BOTOX
Botox eshte nje produkt kimik i cili perdoret per eleminimin e rrudhave, veçanerisht ne zonen e syve dhe te ballit.
Lekura e fytyres sone eshte e lidhur me muskujt qe gjenden nen te, muskuj keto te cilet duke levizur formojne mimikat e fytyres dhe levizjet e tjera. Me kalimin e viteve , masa e dhjamit nen lekure pakesohet dhe si rezultat i kesaj muskujt nen lekure dhe levizjet ne fytyre te shkaktuara nga tkurrja e tyre behen me te dukshme. Ne fytyre formohen rrudha si reagim ndaj tkurrjeve te muskujve. Keto jane vija dinamike te cilat shfaqen( ne moshen 30 vjeç) kur perdoren muskujt e mimikes. Me kalimin e kohes keto vija behen te qendrueshme, pra ato vihen re edhe kur nuk perdoren muskujt e fytyres. Vijat horizontale ne zonen e ballit, vijat vertikale ndermjet vetullave, dhe ato perreth syrit jane vijat me problematike te ketij lloji.
Me aplikimin e Botox-it behet e mundur relaksimi i muskujve siperfaqesore te cilet jane te lidhur me lekuren, relaksimi dhe reduktimi i rrudhave te krijuara. Veç kesaj relaksimi i ketyre muskujve parandalon krijimin e rrudhave te tjera. Si perfundim, pamja e perftuar eshte me e rregullt dhe personi tregon me i ri ne moshe. Aplikimet veçanerisht ne zonen e syrit, veç eleminimit te rrudhave, mundesojne ngritjen lart te vetulles si rezultat i te ciles perftohet nje pamje me e re dhe me feminore ne keto zona.
Injektimet e Botox-it perdoren gjeresisht prej 10 vitesh per probleme kozmetike. Zonat ku perdorimi i Botox-it eshte me i shpeshte jane zona e ballit, perreth syve, ndermjet vetullave, zona e qafes dhe zona e buzeve. Me injektimin e Botox-it pakesohen rrudhat perreth syve dhe reduktohen ne nje mase te konsiderueshme rrudhat ndermejt vetullave dhe rrudhat ne zonen e ballit. Pakesohen rrudhat ne forme vertikale ne zonen e qafes, dhe ato ne zonen e buzeve.
Botox-i perdoret gjithashtu edhe per qellim eleminimi te perkohshem te djerses duke u injektuar veçanerisht ne zonat e trupit ku ky problem eshte me i perqendruar. Nder keto zona mund te permendim zonen e sqetullave, pellembet e duarve dhe kyçet e kembeve.
APLIKIMI
Botox-i, eshte ne forme pluhuri i ruajtur neper flakone. Nje mase
shume e vogel e ilaçit te holluar me likid injektohet ne muskujt e zones
problematike. Edhe pse aplikimi nuk shkakton dhimbje, behet nje lyerje
paraprake me krem me efekt anestetik e zonave ku do te behet injektimi
me botox ne menyre qe injektimi te jete akoma me i lehte.
Rezultati i perftuar nga injektimi me Botox zgjat 4-6 muaj, pas kesaj kohe muskujt kthehen ne gjendjen e meparshme. Pas kesaj periudhe mund te perseritet nje kure e dyte. Perseritja e kures mund te behet me shpesh tek personat te cilet muskujt e fytyres i kane me te dukshme (psh meshkujt) ose tek personat mimikat e te cileve jane me te theksuara.
EFEKTET ANESORE
Ne pikat ku eshte bere injektimi mund te vihen re skuqje dhe nxirje.
Nese injketojme Botox ne nje pike afer kapakut te syrit, mund te vihet
re nje renie poshte e kapakut gje e cila eshte e perkoshme. Kjo gje
ndodh shume rralle. Kjo gjendje kthehet ne normalitet brenda 2-3 javesh.
Grate shtatzana dhe ato te cilat ushqejne femijet e tyre me gji per te
bere injektimin me Botox duhet te presin qe te mbaroje periudha e
shtatzanise dhe e ushqyerjes me gji. Personat me semundje
neromuskulare, personat me probleme te mpiksjes se gjakut si dhe
personat te cilet kane probleme dermatologjike ne zonen ku deshirojne te
behet injektimi nuk jane kandidate te pershtatshem per injektimet me
Botox. Keshillohet mosmarrja e aspirines ose ilaçeve qe permbajne
aspirine para proçesit te injektimit. Keto ilaçe mund te shtojne
mundesine e hemoragjise ose edhe te nxirjes.
MATERIALET MBUSHESE
Nje nder arsyet themelore te renies se zones se syrit eshte pakesimi me kalimin e moshes i sasise se indit dhjamor nen lekure.
