Udherrefyes i pacientit per zevendesimin me proteze te artikulacionit koksofemoral
Nje artikulacion koksofemoral i dhimbshem si pasoje e osteoartritit mund te ndikoje ne menyre te rendesishme ne cilesine e jetes se pacientit. Zhvillimet e medha ne fushen e zevendesimit protezik te artikulacionit koksofemoral keto 25 vjetet e fundit kane permiresuar dukshem rezultatet e nderhyrjeve kirurgjikale. Nderhyrja kirurgjikale per zevendesimin protezik te artikulacionit koksofemoral e quajtur gjithashtu artroplasti koksofemorale po perhapet gjithmone e me shume me rritjen e moshes se popullates ne te gjithe boten.
Ky udherrefyes do t’ju informoje mbi:
Anatomia
Si funksionon artikulacioni koksofemoral ne kushte normale?
Artikulacioni koksofemoral eshte i formuar nga koka e kockes femorale (topi) dhe acetabulumi (foleja) i cili formon thellim perreth kokes femorale. Ky artikulacion rrethohet nga muskujt gluteale ne pjesen e pasme dhe nga muskujt massive te kofshes ne pjesen e perparme.
Siperfaqja e kokes femorale dhe siperfaqja e brendeshme e acetabulumit (folese) eshte e buluar me kerc artikular. Ky material ka nje trashesi prej 7mm ne artikulacionet e medha. Kerci artikular ka konsistence te forte dhe te lemuar duke lejur ne kete menyre rreshkitjen e siperfaqeve artikulare mbi njera-tjetren pa u demtuar.
Pritshmerite e kirurgut per nderhyrjen ne fjale
Arsyeja kryesore e zevendesimit protezik te nje artikulacioni artrozik eshte frenimi i ferkimit te kockave artikulare me njera-tjetren, gje e cila jep dhimbje. Zevendesimi i artikulacionit te dhimbshem dhe artrozik krijon nje siperfaqe te re per artikulacionin i cili leviz lirshem pa shkaktuar dhimbje. Qellimi eshte te ndihmosh pacientet ti kthehen aktivitetit te tyre te perditshem me me pak dhimbje dhe hark levizje me te madh.
Pergatitja
Si duhet te pergatitem per nderhyrjen kirurgjikale?
Vendimi per te vazhdohet me nderhyrjen kirurgjikale duhet te merret nga ju(pacienti) dhe kirurgu juaj vetem pasi te jeni te sigurte qe keni kuptuar ate qe eshte e mundur ne lidhje me proceduren.
Pas marrjes se vendimit per kryerjen e nderhyrjes kirurgjikale duhet te behen disa ekzaminime paraprake. Kirurgu ortoped mund te kerkoje nje ekzaminim fizik te plote mjeku i pergjithshem ose i familjes ne menyre qe te sigurohet qe ju jeni ne kushte optimale per kryerjen e nderhyrjes. Gjithashtu mund te jete e nevojshme nje konsulte me fizioterapistin qe do te ndjeke rehabilitimin tuaj pas nderhyrjes kirurgjikale.
Nje nga qellimet e konsultes me fizioterapistin para nderhyrjes eshte marrja e informacionit persa i perket nivelit actual te dhimbjes, aftesise funksionale dhe levizhmerise dhe forces per secilin artikulacion koksofemoral. Qellim tjeter eshte qe t’ju pergatise per nderhyrjen ne fjale. Do te filloni te ushtroheni me disa nga ushtrimet qe do te praktikoni menjehere pas nderhyrjes. Gjithashtu do te ushtroheni ne perdorimin e Walkers( ndihmes te ecjes) ose patericave. Pasha qe do te kete kemba gjate ecjes do te varet nga lloji i protezes(e cimentuar ose e pacimetuar) qe do te perdor kirurgu ne kete procedure.
Gjate kesaj procedure do te hapet artikulacioni koksofemoral, gje e cila e ekspozon artikulacionin per dislokacion (zhvendosje) pas nderhyrjes. Per te shmangur kete komplikacion pacienti duhet te ndjeke udhezimet per te shmangur pozicionet e artikulacionit qe cojne ne dislokacion ne menyre stikte per te pakten 6 jave pas nderhyrjes te ndjekur nga fizioterapisti. Disa kirurge lejojne levizjen e lire te artikulacionit j pas 6-12 javesh kur shohin se indet e buta kane fituar aftesine per te parandaluar dislokacionin e artikulacionit.Fizioterapisti do te ndjeke nga afer ecurine tuaj pas daljes nga spitali .
