Stenoza Spinale Lumbare

STENOZA SPINALE LUMBARE

 

Stenoze do te thote ngushtim nga brenda. Stenoza spinale eshte nje gjendje ne te cilen nervat ne kanalin spinal ngushtohen ose shtypen. Kanali spinal eshte nje tub i zbrazet i formuar nga kockat e shtylles kurrizore. Cdo faktor qe con ne ngushtimin e ketij tubi shkakton shtypje te nervave ne brendesi te tij. Si pasoje e demtimeve dhe konsumimit te shtylles kurrizore per nje kohe te gjate, indet perreth kanalit spinal ne disa raste shtypin nervat. Kjo shpjegon pse stenoza spinale lumbare (ngushtim ne fundshpine) eshte nje faktor qe shpesh shkakton problem me mesin ne te rritur mbi 55 vjec.

 

Ky udherrefyes sherben per te kuptuar:

  • Si zhvillohet problem
  • Si e diagnostikojne mjeket kete situate
  • Cilat jane alternativat e mundeshme te trajtimit
 

Anatomia

Cilat pjese te kolones vertebrale preken?

Kolona vertebrale humane (shtylla e kurrizit) eshte e perbere nga 24 vertebra (unaza). Vertebrat jane te vendosura mbi njera tjetren duke formuar keshtu kolonen vertebrale, e cila i jep trupit formen e tij. Ajo eshte mbeshtjetja kryesore e trupit ne pozicion ne kembe.  Pjesa e pasme e kolones vertebrale formon nje unaze kockore kur vertebrat vendosen mbi njera tjetren,unazat kockore formojne nje tub te zbrazet i cili quhet kanali spinal. Ai rrethon korden spinale (palce e kurrizit) qe kalon permes kolones vertebrale. Ashtu si kafka mbron trurin dhe kockat e shtylles kurrizore mbrojne palcen e kurrizit e cila arrin deri te vertebra e dyte lumbare. Nen kete nivel, kanali spinal rrethon nje tufe nervash qe shkojne drejt gjymtyreve te poshtme dhe organeve pelvike. Termi latin per kete tufe nervash eshte cauda equine qe do te thote bishti i kalit.

Disqet intervertebrale ndajne vertebrat nga njera-tjetra. Disqet jane te perbera prej indi lidhor qe eshte nje material qe mban qelizat e trupit bashke. Indi lidhor eshte i ndertuar kryesisht prej fibra kolagjeni te cilat amortizojne tensionin dhe presionin. Ai e mbrone shtyllen kurrizore nga terheqja e perheshme e gravitetit. Ai gjithashtu mbron shtyllen kurrizore gjate aktiviteteve te renda qe ushtrojne force te madhe mbi te si psh. Hedhja, vrapimi dhe ngritja e peshave.

Disku eshte i perbere prej dy pjesesh; qendra, e quajtur nukleus qe eshte spongioze (si sfungjer) dhe  i jep diskut aftesine per te absorbuar shokun. Nukleusi mbahet ne vend nga annulus-i, nje unaze ligamentoze e forte qe e rrethon. Ligamentet jane inde lidhor qe lidhin kockat me njera tjetren.

 

Shkaqet

Ne kolonen lumbare kanali spinal ka hapesire mese te mjaftueshme per nervat spinal. Kanali ka nje diameter prej 17-18 milimetrash. Stenoza spinale ndodh ne rastet kur diametri i kanalit arrin 12 mm ose me pak. Kur permasat jane nen 10 mm atehere shfaqen simptoma te rend ate stenozes spinale.

Ka shume arsye pse zhvillohen simptomat e stenozes spinale. Arsyet qe hasen me shpesh jane:

  • Stenoza kongenitale (ngushtim i kanalit spinal i lindur)
  • Degjenerim spinal
  • Instabilitet spinal
  • Hernie diskale
 

Stenoza kongenitale

Disa njerez lindin me nje kanal spinal qe eshte me i ngushte sesa normalisht. Ata mund te mos ndjejne gje vitet e par ate jetes. Por gjithsesi prania e nje kanali spinal te ngushte i ekspozon ata ndaj rrezikut te stenozes spinale. Nje demtim sado i vogel i shpines mund te ushtroje shtypje mbi palcen kurrizore. Personave qe lindin me kanal spinal te ngushte, iu shfaqen problem ne vitet e vonshme te jetes, sepse si rezultat i plakjes kanali ka tendence te ngushtohet akoma me shume.

