Udherrefyes i pacientit per Impingement Syndrome
(sindroma e konfliktit/ tendinitis i manshetes rotatore)
Shpatulla eshte nje makineri shume komplekse. Dizenjo e saj fin i jep artikulacionit te shpatulles nje hark te gjere levizjeje, por jo shume stabilitet. Per sa kohe qe te gjitha pjeser perberese jane ne gjendje te mire pune, shpatulla mund te levize lirshem dhe pa dhimbje.
Shume njerez i referohen cdo lloj dhimbje te shpatulles si bursit. Termi bursit do te thote vetem qe nje pjese perberese e shpatulles e quajtur bursa, eshte inflamuar. Tendinitis ndodh atehere kur inflamohet nje tendin. Ky mund te jete nje shkaktar tjeter i dhimbjes se shpatulles. Shume faktore te ndryshem mund te japin inflamacion te burses dhe te tendineve. Sindroma e Konfliktit (Impingement Syndrome) eshte njera prej tyre. Sindroma e Konfliktit ndodh atehere kur tendinet e manshetes rotator ferkohen ne catine e shpatulles, ne akromion.
Ky udherrrefyes do t’ju ndihmoje te kuptoni:
Anatomia
Shpatulla eshte e perbere prej tre kockash: scapula (kocka e madhe e sheshte e shpatulles), humerus (kocka e krahut), dhe klavikula. Mansheta rotatore lidh humerusin me skapulen. Mansheta rotatore formohet prej kater muskujsh: muskuli supraspinat, infraspinat, teres minor dhe subskapular. Tendinet lidhin muskujt me kockat. Muskujt levizin kockat duke terhequr tendinet. Mansheta rotatore ndihmon ne ngritjen dhe rrotullimin e krahut.
Kur ngrihet krahu, mansheta rotatore mban humerusin fort ne folene e shkapules, glenoid. Pjesa e siperme e skapules qe formon catine e shpatulles quhet akromion. Bursa ze vend midis akromionit dhe tendineve te manshetes rotatore. Bursa eshte nje qese e lubrifikuar indore qe ul forcat e ferkimit midis dy pjeseve qe levizin. Bursat ndodhen ne te gjithe truoin ne vendet ku indet ferkohen me njeri tjetrin. Ne kete rast, bursa mbron akromionin dhe mansheten rotatore nga ferkimi i ashper me njeri-tjetrin.
Shkaqet
Pse kam probleme me konfliktin e shpatulles?
Zakonisht ka hapesire te mjaftueshme midis akromionit dhe manshetes rotatore, ne menyre te tille qe tendinet rreshkasin lehtesisht nen akromion kur ngrihet krahu. Por sa here qe ngrini krahun, ka pak ferkim ose pickim mbi tendinet dhe bursen. Veprimi i ferkimit ose pickimit quhet konflikt.
Konflikti ndodh ne nje shkalle te caktuar ne shpatullen e cdokujt. Aktivitetet e perditeshme qe kerkojne perdorimin e krahut mbi nivelin e shpatulles shkakton pak konflikt. Zakonisht kjo nuk jep dhimbje te zgjatur. Por puna e vazhdueshme me krahet e ngritur lart, aktivitet te vazhdueshem te hedhjes se sendeve, ose aktivitete te tjera te perseritura te shpatulles mund te bejne qe konflikti te behet problematic. Konflikti kthehet ne nje problem kur shkakton irritim ose demtim te tendineve te manshetes rotatore.
Ngritja e krahut ben qe humerusi te ushtroje force mbi buzen e akromionit. Kur mbiperdoret kjo shkaton irritim dhe enjtje te burses. Nqs ndonje faktor tjeter redukton hapesiren midis akromionit dhe tendineve te manshetes rotatore, konflikti mund t eperkeqesohet.
Gjembat kockore (sqepat kockore) mund te reduktojne hapesiren qe i duhet burses dhe tendineve per te levizur nen akromion. Gjembat kockore jane pika kockore te cilat formohen si pasoje konsumimit te artikulacionit midis skapules dhe klavikules te quajtur artikulacioni akromioklavikular. Ky artikulacion ze vend direkt nen bursen dhe tendinet e manshetes rotatore.
