SKOLIOZA
Skolioza eshte nje deformim anesor i shtylles kurrizore qe ndodh me shpesh gjate periudhes se shperthimit te rritjes vetem pak para pubertetit. Ndonese skolioza mund te shkaktohet nga gjendje te tilla si paraliza cerebrale dhe distrofia muskulare, shkaku i shkoliozes ne pjesen me te madhe te rasteve eshte i panjohur.
Ne pjesen me te madhe te rasteve skolioza eshte e bute/e lehte, por disa femije zhvillohen deformimet e shtylles kurrizore qe perkeqesohen me rritjen. Skolioza severe (e rende) mund te jete invalidizuese. Nje hark i theksuar i shtylles kurrizore mund te zvogeloje hapesiren e brendeshme te kraharori, duke veshtiresuar funksionin normal te mushkerive.
Femijet qe kane skolioze te bute/te lehte mbahen nen vezhgim te vazhdueshem, zakonisht nepermjete radiografive, per te pare nqs harku i shtylles kurrizore eshte perkeqesuar. Ne shume raste nuk eshte i nevojshem asnje lloj trajtimi. Disa femije duhet te mbajne korse per te penguar perkeqesimin e harkut te shtylles kurrizore. Ne disa te tjere mund te jete i nevojshme nderhyrja kirurgjikale per te mos lejuar perkeqesimin dhe per te korrigjuar rastet e renda te skoliozes.
Simptomat
Shenjat dhe simptomat e skoliozes perfshijne:
Neqofte se harku i skoliozes perkeqesohet, edhe shtylla kurrizore do te rrotullohet ose perdridhet, pervec harkimit ane me ane. Kjo ben qe brinjet ne nje ane te trupit te jene me larg se ne anen tjeter. Skolioza e rende mund te shkaktoje dhimbje shpine dhe veshtiresi ne frymemarrje.
Shkaqet
Mjeket nuk e dine se cfare e shkakton tipin me te shpeshte te skoliozes - edhe pse kjo mund te lidhet me faktore gjenetike, sepse crregullimi ka tendencen te shfaqet ne pjestare te te njejtes familje. Tipat e skoliozes me pak te zakonshem mund te shkatohen nga:
Nderlikimet
Ndonese pjesa me e madhe e njerezve kane nje forme te bute/te lehte te skoliozes, ky deformim ne disa raste mund te nderlikohet me:
Ekzaminimi dhe Diagnoza
Mjeku ne fillim do te marre nje histori mjekesore te hollesihme te semundjes dhe mund te pyese mbi rritjen e trupit kohet e fundit. Gjate ekzaminimit fizik, mjeku mund t'i kerkoje femijes te qendroje drejte dhe te perkulet perpara me krahe te varur, per te pare nese nje ane e kafazit te kraharorit eshte me e dale se tjetra.
Mjeku gjithashtu mund te kryej nje ekzaminim neurologjik per te kontrolluar:
Ekzaminimet imazherike
Nje radiografi e thjeshte mund te konfirmoje diagnozen e skoliozes dhe te percaktoje graden e harkut te shtylles kurrizore. Neqofte se mjeku dyshon per dicka si tumori qe te jete shkaku i skoliozes, ai mund te rekomandoje ekzaminime te tjera shtese si:
Ndonese ka udhezues per harkun e bute, te moderuar dhe te rende, vendimi per te filluar trajtimin merret ne varesi te individit. Faktoret qe duhen konsideruar jane:
Kirurgjia
Skolioza e rende/severe ne menyre tipike perkeqesohet me kalimin e kohes, keshtu qe mjeku mund te rekomandoje kirurgjine e skoliozes per te reduktuar graden e harkut te shtylles kurrizore dhe per te parandaluar perkeqesimin e tij. Lloji me i shpeshte i kirurgjise se skoliozes quhet Fuzioni Spinal.
Ne fuzion spinal, kirurget lidhin bashke dy ose me shume kocka te shtylles kurrizore (vertebra), keshtu qe ato nuk mund te levizin ne menyre te pavarur. Pjese kockore ose te nje materiali te ngjashem me kocken vendosen midis vertebrave. Shufra metalike, fiksator, vida ose tela bejne te mundur mbajtjen drejte dhe pa levizur te asaj pjese te shtylles kurrizore nderkohe qe kockat e vjetra dhe pjeset e reja kockore ngjiten me njera tjetren.
Kirurgjia zakonisht shtyhet per ne kohen kur kockat e femijes kane mbaruar rritjen. Ne rast se skolioza perparon shpejt ne nje moshe te vogel, kirurget mund te instalojne/vendosin nje shufer te ciles mund t'i rregullohet gjatesia duke ndjekur rritjen e femijes. Kjo shufer qe mund te zgjatet kapet ne fillim dhe ne fund te pjeses se harkuar te shtylles kurrizore, dhe zgjatet zakonisht cdo gjashte muaj.
Nderlikimet e kirurgjise spinale perfshijne hemoragjine, infeksionin, dhimbjen dhe demtimin e nervave. Rralle kockat nuk arrijne te sherohen dhe lind nevoja e nje kirurgjie tjeter.