 

Degjenerimi spinal

Degjenerimi eshte shkaku me i shpeshte i stenozes spinale. Konsumimi dhe demtimi i shtylles kurrizore nga mosha dhe nga stress fizik i  vazhdueshem mbi te mund te shkaktoje probleme ne kolonen lumbare (fundshpine). Disqet intervertebrale mund te fillojne te prishen, dhe hapesira midis dy vertebrave zvogelohet. Mund te formohen gjemba kockore qe ngjiten ne kanalin spinal dhe reduktojne hapesiren e nervave spinal. Ligamentet qe lidhin vertebrat mund te trashen dhe te ushtrojne presion ne kanalin spinal. Te gjitha keto mund te cojne ne ngushtim te kanalit spinal.

 

Insabiliteti spinal

Instabiliteti spinal mund te shkaktoje stenoze spinale. Me instabilitet spinal kuptohet fakti qe vertebrat spinale levizin me shume sec duhet. Instabiliteti ne kolonen lumbare mund te zhvillohet nqs ligamentet mbeshtetese jane terhequr ose demtuar nga nje traume e rende i shpines. Personat me semundje te indit lidhor mund te kene instabilitet spinal. Pavaresisht shkakut, levizja mbi normen e kockave te shtylles kurrizore mund te coje ne stenoze spinale.

 

Hernia diskale

Stenoza spinale mund te ndodh kur nje disk intervrtebral i fundshpines hernion (cahet). Normalisht disqet qe absorbojne shokun jane ne gjendje te perballojne forcen terheqese te tokes dhe tendosjen gjate aktivitetit te perditshem. Gjithsesi, nese presioni i ushtruar mbi disk eshte shume i madh si psh ne rastet e rrezimit ne pozicion ulur, berthama e brendeshme  e diskut mund te cahet dhe te dale jashte anulusit te diskut. Ky process njihet si hernie diskale. Nqs diskut intervertebrak hernion drejt mbrapa, ai mund te shtyp nervat ne kanalin spinal duke dhene simptomat e stenozes spinale.

 

Simptomat

Stenoza spinale zhvillohet gradualisht ne nje periudhe te gjate kohore. Kjo sepse shkaku kryesor i stenozes spinale eshte degjenerimi spinal ne vitet e vonshme te jetes. Nje demtim apo nje hernie diskale mund te bejne qe simptomat te zhvillohen shpejt brenda nje periudhe te shkurter kohore.

Pacientet me stenoze spinale jo gjithmone ndjejne dhimbje shpine. Ata kane dhimbje dhe dobesi kryesisht ne gjymtyret e poshtme, zakonisht ne ted y gjyn=mtyret njekohesisht. Disa paciente thone se ndjejne sikur po i keputen kembet nga trupi kur i referohen ketyre simptomave.

Simptomat jane kryesisht shfaqje te prekjes se ndjeshmerise ne ekstremitetet e poshtme. Shtypja e nervit nga stenoza mund te jape ndjesine e shpimit me gjilpera ne lekuren mbi trajektoren ku kalon nervi. Pergjigja reflektore ngadalesohet. Disa paciente referojne se kane ndjesine e krampeve ose ngurtesimit ne muskujt e kembes, disa te tjere referojne se kane ndjesine e rrjedhjes se ujit neper kemben e tyre.

Simptomat ndryshojne ne varesi te pozicionit te fundshpines. Fleksioni (perkulja perpara) e zgjeron kanalin spinal dhe zakonisht lehteson simptomat. Kjo eshte arsyeja pse personat me stenoze spinale kane tendence te ulen ose te flene te kerrusur per te lehtesuar dhimbjen. Aktivitetet e tilla si ecja, qendrimi ne kembe kerkojne qe trupi te qendoje drejt ose dhe te perkulet lehtesisht mbrapa. Ky pozicion i fundshpines ngushton kanalin spinal akom ame shume duke perkeqesuar simptomat.

 

Diagnoza

Si diagnostikohet ky problem?

Diagnostikimi fillon me marrjen e histories se semundjes dhe nje ekzaminim fizik te hollesishem. Mjeku mbledh informacion mbi simptomat tuaja dhe per faktin se si ky problem ka ndikuar ne jeten tuaj te perditeshme. Pyetje do te jene rreth  dhimbjes, dhe nqs ndjeni dobesim ose mpirje ne kembe, rreth aktiviteteve dhe pozicioneve qe i perkeqesojne ose i lehtesojne simptomat , nqs ecja ose pozicioni drejt ne kembe i perkeqesojne simptoma dhe nqs ato permiresohen ne pozicionin ulur.

