Check Up

Minimizoni riskun e sëmundjeve me programe check-up të personalizuara

Ka një shumëllojshmëri rreziqesh shëndetësore me të cilat përballen të gjithë. Faktorët qe nga zakonet tuaja te te jetuarit  deri tek predispozita familjare (p.sh. anëtarët e familjes vuajnë nga diabeti, sëmundje të zemrës, kanceri, etj.) mund të përcaktojnë se me cilat rreziqe për shëndetin do te perballeni. Kjo është arsyeja pse check-up luan një rol jetik në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve.

Cilat janë avantazhet e kryerjes së një kontrolli check up?

·         Një ekip ekspertësh me përvojë në kujdesin shëndetësor të cilët ndjekin nga afër zhvillimet dhe kërkimet më të fundit në mjekësi.
·         Rezultatet e check-up vlerësohen direkt me përkujdesjen dhe kujdesin maksimal.
·         Ekzaminimet, analizat e gjakut, EKG dhe shërbimet kryhen në reparte të caktuara posaçërisht për check-up.
·         Per pacientët ndërkombëtare sigurohet një përkthyes nëse është e nevojshme.
·         Rezultatet e check-up dhe raporti i mjekut regjistrohen në mënyrë dixhitale.
·         Pacientët shoqërohen nga një kontroll check-up zyrtar gjatë procesit të kontrollit check-up.
·         Ka lozha private VIP të vendosura në zonën check-up në spital.
 

PËRGATITJA PËR KONTROLL CHECK-UP:

Ne departamentin e check-up duhet te paraqiteni esell, te mos keni konsumuar ushqime te ngurta dhe te lengshme prej 10-12 oresh. Gjate pritjes, ju lutem mos pini asgjë tjetër përveç ujë.

Nëse jeni shtatzënë ose keni dyshime të shtatzënisë, ju lutem kontaktoni me mjekun tuaj.

Ju lutemi mos përdorni medikamente përfshirë hekur apo Vitamina C.

Dy dite para  check-up, ju lutem mos konsumoni ushqime të tilla si mish i kuq, jamball, panxhar, spinaq, rrepkë, dhe brokoli.

Për gratë, keshillohet që kontrolli check-up të mos kryhet gjatë periudhës së menstruacioneve.

Ju lutemi të sillni së bashku me vete testet dhe ekzaminimet tuaja te meparshme (nëse ka)

Nëse programi që keni zgjedhur përfshin EKG Stresi, ju do duhet që të nderprisni çfarëdo lloj medikamenti para se të kryhet EKG Stresi:

a) medikamentet qe duhet te nderpriten 1 ditë para kryerjes se EKG Stresi:

- beta bllokuesit (tb Tensinor, tbl beloc, tbl concor etj)

- kalcibllokuesit (tb İsoptin, tbl diltizem vb)

- Nitratet (tb Monoket, tbl monolong, v.b.)·

b) medikamenti qe duhet të nderpritet nje dite para kryerjes se EKG se Stresit:

- tb digoksine.

Ju lutemi te merrni me vete veshje sportive dhe këpucë sportive, kur vini për kryerjen e EKG  se Stresit.

 

Cili program check-up është i përshtatshëm për ju?

Ne spitalet tonaofrohen programe check-up standarde të cilat ndryshojnë në varësi të moshës dhe gjinisë. Programet gjithashtu përfshijnë  dhe ekzaminojne stilin e jetës tuaj, tipare personale dhe predispoziten familjare. Të dhënat zbulojnë rreziqet shëndetësore me te cilat mund të përballeni dhe me pas ju paraqitet nje program check-up qe ekzaminon keta faktore. Kjo siguron parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve të mundshme, nderkohe qe trajtohen semundjet e pranishme ne faza fillestarevpërpara se të zhvillohet në diçka më serioze.

CHECK UP standarte

CHECK-UP per femra, mosha nën 40

CHECK-UP per meshkuj, mosha nën 40

CHECK UP per femra, mosha midis 40-50

CHECK UP per meshkuj, mosha 40-50

CHECK UP  gjitheperfshires per femra, mosha mbi 50

CHECK UP gjitheperfshires per meshkuj, mosha mbi 50

Make An Appointment