Diagnostikimi i hershëm i kancerit te gjirit
Pika më e rëndësishme në reduktimin e vdekjeve lidhur me kancerin e gjirit është diagnoza e hershme e kancerit të gjirit. Kjo konsiston ne;
1. Vetë-ekzaminimin e gruas
2. Skanim mamografik
3. Ekzaminim klinik i gjirit nga mjeku
EKZAMINIME IMAZHERIKE
MAMOGRAFIA
Mamografia eshte nje ekzaminim qepërdor rreze X ne doze te vogel, është metoda kryesore imazherike e ekzaminimit të gjirit. Qëllimi i ekzaminimitmamografik është përcaktimi kancerin te gjirit në fazat e hershme, sepse sa me herët te percaktohet kanceri i gjirit, aq me I sukseshem eshte trajtimi I tij. Metoda e zbulimit te kancerit të gjirit, mamografia, është nje metode shumë e hershme nder metodat e diagnostikimit. Në ditët tona teknika të ndryshme mamografike përfshijnë perdorimin e metodes klasike dhe dixhitale.
Mamografia dixhitale
Mamografia Digitale është një metodë qe po bëhet e rëndësishëme dhe e domosdoshme në ekzaminimin e shpejtë të gjirit. Dallimi nga mamografia klasike, si në kamera dixhitale, është se imazhi marret ne formë digjitale me një detektor. Ky imazh zhvillohet posaçërisht nga mamografistet e radiologjisë se gjirit, që hulumtojne ekranet e filmimit të imazhit, sipas nevojes.
TOMOSYNTEZAT (Imazhe të teknologjise se lartë 3 dimensionale)
Tomosinteza, e cila mund të përcaktohet si mamografi 3 dimensionale, është një nga mundësitë reja dhe më të rëndësishme te paraqitura nga teknologjia dixhitale. Aktualisht tomosinteza është gjithashtu një aparat dixhital mamografik. Pajisja dhe menyra e marrjes imazhit është shumë i ngjashëm me mamografine.
EKOGRAFIA
Ekografia është një metodë Imazherike e perdorur për të perftuar imazhin nga valët zanore.
Ekografia 4 Dimensionale
ABVS (Skaneri Volumetrik Automatik i Gjirit) është zhvillim i teknologjise se fundit në Ekografine e gjirit, njihet edhe si ultratingulli automatik i gjirit, me ultratinguj volumetrike te gjirit dhe Ultrasonografi 4 dimensionale.
REZONANCA MAGNETIKE (MR)
Rezonanca Magnetike MR mund të përshkruhet thjesht si ‘’imazh teknik nga valët radiofrekuences në një mjedis të fortë me fushë magnetike’’. Kjo teknike MR jep rezultate shumë të suksesshme pa përfshirë ndonje rrezatim, veçanërisht në indet e buta të imazhit.
METODAT e BIOPSISE
Aget e Biopsise
Kur perfundimet e ekzaminimeve te kryera jane te dyshimta per diagnozen atehere kryhet biopsia e mases ne gji ose nje nderhyrje ne atë zonë. Koha përpunimit është në varësi të metodave të ndryshme dhe të vazhdueshme qe zgjat gati 20-40 minuta.
Pas procesit, rezultatet raportohen si të dyshimta (atipike) ose malinje.
Metodat e kryerjes se Biopsise
•marrje e biopsies nepermjet nje age te holle (FNAB)
Kjo metodë zakonisht kryehet nën drejtimin e ekografise. Kjo preferohet për të pastruar cistet e gjirit dhe për biopsinë e nyjeve limfatike aksilare. Gjithashtu me këtë mënyrë, biopsia mund të bëhet për shumë gjendra te vogla apo gjendra te lokalizuara ne thellësinë e gjirit.
- biopsia incizionale (prerja me gjilpërën e biopsise)
Ky proces kryhet nga age të trasha (3-4mm) dhe një pistoletë biopsitike.
• Biopsi me vakum
Biopsia me vakum është një ndër metodat më të përparuara të marrjes se biopsise. Kjo metodë përdoret zakonisht për diagnostikimin e gjetjeve të cilat mund të shihen në mamografi dhe jane te dyshimta per kancer gjiri.
• Biopsia nën drejtimin e MR
Ekzaminimi i Gjirit me ane te MR përdoret shpesh në gratë per te përcaktuar kancerin e gjirit si dhe për të zbuluar nëse ka ndonjë fokus tjetër në gji ose para operacionit dhe për të skanuar gratë me risk te lartë per kancer gjiri.