Me pas mjeku ju ekzaminon per te percaktuar cila levije e shpines shkakton dhimbje ose simptoma te tjera. Gjithashtu testohet ndjeshmeria e lekures, fuqia e muskujve dhe reflekset.

Radiografia mund te tregoje nqs problem eshte pasoje e ndryshimit te kockave te shtylles kurrizore. Imazhet mund te tregojne nese degjenerimi spinal ka bere qe hapesira midis vertebrave te ngushtohet. Ne radiografi gjithashtu duken nese ka gjemba kockore qe jane ngjitur ne kanalin spinal

Ne rast se nevojitet informacion me i hollesishem mjeku mund te kerkoje MRI –rezaonance magnetike. MRI eshte nje teknike imazherike qe perdor valet magnetike ne vend te rrezeve X per te treguar indet e buta te trupit. Ajo jep nje imazh te qarte te kanalit spinal dhe tregon nqs jane shtypur nervat ne brendesi te tij. Kjo teknike bene te mundur imazhin ne prerje te holla te indeve  te regjionit te interest. Ky ekzaminim nuk kerkon perdorimin e lendeve te konrastit.

Per diagnoze mund te kerkohet Tomografia e kompjuterizuar (CT scan) e cial eshte nje radiografi e detajuar qe lejon mjeket te ekzaminojne prerje te holla indit kockor te trupit. Imazhi mund te tregoje nqs  gjembat kockor jane ngjitur ne kolonen spinale duke zvogeluar hapesiren e nervave.

Mjeket mund te kerkojne kryerjen e testeve elektrike te nervave te gjymtyreve te poshtme per te percaktuar saktesisht cili nerv spinal eshte shtypur. Teste te ndryshme mund te kryhen per ta para shkallen e funksionimit te nervave, duke perfshire EMG-ne,elektromiografine. Nepermjet ketij testi matet koha qe i duhet nje muskuli te punoje pasi eshte derguar impulse nervor. Transmetimi i sinjalit do te marr me shume kohe nqs nervi spinal eshte shtypur.

Nje test tjeter eshte testi i potencialit somatosensor te evokuar qe perdoret per te matur ndjeshmerine e nervave. Keto impulse sensore udhetojne pergjate nervit duke informuar trupin per ndjesite si dhimbja, temperature,dhe prekja. Funksioni i nervit rregjistrohet nga nje elektrode e vendosur mbi lekure mbi siperfaqen ku kalon nervi.

Degjenerimi spinal nuk eshte faktori i vetem qe shkakton stenoze spinale. Mjeket kerkojne analiza gjaku per te percaktuar nese simptomat shkaktohen nga semundje te tjera si artriti apo infeksioni.

 

Trajtimi

Trajtimi jokirurgjikal

Pjesa me e madhe e mjekeve e fillojne trajtimin ne menyre konservative, pervec rasteve kur pacienti ka shqetesime te konsiderueshme ose kur po perkeqesohet ne menyre te shpejt.

Ne fillim, mjeku mund te kerkoje imobilizimin e pjeses fundore te shpines. Mbajta pa levizur e fundshpines per nje kohe te shkurter mund te qetesoje inflamacionin dhe dhimbjen. Kjo mund te behet duke ndenjur ne regjim shtrati per nje ose dy dite. Pacientet mund te verejne se shtrirja ne pozicion kruspull ose shtrire mbi shpine me gjunjte te mbledhur dhe te mbeshtetur diku u lehteson simptomat. Keto pozicione e perkulin shpinen perpara gje qe zgjeron kanalin spinal dhe lehteson simptomat.

Nje korse mbeshtetese per mesin perdoret per pacientet me stenoze spinale. Korseja mund te ule presionin e ushtruar mbi  disk dhe te parandaloje levizje te tepruara te shpines. Pacientet keshillohen qe gradualisht te ulin kohen e perdorimit te korsese. Ne te kundert muskujt e trungut duke u mbeshtetur te korseja fillojne te atrofizohen. Disa mjeke iu pershktuajne pacienteve te tyre korse rigide qe e mbajne shtyllen kurrizore ne nje pozicion lehtesisht te perkulur perpara duke zgjeruar keshtu kanalin spinal. Zakonisht pacientet keshillohen te mbajne korse per 1-2 jave.