Molekula Progen,( acidi hialuronik ) eshte nje lloj molekule e prodhuar nga lekura e njeriut e cila nuk permban perberje shtazore. Kjo molekule ka veçorine te mbaje sasi uji 100 here me shume se vete vellimi i saj. Ky eshte shkaku pse kjo molekule eshte e perdorshme ne Kirurgjine Estetike. Ajo injektohet nen lekure dhe brenda saj me qellim qe te realizohet mbushje ne keto zona.
Pasi injektohet, Progen-i fillon te bashkohet me elementet strukturore te ngjashme te zones ku eshte injektuar dhe kthehet ne nje pjese e trupit. Nuk shkakton asnje lloj reaksioni alergjik si dhe nuk ka ndikim si nje mase e huaj. Per shkak te shtimit te disa lidhjeve qe u jane bere struktures se saj kimike ajo mund te qendroje ne trup e pacopezuar per nje periudhe te gjate. Produktet e copezuara nuk jane te demshme per trupin per vete faktin se ato kane strukture te njejte me produktet e vete trupit. Nuk eshte e nevojshme te behet nje prove para fillimit te proçesit.
Progen-i, perdoret per zonen e fytyres. Zonat ku perdoret me shpesh jane: Buzet, vijat e formuara nga e qeshura, vijat ne anet e zones se gojes, si dhe vijat ne zonen poshte syve.
Veç kesaj, para se te behet injektimi i dhjamit behen injektime prove.
Progen (acidi hialuronik), gjendet ne forme injektoresh 1 cc, dhe veç
kesaj shoqerohet me dy lloje agesh ne trashesi te ndryshme. Para
proçesit zona e lekures mpihet me krem anestetik, ne kete menyre
parandalohen dhimbjet e mundshme qe mund te shkaktoje proçesi. Solucioni
injektohet menjehere nen lekure ose ne forme simetrike. Ndikimi vihet
re menjehere dhe pacienti mund ta vleresoje menjehere proçesin e
kryer.
Mbushja e fytyres me Progen, eshte nje process qe zgjat afersisht 30 minuta. Pas proçesit aplikohet pak akull ne siperfaqen e lekures perveç kesaj nuk eshte e nevojshme kryerja e asnje aplikimi shtese.
Rezultatet e arritura zgjasin 4-6 muaj. Pas kesaj periudhe mund te behet perseritja e proçesit ose mund te behet injektim dhjami.
MEZOTERAPIA
Ne ditet tona mezoterapia, eshte nje nder proçeset estetike me te aplikuara me qellim heqjen e celuliteve, dhjamosjeve zonale si dhe eleminimit te gjurmeve te plakjes se fytyres. Qe prej vitit 1987,Mezoterapia njihet zyrtarisht nga Akademia Franceze e Shkences si nje pjese e aplikimeve te mjekesise tradicionale.
Mesoterapi quhet aplikimi me ane te injektoreve te vegjel nen lekure i lendeve kimike te cilat jane efikase per lekuren. Principi themelor i mezoterapise eshte injektimi nen lekure, pra ne zonen perkatese ku efekti eshte edhe me i madh ne krahasim me kremrat te cilet arritjen ne zonen e duhur nen lekure e kane te kufizuar, i ilaçeve anti plakje, vitaminave dhe mineraleve, ne menyre qe te rritet akoma me teper perqendrueshmeria e lekures, te pakesohen sa me shume celulitet dhe te perftohet nje lekure me e re.
Aplikimet me Mesoterapi mund te emertohen si aplikime mesolift-mesoglide te cilat kane te bejne me aplikimet per zonen e fytyres dhe te qafes si edhe cellulift - cellulyse aplikime qe kane te bejne me aplikime per zonen e trupit. Veçoria e perbashket e te gjithe ketyre proçeseve eshte injektimi ne kohe te veçanta i lendeve te deshiruara ne zonat e percaktuara. Per shkak te formave te ndryshme te aplikimit dhe miksimeve te ilaçave te ndryshme kura me Mesoterapi nuk eshte nje proçes standart. Duke u bazuar edhe ne problemet e veçanta te pacientit si edhe ne cilesine e efektit te deshiruar ky proçes ndryshon per nga pikepamja e hereve te aplikimit , nivelit te thellesise se aplikimit si dhe dozes se ilaçeve te perdorura.
Mesolift-Meso glide:
Jane aplikime mezoterapie per zonen e fytyres dhe qafes. Me metoden Mesolift ose Mesoglow synohet injektimi ne lekure ose nen lekure i lendeve kimike perkatese me qellim rritjen e elasticitetit te lekures, rritjen e aktivitetit metabolik te qelizave siperfaqesore dhe rritjen e sasise se ujit ne lekure. Ndryshimet e synuara jane arritja e nje pamjeje me te tonifikuar, me te mbushur dhe me te tendosur te lekures. Per kete qellim perdoren materiale vasoaktive, kombinime vitaminash, produkte anti-aging dhe minerale. Edhe pse metoda Mesoglow-mesolift aplikohet ne çdo grup moshe, efekti ndryshon nga pacienti ne pacient per shkak te tipit te lekures se ciles ata i perkasin. Aplikimi vetem i mezoterapise mund te mos jete i mjaftueshem ne rastet kur kemi te bejme me ndryshime te theksuara ne lekure per shkak te moshes se thyer, per shkak te qendrimit per nje kohe te gjate ne diell ose per shkak te semundjeve te ndryshme te lekures. Ne nje situate te tille kura me mezoterapi mund te kombinohet me proçese te tjera kozmetike si botox, materialet mbushese dhe peeling kimik ose keto proçese mund te aplikohen pas nderyrjeve kirurgjikale.