Mund te jete e nevojshme qe jut e dhuroni gjak para nderhyrjes kirurgjikale. Kjo mund te behet 3-5 jave para nderhyrjes ne menyre qe trupi juaj te zevendesoje sasine e humbur te gjakut.. Nqs do te keni nevoje per transfusion gjaku gjate nderhyrjes, do te merrni gjakun tuaj nga te ardhur nga banka e gjakut.
Procedura kirurgjikale
Cfare ndodh gjate nderhyrjes kirurgjikale?
Perpara se te pershkruajme proceduren te flasim pak per protezen artikulare.
Proteza artikulare koksofemorale
Ka dy tipe protezash artikulare:
Proteza e cimentuar vendoset dhe mbahet ne vend nga nje cemento me material ngjites te forte (epoxy cement). Ndersa proteza e pacimentuar mbahet nepermjet nje meshe me vrima ne siperfaqe qe lejon lejon kocken te rritet ne drejtim te meshes duke beret e mundur ngjitjen e protezes pas kockes.
Te dy llojet e protezave kane perdorim te gjere. Ndonjehere perdoret nje kombinim i te dy llojeve; pjesa e kokes se protezes cimentohet dhe foleja eshte e pacimentuar. Percaktimimi i llojit te protezes qe do te perdoret behet nga kirurgu ne varesi te moshes dhe stilit te jeteses se pacientit dhe eksperiences se vet kirurgut.
Proteza perbehet nga dy pjese kryesore. Komponenti acetabular (foleja) qe zevendeson acetabulumin eshte i perbere nga nje guaske metalike te mbuluar nga nje shtrese e brendeshme plastike qe sherben si siperfaqe mbeshtetes. Materiali plastik i perdorur eshte aq i forte dhe i lemuar sa mund te beni patinazh mbi nje siperfaqe te tille pa i shkaktuar demtim te konsiderueshem.
Komponenti femoral (topi/sfera dhe bishti) qezevendoson koken e femurit eshte i perbere nga metal. Ne disa raste bishti metalik ngjitet me nje sfere qeramike.
Nderhyrja kirurgjikale
Kirurgu e fillon procedure duke bere nje incision (prerje) ne pjesen anesore te ijes per te arritur te artikulacioni koksofemoral. Menyra e kryerjes se incizionit varet nga eksperienca e kirurgut.
Kur arrihet ne artikulacion, kirurgu zhvendos koken femorale nga acetabulumi. Me pas koka e femurit hiqet duke e prere me nje sharre elektrike.
Pas kesaj vemendja zhvendoset te acetabulumi (foleja). Kirurgu perdor nje turiele dhe nje instrument te vecante per te zmadhuar vrimat e hapura dhe per te hequr kercin nga pjesa e brendeshme e kercit. Kirurgu i jep folese formen e gjysme sferes ne menyre qe guaska metalike te pershtatet ne menyre perfekte. Pasi i jep forme acetabulumit kirurgu proveon komponentin e ri per te siguruar qe perputhet sic duhet.
Per llojin e protezave te pacimentuara guacka metalike mbahet ne vend nga shtrengimi i perputhshmerise (forca e ferkimit) ose duke perdorur vida. Per llojin e protezave te cimentuara perdoret nje lloj cemento me material te forte ngjites per te mbajtur ne vend komponentin acetabular te kockes.
Per te filluar zevendesimin e femurit perdoren mjete mbushese per ti dhene forme femurit sipas kercellit/bishtit metalik te komponentit femoral. Bishti/kercelli vendoset ne kanalin femoral kur permasat dhe forma jane te kenaqshme.
Ne rastin e protezave te pacimetuara bishti mbahet ne vend nga shtrengimi (ferkimi) i siperfaqes. Ne rastin e protezave te cimentuara kanali femoral zmadhohet pak me shume se bishti femoral dhe cement me material ngjites perdoret per te ngjitur pjesen metalike me kocken.
Pas kesaj inserohet sfera metalike qe zevendeson koken femorale.