Ne disa persona, hapesira eshte shume e vogel sepse akromioni ka permasa jo normale. Ne keta persona akromioni perkulet shume perpara duke reduktuar hapesiren midis tij dhe manshetes rotatore.
Simptomat
Sindroma e Konfliktit shkakton dhimbje te gjeneralizuar te shpatulles ne fazat e hershme te saj. Gjithashtu jep dhimbje kur ngrihet krahu lart anash ose perpara. Pjesa me e madhe e pacienteve ankohen se dhimbja ua bent e veshtire te flene, vecanerisht kur kthehen ne anen e shpatulles se prekur.
Nje shenje e rendesishme e Sindromes se Konfliktit eshte dhimbja e mprehte qe ndjen pacienti kur mundohet te vendos doren ne xhepin e pasem te pantallonave. Me perkeqesimin e situates, shqetesimet shtohen. Artikulacioni mund te behet me i ngurte. Disa here kur pacienti ul krahun ka nje ndjesi bllokimi. Dobesia dhe paaftesia per te ngritur krahun mund te jete referuese per faktin qe tendinet e manshetes rotatore jane rupturuar.
Diagnoza
Cfare ekzaminimesh do te kerkoje mjeku juaj?
Diagnoza e bursitit ose tendinitit te shkaktuar nga konflikti zakonisht vendoset duke u bazuar ne historine e semundjes dhe ne ekzaminimin fizik. Mjeku juaj do t’ju beje pyetje te hollesishme mbi aktivitetet tuaja dhe punen qe ju beni, sepse konflikti shume shpesh eshte i lidhur me ngritjen e duarve lart ne menyre te perseritur.
Mjeku mund te kerkoje radiografi per te pare per ndonje jonormalitet te akromionit ose gjemba kockore perreth artikulacionin akromioklavikular. Imazhe me ane te Rezonances Magnetike RM mund te kerkohet nqs mjeku dyshon per carje te tendineve te manshetes rotatore. Rezonanca magnetike eshte nje ekzaminim qe perdor valet magnetike per te krijuar imazhe qe tregojne indet e shpatulles ne prerje te holla. Nepermjet kesaj teknike ekzaminohen si tendinet ashtu dhe kockat. RM eshte e padhimbshme dhe qe nuk kerkon kryrjen e asnje injeksioni.
Artrograma gjithashtu mund te perdoret per te pare rupturat e manshetes rotatore. Kjo eshte nje teknike me e vjeter sesa RM, por gjithsesi eshte shume e perhapur aktualisht. Per kryerjen e ketij ekzaminimi duhet injektuar lende kontrasti ne artikulacionin e shpatulles dhe pastah beheb radiografi ne seri. Nqs lenda e konrastit pikon nga artikulacioni i shpatulles, kjo sugjeron per nje carje ne tendinet e manshetes rotatore.
Ne disa raste, eshte i paqarte fakti nese dhimbja vjen nga shpatulla apo nje nerv i shtyput ne qafe. Nje injeksion i nje anestetiku lokal (si psh lidokaina) ne burse mund te konfirmoje nqs dhimbja vjen nga shpatulla apo jo. Nqs dhimbja zhduket menjehere pas injektimit te anestetikut, atehere bursa eshte burimi me i mundshem i dhimbjes. Dhimbja nga nje nerv i shtypur ne qafe me shume mundesi nuk do te largohej pas injeksionit ne shpatulle.
Trajtimi
Trajtimi jokirurgjikal
Pjesa me e madhe e mjekeve e fillojne trajtimin ne menyre conservative. Ne fillim, pershkruhen medikamente antiinflamator si psh aspirina ose ibuprofen. Mbjatja pa levizur e artikulacionit te dhimbshem dhe vendosja e akullit mbi te mund te lehtesoje dhimbjen dhe inflamacionin. Ne rast se dhimbja nuk kalon atehere nje injeksion kortizoni ne artikulacion mund te permiresoje situaten. Kortizoni eshte nje medikament i forte qe ul dhimbjen dhe inflamacionin. Efektet e kortizonit jane te perkoheshme, por ai mund te jap qetesim te dhimbjes per disa muaj.