Mesoterapia nuk eshte nje alternative e nderhyrjeve kirurgjikale qe kane per synim rinimin e lekures. Kjo terapi eshte e aplikueshme tek pacientet te cilet nuk mendojne te bejne nje nderhyrje kirurgjikale ose tek pacientet problemet e lekures te te cileve jane ne nje grade me te ulet.
Pacientet qe duan te aplikojne kuren e Mesoterapise nuk duhet te bejne make-up ate dite dhe pas proçesit duhet te qendrojne dy dite te tjera pa make-up ne menyre qe lekura te kete mundesi te rifreskohet.
Mesoterapia nuk eshte nje kure nga e cila perftohet rezultat vetem me nje seance. Ne baze te llojit te lekures se pacientit dhe problemit qe ai paraqet kjo kure zakonisht aplikohet çdo jave ose nje here ne dy jave muajin e pare, muajin e dyte nje here ne tre jave dhe me pas nje here ne muaj ose nje here ne dy-tre muaj. E ritheksojme se Mesoterapia eshte nje proçes estetik. Per kete arsye ajo duhet te perseritet me rradhe ne muajt e mevonshem ne menyre qe te ruhet rezultati i perftuar nga aplikimet e shpeshta te muajve ne fillim.
Cellulift-Cellulyse:
Jane proçese mezoterapie mbi problemet e celuliteve. Mezoterapia mbi
celulitet nuk e ze vendin e nje jete aktive nuk ze vendin e ushtrimeve
dhe vendin e nje diete te zbatuar rregullisht.
Patologjia e celuliteve ka faktore te ndryshem dhe keto faktore ndryshojne nga pacienti ne pacient.
Megjithate nese do te permblidhnim shkurtimisht problemet e shkaktuara ne lekure nga celulitet ato do ishin si ne vijim:
Dhjamosje e theksuar zonale nen lekure.
Ngadalesim i qarkullimit te gjakut ne zonen me cellulite.
Ngadalesim i qarkullimit limfatik ose pamjaftueshmeri e tyre ne zonat me celulit.
Hollim i shtresave te lekures ne zonen me celulit.
Tendosje e lidhjeve midis indeve muskulore dhe ato te lekures.
Ne nje grup pacientesh dhjamosja e tepert zonale eshte faktor kryesor ne krahasim me faktoret e tjere. Kur kemi te bejme me paciente me problem te tille, behet e mundur tretje e indit dhjamor nen lekure me ane te kokteileve te emertuara Cellulyse. Edhe pse nuk kane dhjamosje te tepert tek disa persona vihen re po te njejtat ndryshime ne lekure. Tek pacientet e ketij grupi, problemi duhet kerkuar tek qarkullimi i gjakut dhe qarkullimi linfatik nen lekure. Lendet kimike te injektuara nen lekure me ane te kombinimeve te emertuara Cellulift, rregullojne qarkullimin e gjakut ne kete zone, dhe duke rritur qarkullimin limfatik eleminohen tendosjet nen lekure dhe reduktohet ose eleminohet pamja e lekures ne forme lekure portokalli.
PEELING KIMIK
Peeling kimik eshte proçesi i zveshjes se siperfaqes se lekures duke perdorur acide frutash. Faktore te ndryshem te brendshem apo te jashtem, si psh: rrezet e diellit bashke me plakjen, shkaktojne humbje te tonusit te lekures, si dhe krijimin e njollave veçanerisht te siperfaqes se lekures. Ky demtim i shtresave te siperme te lekures nuk rregullohet as me operacion as me produkte kozmetike. Duhet bere zhveshja e shtresave te siperme te lekures. Ne kete forme qelizat prodhuese qe ndodhen nen qelizat e zhveshura dalin ne siperfaqe dhe mundesojne prodhimin e qelizave te tjera dhe keshtu sherohet kjo shtrese e demtuar e lekures.
Zhveshja e ketyre shtresave te lekures mund te realizohet edhe me lazer ose me metoden dermabrazion. Por ka raste qe keto procese jane te nje grade te tille sa mund te jete e nevojshme te behen ne nje salle operacioni. Ky proces shkakton dhimbje, per kete arsye ne ditet e sotme ne aplikimet kozmetike jo kirurgjikale, sa vjen e shtohet aplikimi i metodes peeling kimik e cila mund te jape rezultate me pak te dukshme por ama ka nje periudhe rehabilitimi me te shkurter.