Kur kirurgu mendon se cdo gje eshte sic duhet, incizioni mbyllet me qepje. Qepja i behet cdo shtrese indore deri ne lekure. Per te mbyllur lekuren mund te perdoren qepje ose kapese metalike. Plaga operatore fashohet dhe ju dilni ne dhomen e zgjimit.
Komplikacionet
Si ne te gjitha nderhyrjet kirurgjikale madhore dhe keto nderhyrje mund te kene komplikacione. Disa nga komplikacionetme te shpeshta qe pasojne nderhyrjen per zevendesimin protezik te artikulacionit koksofemoral jane:
Komplikacionet e anestezise
Pjesa me e madhe e nderhyrjeve kirurgjikale kerkojne aplikimin e procedurave anestetike perpara kirurgjise. Nje numer shume i vogel pacientesh kane problem e me anestezine. Keto probleme mund te jene: reaksion ndaj medikamenteve te perdorura, probleme te lidhura me komplikacione te tjera qe mund te japin disa medikamente dhe probleme lidhur me anestezine. Bisedoni me anestezistin tuaj per rreziqet dhe pikat qe ju shqetesojne.
Tromboflebiti (mpiksja e gjakut)
Tromboflebiti i quajtur gjithashtu dhe tromboze e venave te thella mund te ndodh pas cdo operacioni,por ka probabilitet me te madh per te ndodhur pas nderhyrjeve ne artikulacionin koksofemoral, pelvis (legen) dhe gju. Trobmoza e venave te thella ndodh kur gjaku ne venat e medha te kembes formon pllaka gjaku te mpiksura. Kjo mund te beje qe kemba te enjtet te kete nxehtesi dhe te jete e ndjeshme ndaj prekjes. Nqs pllakat e gjakut te mpiksur copetohen,copezat mund te shkojne ne mushkeri,te vendosen ne kapilaret atje dhe te bllokojne kalimin dhe furnizimin me gjak te asaj pjese te mushkerise. Kjo quhet emboli pulmonare. Pjesa me e madhe e kirurgeve kujdesen ne menyre rigoroze per parandalimin e trombozes se venave te thella ka shume menura per te ulur rrezikun e trombozes se venave te thella, por menyra me e efekteshme ne pjesen me te madhe te rasteve eshte mobilizimi (levizja) e pacientit sa me shpejte te jete e mundur. Dy masa te tjera parandaluese jane:
Corape elastika qe ushtrojne shtypje per te bere qe gjaku ne kembe te vazhdoje levizjen
Medikamente qe hollojne gjakun dhe parandalojne mpiksjen e gjakut
Infeksioni
Infeksioni eshte nje komplikacion tjeter shume serioz qe pason kirurgjine e zevendesimit protezik te artikulacionit koksofemoral. Probabiliteti per te marre nje infeksion pas kesaj nderhrje eshte afersisht 1%. Disa infeksione mund te shfaqen shume heret, dhe para se te dilni nga spitali. Disa te tjere mund te qendrojne te fshehur er muaj ndoshta dhe vite pas nderhyrjes. Infeksioni mund te infektoje protezen duke u perhapur nga vatra te tjera infeksioni. Per kete kirurgu juaj ju kerkon qe me patjeter te merrni antibiotic ne rast te procedurave dentare ose procedurave kirurgjikale ne zorren e trashe ose veziken urinare(fshikezen e urines) per te ulur rrezikun e infektimit te protezes.
Dislokacioni
Ashtu si dhe artikulacioni normal dhe artikulacioni protezik mund t dislokohet nqs koka del nga foleja acetabulare. Kjo ka rrezik me te madhe te ndodhi menjehere pas nderyrjes kirurgjikale, para se indet perreth artikulacionit te ri te sherohen, por gjithsesi ne cdo rast rreziku eshte i pranishem. Fizioterapisti juaj do ju shpjegoje ne menyre te detajuar se cilat jane levizjet dhe pozicionet qe ju duhet te shmangni per te evituar dislokacionin e artikulacinit. Nje artikualcion qe dislokohet me shume se nje here duhet konsideruar per nje nderhyrje te dyte per ta bere me stable.
