Diabeti

EDHE JU MUND TE SEMURENI NGA DIABETI !


Avancimi i semundjes te diabetit mund te parandalohet me diagnostikim ne kohe! 
Diagnostikimi ne kohe i semundjes te diabetit eshte shume i rendesishem. Nuk eshte domethenese 
vetem rezultati normal i sheqeri ne gjak esell. Ndjekja nga afer e grupit te personave me risk per kete semundje eshte e rendesishme.
 
Ç’eshte semundja e diabetit?
Sheqeri qe konsumojme perdoret nga qelizat. Nga organi i pankreasit prodhohet nje hormon qe quhet insuline. Ky hormon ka veti qe sheqerin ne gjak ta fuse ne qeliza qe te konsumohet prej tyre. Ne rastin e semundjes te diabetit ose nuk prodhohet insuline e mjaftueshme ose insulina qe prodhohet nuk jep efektin e duhur. Si perfundim sheqeri ne gjak, per arsye se nuk merret nga qelizat, rritet. .
 
Cilat jane simptomat e semundjes te diabetit?
·Urinim i shpeshte
·Etje per uje
·Humbje peshe
·Ndjenje urie
·Djegie ne kembe si dhe mpirje
·Lodhje
·Çrregullime ne shikim
·Tharje e lekures
·Sherim  me vonese i plageve
·Ereksion i shpeshte
 

Diabeti klasifikohet ne dy tipe kryesore 
Tip 1

Diabeti insulinovartes; perben 5% te pacienteve. shfaqet ne moshe te re. Ka lidhje me zhdukjen per arsye te ndryshme te qelizave te pankreasit te cilat prodhojne insulinen.
Tip 2
Ky tip nuk varet nga perdorimi i insulines. Eshte tipi qe ndeshet me shpesh. Perben 90-95% te pacienteve me diabet. Vihet re ne moshet e mesme dhe te medha. Vjen si pasoje e çrregullimeve te prodhimit dhe veprimitt e insulines.
Sa e perhapur eshte semundja e diabetit ne bote?
Ne bote ka gjithsej 100 milion paciente te semure nga diabeti. Ne vitin 2025 parashikohet te kete rreth 330 milion diabetike.
 

Pacienet diabetike duhet te kene kujdes per shendetin e kembeve!
Kembet jane organet me' te predispozuara per demtime, infeksione si dhe trauma. Ne pacientet diabetike problemet e kembes vijne si pasoje e neuropatise periferike ne62% te rasteve. Kemba neuropatike eshte e nxehte, pulsi eshte i plote. Nuk dhemb si pasoje e uljes se ndjeshmerise. Per shkak se nuk ka ndjesine e dhimbjes, pacienti nuk e ndjen traumen dhe plaget formohen dhe avancojne lehtesisht. Ne kembe formohen enjtje dhe plage. Infeksioni i plageve kalon deri ne kocke.
Ne kembet diabetike ne te njejten kohe perjetohet edhe problemi i iskemise. Iskemia vjen si pasoje e mosfurnizimit me gjak sic duhet te kembes. Kemba iskemike eshte e ftohte dhe pulsi eshte i dobet. Zakonisht shoqerohet me dhimbje e cila shtohet ne kohe qetesie dhe naten. Aplikimi i kompresave te nxehta, ngritja e kembes ne pozicion lart e zbutin dhimbjen. Ulçerat, plaget e infektuara mund te shkaktojne gangrene. Kur qarkullimi i nje kembe eshte demtuar ne nje grade te avancuar, dhimbja e papritur, ngjyra roze, ftohtesia dhe zbehja, pulsi nuk kapet, ulja e fuqise se muskujve tregojne per nje bllokirn enesh. Si perfundim ne kete rast nevojitet nderhyrje urgjente.
 
Trajtimi  
Ne pacientet diabetike ne krahasim me njerezit normale amputacioni (prerje e kembes) ndodh 15 here me shume. Prerja e kembes duke perjashtuar aksidentet, pothuajse gjysma e tyre vjen si rrjedhoje e diabetit.
Kembes i aplikohet serum fiziologjik dhe mjekime.
 

Edukimi i trajtimit eshte shume i rendesishem. Qellimi eshte mosformimi i nje kembe diabetike. Per te gjithe diabetiket mirembajtja e kembes luan nje rol shume te rendesishem. Kembet duhet te lahen me uje te ngrohte çdo dite, kemba nuk dulet te lihet me lageshtire, dhe duhet te thahet me nje peshqir te bute qe mos ta acaroje ate. Kembet duhet te kontrollohen çdo dite ne menyre te sakte, duke pare imtesisht tabanin e kembes si dhe hapesirat ndermjet gishtave. Fryrjet, ndryshimi i ngjyres ne thua, gisht, ose ne çdo vend te saj, dhimbje dhe therje, plage, çarje ose mbledhje uji jane faktoret qe tregojne aplikimin urgjent ne nje doktor perkates. Gjitashtu duhet te perdoren kepuce te pershtatshme. Kembet duhet te ruhen nga nxehtesia ose ftohtesia e madhe. Thonjte duhet te priten drejte, kallot nuk duhet te ngacmohen. Eshte me e drejte qe per keto te fundit te aplikohet te nje doktor perkates. Nuk duhet te levizet me kembe zbathur. 

Make An Appointment