Mjeku juaj mund t’ju pershkruaj gjithashtu séance fizioterapie. Terapisti juaj do te perdore trajtime te ndryshme per te qetesuar inflamacionin duke perfshire ketu nxehtesine dhe akullin. Terapistet perdorin tarjtime me duar dhe stretching (terheqje) per te ndihmuar shpatullen ne rifitimin e harkut te saj te levizjes. Permiresimi i fuqise dhe koordinimit te manshetes rotatore dhe muskujve te skapules ben qe humerusi te levize ne fole pa shtypur tendinet ose bursen nen akromion. Ju mund te keni nevoje per trajtim fizioterapeutik per 4-6 jave para se te rifitoni harkun e levizjesd se shpatulles suaj.
Kirurgjia
Nqs problemet tuaja persistojne pas trajtimit konservativ (jokirurgjikal) mjeku juaj mund te rekomandoje nderhyrje kirurgjikale.
Dekompresioni subakromial
Qellimi i kirurgjise eshte te zmadhije hapesiren midis akromionit dhe tendineve te manshetes rotatore. Heqja e presionit nga indet nen akromion quhet dekompresim subakromial. Ne fillim kirurgu duhet te heqe cdo gjembi kockor nen akromion qe ferkohet me tendinet e manshetes rotatore dje burses. Gjithashtu kirurgu zakonisht heq nje pjese te vogel te akromionit per t’u dhene tendineve akoma me shume hapesire. Ne pacientet te celet e kane te perkulur perpara akromionin, duhet hequr nje pjese me e madhe kockore. Prerja kirurgjikale dhe dhenia e nje forme te re te akromionit quhet akromioplastike. Kjo i shton kirurgut nje hap tjeter per te eleminuar shtypjen (dekomprimim) te indeve midis humerusit dhe akromionit.
Artroplastika rezekuese
Konflikti mund te mos jete problem i vetem i nje shpatulle te moshuar dhe te konsumuar. Shume shpesh haste dhe degjenerimi si pasoje e artritit ne artikulacionin akromioklavikular. Nqs ekziston nje arsye qe te con te besosh se artikulacioni eshte me artrit, pjesa fundore e klavikules mund te hiqet gjate kirurgjise per konfliktin. Kjo procedure quhet artroplastika rezekuese. Kjo procedure perfshin heqjen e te pakten 2,5 cm te klavikules, me pas indi cikatrical mbushhapesiren midis klavikules dhe akromionit duke formuar nje artikulacion te rreme. Qellimi eshte eleminimi i dhimbjes i shkaktuar nga ferkimi kocke mbi kocke. Indi cikatrical krijon nje lidhje stable fhe fleksibel midis klavikules dhe skapules.
Procedura artroskopike
Ne disa raste kirurgjia e konfliktit mund te realizohet me nje artroskop. Artroslopo eshte nje instrument qe ka nje kamer te lidhur me nje monitor qe inserohet ne artikulacion nepermjet nje incizioni (prerje) te vogel. Kjo i lejon kirurgut te shikoje ne monitor siperfaqen ku do punoje. Nepermjet incizioneve te tjera te vogla kirurgu mund te inserojeinstumete te tjere te vecante per te prere kocken. Nqs nderhyrja kryhet me artroskopi, ne te njejten dite ju mund te shkoni ne shtepi.
Kirurgjia e hapur
Ne raste te tjera nje kirurgji e hapur behet per te mundesuar heqjen e kockes. Zakonisht nje incizon rreth 7-8 cm behet ne pjesen e siperme te shpatulles. Kirurgu heq cdo gjemb kockor dhe nje pjese te akromionit. Ai lemon anet e ashpra te kockes. Nqs eshte e nevojshme, kirurgu do te kryeje artroskopi rezekuese te artikulacionit akromioklavikular. Nqs i nenshtroheni kirurgjise se hapur, juve mund t’ju duhet te qendroni nje nate ne spital.