Lirimi/leshimi i artikulacionit
Arsyeja kryesore qe con ne deshtim te nderhyrjes per zevendesim artikular protezik eshte lirimi/leshimi i metaleve ose cementos nga kocka. Jane bera shume perparime mbi jetegjatesine e nje proteze artikulare, por megjithate pjesa me e madhe do te leshohen me kalimin e kohes dhe si pasoje do te kerkojne revizionim/rishikim. Fatmiresisht ju mund te prisni sherbim nga nje proteze artikulare per 20-25 vjet, por ne disa raste artikulacioni do te lirohet/leshohet dhe me heret. Nje artikulacion koksofemoral i lesuhuar eshte problem pasi shkakton dhimbje. Kur dhimbja behet e padurueshme eshte e nevojshme nje nderhyrje e dyte per te zgjidhur kete problem.
Pas nderhyrjes
Cfare ndodh pas nderhyrjes?
Pas nderhyrjes pjesa e artikulacionit koksofemoral do te fashohet me nje material te bute per ta mbrojtur. Corape ose cizme specifike i vishen pacientit per te parandaluar formimin e pllakezave te gjakut te mpiksur. Nje jastek ne forme trekendeshi mund te vendoset midis kembeve tuaja per te mos lejuar rrotullimin nga brenda ose kryqezimin e kembeve.
Nqs gjate kirurgjise u aplikua anestezi gjenerale (e pergjitheshme) nje infermiere ose nje therapist do ju ndihmoje me nje sere ushtrimesh per frymemarrjen. Do te perdoret nje spirometer stimulus per permiresimin e frymemarrjes dhe per te shmangur probleme te mushkerive si pneumonia.
Trajtimi fizioterapeutik eshte i programuar 1-3 here ne dite gjate kohes se qendrimit ne spital. Séance e pare e trajtimit eshte e programuar heret pas zgjimit nga kirurgjia. Terapisti do t’ju ndihmoje te levizni nga shtrati i shpitali te uleni ne karrike. Diten e dyte mund te ecni distance me te medha me ndihmen e patericave ose walker-it. Pjesa me e madhe e pacienteve mund te peshojne mbi kembe kur jane ne kembe ose ulur. Gjithsesi, nqs kirurgu zgjedh te perdore proteza te pacimentuara pasha qe vendoset mbi kembe gjate qendrimit ulur ose ne kembe duhet te jete e kufizuar.
Fizioterapisti do ndihmoje me ushtrimet per fuqizimin e muskujve te vitheve dhe te kofshes. Levizjet e gjurit dhe te kycit te kembes sherbejne per te ulur enjtjen e kembes dhe per te parandaluar formimin e pllakezave te gjakut.
Pacientet mund te shkojne ne shtepi pas 4-7 ditesh ne spital. Kjo behet e mundur pasi pacienti te tregoje qe eshte i afte te cohet nga krevati dhe te shtrihet, te ece disa metra me paterica ose walker,te ngjise dhe te zbres shkallet dhe gjithmone te kete ne vemendje kufizimet e levizjes dhe pozicioneve te artikulacionit koksofemoral. Pacientet qe kane nevoje per kujdes te metejshem mund te dergohen ne nje repart tjeter spitalor derisa te jene ne gjendje te shkojne ne shtepi.
Pjesa me e madhe e kirurgeve ortoped rekomandojne kontrolle rutine sipas nje kalendari te percaktuar pas zevendesimit protezik te artikulacionit koksofemoral. Shpeshtesia e vizitave te kontrollit varion nga 6 muaj ne 5 vjet ne varesi te situates dhe rekomandive te kirurgut.
Pacientet qe kane proteze koksofemorale do te kene episode dhimbje ndonjehere, por nqs kjo dhimbje do te persistoje per me shume se disa jave duhet te bere konsulte me kirurgun. Gjate ekzaminimit, kirurgu ortoped do te perpiqet te shpjegoje shkakun e dhimbjes. Mund te kerkohet radiografia e artikulacionit per tu krahasuar me ato te meperpareshmet per te pare nqs ka shenja te leshimit/lirimit te artikulacionit.
Rehabilitimi
Cfare pritet gjate periudhes se sherimit?
Pas daljes nga spitali, ju mund te keni séance trajtimi fizioterapeutik ne shtepi nga 1 here deri ne 6 here ne jave. Kjo eshte per te siguruar qe ju jeni mire ne dhe perreth shtepise dhe kur hipni dhe zbrisni nga makina. Terapisti juaj do te perseris me ju programin ushtrimor, do vazhdoj te punoje me kufizimet e artikulacionit koksofemoral dhe t’ju rekomandoj gjithcka qe duhet per sigurine tuaj.