Mjeket pershkruajne lloje te caktuara medikamentesh per pacientet me stenoze spinale. Ne fillim, pershkruhen medikamente antiinflamator si psh aspirina ose ibuprofen. Keto medikamente mund te shkaktojne efekte anesore ne veshka dhe traktin gastrointestinal. Duke qene se kjo semundje shfaqet ne moshat e vjetra, mjeket bejne nje monitorim te kujdesshem per te parandaluar komplikacionet.

 Opiatet si kodeina dhe morfina nuk keshillohen te perdoren per pacientet me stenoze spinale sepse jane mendikamente qe krijojne adiksion (varesi) kur perdoren per shume kohe ose mbi dozen e keshilluar. Relaksuesit  muskulare mund te perdoren nqs muskujt e fundshpines jane te spazmuar.

Simptomat e stenozes spinale mund te bejne qe pacienti te kete ndryshime humori. Per kete mjeket mund te pershkruajne medikamente anti-depresive te quajtur triciklike. Tricikliket ndihmojne ne mbajtjen e nje humori te qendrueshem, madje disa triciklike permiresojne gjumin duke ndihmuar ne sintezen e nje hormoni te quajtur serotonine. Keto mediakamente gjithashtu mund te qetesojne dhimbjen e shpines duke ndikuar ne menbranat e nervave qe japin dhimbjen.

Ne rast se pacientet vazhdojne te kene simptoma keshillohet injeksion epidural me steroid. Steroidet jane antiinflamatore te fuqishem. Injeksion epidural me steroid behet ne hapesiren perreth rrenjeve te nervave lumbare, ne vendin ku ata ndahen nga medula spinale, e quajtur hapesira epidurale. Ky injeksion me steroid mendohet se ul inflamacionin perreth nervave, disqeve, dhe siperfaqeve artikulare. Kjo redukton enjtjen dhe i jep me teper hapesire nervave ne brendesi te kanalit spinal.

Ju mund te punoni me nje fizioterapist. Trajtimi fizioterapeutik fokusohet ne lehtesimin e dhimbjes, permiresimin e levizjeve te shpines dhe edukimin e nje posture te shendeteshme. Terapisti juaj mund t’ju keshilloje te perdorni traksionin qe eshte nje trajtim i perhapur i stenozes spinale. Ne kete menyre terhiqet fundshpina me kujdes duke eleminuar presionin e ushtruar mbi nervat spinale. Terapisti juaj mund te keshilloje gjithshtu ushtrime aerobike per fuqizimin e muskujve. Keto ushtrime konsistojne ne permiresimin e forces dhe kontrollit te muskuje te shpines dhe atyre abdominal (te barkut). Ushtrimet aerobike perdoren per te permiresuar shendetin e zemres dhe mushkerive dhe per te rritur rezistencen e muskujve te shpines. Ushtimi i bicikletes se palevizeshme eshte nje trajtim aerobic shume i mire qe lehteson simptomat duke e mbajtur shpinen lehtesisht te perkulur perpara. Nje fizioterapist mund te hartoje nje program qe te shmang problem te tjera ne te ardhmen.

 

Kirurgjia

Nqs simptomat tuaja jane me intensitet te moderuar dhe nuk ka rrezik per perkeqesim atehere kirurgjia zakonisht nuk rekomandohet. Kur ka shenja qe presioni mbi nervat spinal po vjen duke u rritur eshte e nevojshme kirurgjia, ne disa raste dhe ne menyre urgjente. Shenjat te cilat bejne qe mjeket te marrin kete vendim jane: dobesi e muskujve te kembes, dhimbje qe nuk lehtesohet, dhe problem me zorren e trashe ose fshikezen urinare.

Shtypja mbi nervat qe inervojne zorren e trashe fshikezen e urines mund te shkaktojne humbjen e kontrollit te sfinkterave te tyre. Ky eshte rast emergjence. Nqs shtypja nuk lirohet menjehere mund te shkaktohet paralize e perhershme e zorres se trashed he fshikezes se urines. Mjeket rekomandojne kirurgji urgjente per te liruar nervat  nga shtypja.

Procedura kirurgjikale kryesore ne trajtimin e stenozes spinale eshte laminektomia lumbare. Ne disa paciente eshte e nevojshme kryerja e kirurgjise se fuzionimit (shkrirjes) menjehere pas laminektomise nqa ka instabilitet spinal.