Rehabilitimi
Rehabilitimi jokirurgjikal
Ju mund te keni nevoje per te ndjekur nje program rehabilitimi edhe ne rast se nuk keni nevoje per nderhyrje kirurgjikale. Mjeku juaj mund t’ju rekomandoje qe te punoni me nje fizioterapist i cili mund te hartoje nje program te individualizuar per te forcuar dhe terhequr shpatullen dhe mansheten rotatore.
Eshte e rendesishme te ruhet fuqia e muskujve te manshetes rotatore. Keta muskuj ndihmojne ne kontrollin e stabilitetit te artikulacionit te shpatulles. Fuqizimi i ketyre muskujve mund te reduktoje konfliktin e akromionit mbi tendinet e manshetes rotatore dhe mbi burse. Terapisti mund te vleresoje gjithashtu vendin e punes tuaj apo menyren ne te cilen ju perdorni trupin tuaj per te kryer aktivitetet e perditeshme dhe t’ju sugjeroje ndryshime per te shmangur probleme te metejshme.
Pas kirurgjise
Rehabilitimi i shpatulles pas kirurgjise mund te jete nje proces i ngadalte. Ju do duhet te kryeni séance fizioterapeutike per disa jave, dhe sherimi i plote do te doje disa muaj. Eshte shume e rendesishme te levizesh shpatullen sa me shpejt te jete e mundur. Gjithsesi, kjo duhet te jete e balancuar me nevojen per te mbrojtur muskujt dhe indet e tjere qe jane ne proces sherimi.
Kirurgu juaj ju ka kerkuar te mbani nje mbajtese per te mbeshtetur dhe mbrojtur shpatullen per disa dite pas nderhyrjes. Per te kontrolluar dhimbjen dhe enjtjen ditet e para te seancave fizioterapeutike mund te perdoret akull dhe elektrostimulim. Terapisti gjithashtu mund te perdore masazhe ose trajtime te tjera me dore per te lehtesuar dhimbjen dhe spazmen e muskujve.
Pas nje nderhyrje te thjeshte artroskopike terapia perparon ne menyre te shpejte. Trajtimi fillon me ushtrime per harkun e levizjeve dhe gradualisht kalon ne ushtrime active terheqjeje dhe fuqizimi te muskujve. Duhet te keni kujdes vetem te mos beni me shume ushtrime sec duhet ne nje kohe me te shkurter.
Pas kirurgjise se hapur te shpatulles ku priten muskujt, rehabilitimi perparon ne menyre te ngadalte. Terapistet presin deri ne dy jave para se te fillojne ushtrimet per harkun e levizjes. Gjate fazes se ushtrimeve pasive artikulacioni i shpatulles levizet por muskujt mbeten te relaksuar. Terapisti leviz shpatullen ne menyre te kujdeshme dhe gradualisht terheq krahun. Juve mund t’ju mesohet si te beni ushtrimet pasive ne shtepi.
Terapia active fillon 4-6 jave pas kirurgjise. Fuqia e muskujve perdoret per ushtrimet aktive per harkun e levizjes. Ju mund te filloni me ushtrime te lehta izometrike per fuqizimin e muskujve. Keto ushtime vene ne pune muskujt pa sforcuar indet qe jane ne proces sherimi.
Pas gati 6 javesh nga kirurgjia ju do te filloni te beni ushtrime aktive per fuqizim. Ushtrimet fokusohen ne permiresimin e fuqise dhe dhe kontrillit te muskujve te manshetes rotatore dhe muskujt perreth skapules. Terapisti do ju ndihmoje te stervisni keta muskuj te mbajne koken humerale ne folene e tij. Kjo bene qe shpatulla juaj te levize lehtesisht ne te gjithe aktivitetet qe ju kryeni.
Disa nga keto ushtrime qe do te beni jane hartual me qellim qe shpatulla juaj te punoje ne menyre te ngjashme me aktivitetet tuaja te perditeshme dhe ato sportive. Terapisti do ju ndihmoje te gjeni menyra te kryeni aktivitetet tuaja pa ushtruar shume stres mbi shpatullen tuaj. Para perfundimit te seancave fizioterapeutike, terapisti juaj do ju mesoje nje sere menyrash per te shmangur problemet ne te ardhmen.