjate kesaj periudhe do te keni nje pafte metalike ose allci dhe nuk lejohet te peshoni mbi kembe kur jeni ne kembe ose kur ecni.
Pas nderhyrjes do te behen dis radiografi per te kontrolluar qe proteza eshte ne vend dhe qe fuzionimi midis fibules dhe tibias eshte duke u formaur. Ne rastin e protezes se pacementuar radiografia pordoret per te pare nqs kocka eshte ngjitur me implantin metalik.
Nje fizioterapist do te drejtoj programin e sherimit tuaj qe zgjat deri ne 3 muaj. Kur te filloni terapine, terapisti do kontrolloje nqs po perdorni patericat ose walker-in ne menyren e duhur dhe qe po peshoni me sasine e duhet te peshes mbi kemben e operuar.
Seancat e par ate fizoterapise do te jene te fokusuara ne kontrollin e dhimbjes dhe te enjtjes te shkaktuar nga kirurgjia.
Mund te perdoret terapia me nxehtesi,gjithashtu terapisti mund te beje masazh te lehte dhe trajtime te tjere me duar per te lehtesuar dhimbjen dhe spazmat muskulare.
Ushtrimet e levizjes perdoren per te maksimizuar mobilitetin e artikulacionit te ri. Ushtrimet e fuqizimit ndihmojne ne permiresimin e stabilitetit te kycit. Si ne cdo kirurgji ju duhet e shmangni aktivitetet e menjehereshme dhe te zgjatura.
Terapistet ne disa raste i trajtojne pacientet e tyre ne nje pishine. Ushtrimi ne pishine ka me pak stress mbi artikulacion dhe ben levizjet me te lehta. Pasi keni perfunduar ushtrimet ne pishine dhe programin ushtrimor atehere ju mund te kaloni ne ushtrime te pavarura.
Ushtrime te tjera do te hartohen per te bere qe kemba dhe kyci te punojne ne menyre te ngjashme me punen qe bejne gjate aktivitetit te perditshem. Terapisti do ju mesoje si te levizni ne menyre te sigurte me sa me pak sforcim te kycit qe po sherohet dhe sit e shmangni problemet ne te ardhmen.
Qellimi i terapise eshte t’ju ndihmoje te kontrolloni dhimbjen,permiresoni nivelin e forces dhe harkun e levizjeve dhe te ecni lehtesisht pa caluar. Ne momentin qe ju jeni mire, vizitat e rregullta ne kliniken fizioterapeutike do te perfundojne. Terapisti juaj do te jete pike referimi por ju do te jeni pergjejgjes per kryerjen e ushtrime sipas nje programi te caktuar ne shtepi.