 

Laminektomia

Lamina eshte shtresa mbuluese e unazes kockore te kolones vertebrale. Ajo formon nje sturkture si cati ne pjesen e pasme te kanalit spinal. Kur nervat ne kanalin spinal jante te shtypur nga nje hernie diskale apo gjemba kockore, nje laminektomi lumbare heq te gjite laminen per te liruar nervat spinal. Ky eshte lloji kryesor i kirurgjise i perdorur ne stenozen spinale lumbare.

 

Fuzionimi lumbar posterior

Fuzionimi lumbar posterior mund te kryhet pas laminektomise.  Procedura e fuzionimit rekomandohet kur nje sefment spinal eshte jostabel. Kirurgjia e fuzionimit realizohet duke bashkuar dy ose me shume vertebra ne nje kocke te vetme solide. Kjo pengon levizjen e kockave dhe nyjeve. Ne fuzionimin lumbar posterior, kirurget vendosin grafte te vogla kocke (pjese) ne zonen e demtuar ne pjesen e pasme te kolones vertebrale. Pjesa me e madhe e kirurgeve perdorin pllaka metalike dhe vida per te ndaluar levizjen e vertebres se demtuar. Kjo e mbron graftin dhe ben qe ai te sherohet me shpejt dhe me mire.

 

Rehabilitimi

Rehabilitimi  jokirurgjikal

Mjeku juaj mund t’ju rekomandoje qe te punoni me  nje fizioterapist edhe pse nuk keni nevoje per kirurgji. Pacientet kane séance terapia disa here ne jave per te 1-2 muaj. Ne raste te renda pacientet mund te kene nevoje per terapi  per disa jave me shume.

Terapisti juaj harton nje program qe t’ju ndihmoje te rifitoni levizjet e shpines, fuqine, rezistencen dhe funksionin. Trajtimet per stenozen spinale lumbare perfshijne shpesh traksionin lumbar. Fillimisht mund te perdoret trajtimi me duar si masazhimi dhe nje forme e specializuar e mobilizimt te indeve te buta. Keto trajtime perdoren per t’ju ndihmuar te filloni levizjen me me pak dhimbje dhe me lehtesi me te madhe. Terapistet i udhezojne pacientet gjithashtu te kryejne nje grup ushtrimesh te hartuara per te zgjeruar kanalin spinal dhe per te liruar nervat spinal.

Keto pasohen nga nje seri ushtrimesh fuqizimi te muskujve te barkut dhe te fundshpines. Terapisti gjithashtu mund te vleresoje vendin tuaj te punes ose menyren si e perdorni trupin gjate kryerjes se aktiviteteve tuaja dhe sugjeron ndryshime per te shmangur probleme ne te ardhmen.

 

Pas kirurgjise

Pas kirurgjise, kirurget kerkojne qe pacientet e tyre te punojne me nje fizioterapist. Pacientet qe i jane nenshtruar nderhyrjes se fuzionimit duhet te presin per 2-3 muaj para se te fillojne programin e rehabilitimit. Ata duhet te ndjekin séance fizioterapie per 6-8 jave. Per sherimin e plote duhen gati 6 muaj.

Gjate terapise pas kirurgjise terapistet mund te perdorin nxehtesi, akull, elektrostimulin, masazh dhe ultratinguj per te qetesuar dhimbjen dhe spazmen muskulare. Ata jane mbeshtetje per pacientet dhe i ndihmojne ata te perballojne friken dhe ndjesine e dhimbjes. Pastaj ata ju mesojne pacienteve s ite levizin ne menyre te sigurte me sa me pak sforcim te shpines qe po sherohet.

Me kalimin e kohes gjate procesit te rehabilitimit pacientet bejne ushtrime me sfiduese. Qellimi eshte permiresimi i fuqise dhe funksionit. Pas perfundimit te seancave te trajtimit fizioterapeutik, terapistet ndihmojne pacientet te rifillojne aktivitetet qe ata duan. Pacienet mund te kene nevoje per udhezime per aktivitetet qe jane te sigurta per ta dhe se si mund te ndryshojne menyren si kryejne aktivitete te caktuara.

Ne momentin qe ju jeni mire, vizitat e rregullta ne kliniken fizioterapeutike do te perfundojne. Terapisti juaj do te jete pike referimi por ju do te jeni pergjejgjes per kryerjen e ushtrime sipas nje programi te caktuar ne shtepi.

Make An Appointment