Udhezimet per sigurine tuaj konsistojne ne perdorimin e ndenjeseve te ngritura komode, stola me vrime ne mes per ne tualet, dhe ngritjen e siperfaqes se karrikeve dhe kolltuqeve. Kjo parandalon perkuljen e madhe te artikulacionit koksofemoral kur ju uleni. Sugjerime te tjera jane perdorimi i ndricimit strategjik,dhe heqjen e rrugicave dhe telave elektrike nga dyshemeja.
Duhet te perdorni walker dhe paterica sipas udhezimeve. Nqs keni nje proteze te cimentuar mund te perparoni ne peshen qe vendosni mbi kemben e semure kur rrini ulur ose kur ecni sa te mos keni shqetesime. Nqs keni proteze te pacimentuar kirurgu juaj mund te kerkoje nga ju vendosjen vetem te gishtave te kembes se operuar per te pakten 6 jave pas nderhyrjes. Pjesa me e madhe e pacienteve per 3-4 jave perparojne drejt perdorimit te nje bastuni per mbeshtetje.
Kapjet/qepjet do te hiqen dy jave pas nderhyrjes . pacientet zakonisht jane ne gjendje te te ngasin makinen per tre jave dhe te ecin pa mbeshtetje per 6 jave. Pas aprovimit te kirurgut, pacientet jane ne gjendje te rinisn aktivitetin seksual pas 1-2 muajsh pas nderhyrjes.
Pas rreth tre javesh kur pacienti te jete ne gjendje te dale nga shtepiafizioterapia ne shtepi perfundon .
Nevoja per fizioterapi perfundon kur plotesohet kujdesi ne shtepi. Por per pacientet qe kane problem me ecjen edhe pas perdundimit te kujdesit ne shtepi jane te nevojshme dhe disa séance fizioterapie ne klinike. Terapisti juaj mund te perdore nxehtesi, akull ose elektrostimulim per te ulur enjtjen ose dhimbjen.
Terapistet ne disa raste i trajtojne pacientet e tyre ne nje pishine. Ushtrimi ne pishine ka me pak stress mbi artikulacion dhe ben levizjet me te lehta. Pasi keni perfunduar ushtrimet ne pishine dhe programin ushtrimor atehere ju mund te kaloni ne ushtrime te pavarura.
Kur eshte e sigurte vendosja e peshes se plote ne te gjithe kemben, keshillohen lloje te ndryshme ushtimesh per te balancuar, stabilizuar dhe kontrolluar artikulacionin koksofemoral.
Si perfundim nje grup i zgjedhur ushtrimesh mund te perdoren per te stimuluar aktivitetet e perditeshme si psh. Ngjitja dhe zbritja e shkalleve,ecja ne terren te ndryshueshem. Grup tjeter ushtrimesh mund te perdoren per te stimuluar kerkesat per punen ose aktivitete te tjera.
Shume paciente kane me pak dhimbje dhe levizshmeri me te mire pas nderhyrjes per zevendesimin protezik te artikulacionit koksofemoral. Terapisti do te punoj me ju qe ta mbaje artikulacionin te shendetshem per sa me gjate te jete e mundur. Kjo mund te kerkoje qe te rregulloni aktivitetin tuaj fizik ne menyre te tille qe te mos ushtrohet shume stres mbi artikulacionin e ri. Sporte te renda qe kerkojne te vraposh,te hidhesh, ndalesha dhe starte te menjehereshme nuk duhet te praktikohen. Pacientet te cilet punojne duke kryer aktivitete te tilla si ngritje peshash, zvaritje dhe ngjitje duhet te konsiderojne mundesine per nje pune tjeter.
Qellimi i terapise fizike eshte t’ju ndihmoje te te maksimizoni forcen, te levizni normalisht dhe te permiresoje aftesine tuaj per te kryer aktivitetin e perditshem. Ne momentin qe ju jeni mire, vizitat e rregullta ne kliniken fizioterapeutike do te perfundojne. Terapisti juaj do te jete pike referimi por ju do te jeni pergjejgjes per kryerjen e ushtrime sipas nje programi te caktuar ne shtepi.