Diagnoza

Metodat diagnostike radiologjike (hapi i parë drejt trajtimit të saktë)

Diagnoza e saktë radiologjike është një pjesë thelbësore për të vendosur se çfarë trajtimi duhet të kryhet. Teknikat moderne dhe teknologjia e përparuar marrin një rëndësie të madhe gjatë kryerjes së diagnozave radiologjike, po ashtu edhe një staf me përvojë radiologjisë.

Diagnoza e saktë radiologjike është vendimtare në përcaktimin nëse kanceri ka nevojë për trajtim apo jo. Ashtu si \ stafi i kualifikuar ,është thelbësore që teknikat e aplikuara me teknologji të përparuar të jenë përdorur në diagnostikim të saktë. Spitalet tona qe operojne me  këtë parim duke ndjekur nga afër zhvillimet në shkencën mjekësore, janevazhdimisht duke ndryshuar pajisjet diagnostike me pajisje të reja të teknologjisë së lartë. Ne spitalet tona ofrohet diagnostikim dhe shërbime të trajtimit të pacientëve duke përdorur pajisjet e fundit teknologjike, si dhe specialistë të radiologjisë punojnë së bashku me teknikët e radiologjisë të mirëtrajnuar dhe me përvojë.

 

PET-CT

Per nje diagnoze te shpejte dhe te sakte

Aparatura e PET-CT perdoret per identifikimin e tumoreve ne faze te hershme, vecanerisht per trajtimin e kancerit dhe per te percaktuar nese keto tumore jane beninje apo malinje. Kjo aparature perdoret gjithashtu per diagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve neurologjike dhe kardiologjike.

PET-CT ne diangostikimin e hershem

 PET-CT ofron avantazhe te shumta lidhur me diagnostikimin e hershem te semundjeve. PET-CT ofron mundesine e identifikimit te shume semundjeve ne fazen fillestare. Ne periudhen para perdorimit te PET-CT, vetem nepermjet biopsise percaktohej nese nodujt ne trup ishin kanceroze apo jo, ndersa tani percaktohet me nje saktesi te larte nese keto lezione jane kanceroze ose jo nepermjet PET-CT-se.

Nepermjet PET-CT-se eshte e mundur te vizualizohen tumore me diameter te vogel, vetem 5mm, sepse informacioni qe i perket imazheve te trupit te pacientit perftohet nepermjet sistemeve kompjuterike te avancuara. PET-CT, duke perdorur metabolizmin e rrituk glucidik, karakteristike kjo e qelizave kanceroze, bene te mundur vendosjen e nje diagnoze te shpejte dhe te sakte pa qene nevoja per marrjen e ndonje mostre nga trupi i pacientit.

     

PET-CT ne Metastaza

PET-CT ofron gjithashtu nje avantazh domethenes per percaktimin e perhapjes se semundjes ne indet ose nyjet limfatike fqinje ne shume lloje kancerash; nese ka metastaza ose jo. Perderisa i gjithe trupi vizualizohet ne te njetjin moment fale imazheve te perftuara nepermjet PET-CT, eshte gjithashtu e mundur to vleresohet nese kanceri eshte perhapur ne ndonje organ tjeter. Per kete arsye PET-CT ka avantazh te madh ne percaktimin, per shembull, nese nje tumor ne mushkeri eshte i perhapur ne ndonje organ tjeter te brendshem, gjendrrat mbiveshkore ose nyjet limfatike( nese ka metastaze apo jo), me fjale te tjera per te percaktuar perhapjen e crregullimit/semundjes qe njihet si stadifikim.

 

Mamografi Dixhitale me Tomosinteze

 

Mamografia eshte nje aparature qe transmeton imazhe me cilesi te shkelqyer

dy dhe tre-dimensionale me dozen me te ulet te nevojshme. Ajo ofron mundesi te jashtezakonshme ne diagnostikimin e hershem te kancerit nepermjet aftesise imazherike tomosintetike dy-dimensionale dhe tre-dimensionale ne prerje multiple.

 

RM 3 TESLA INTRAOPERATIVE

RM intraoperative, eshte nje teknologji imazherike qe mundeson heqjen e plote te mases tumorale ne tru duke mundesuar imazhe gjate kirurgjise cerebrale (nderhyrjeve ne tru). Gje kjo qe eleminon rrezikun e nje nderhyrje te dyte si pasoje e mases tumorale reziduale.

Avantazhet e RM 3-Tesla

Mundeson informacion me te sakte sesa sistemet me Tesla te ulet. Aparatura e RM 3-Tesla prodhon te dhena me shpejt me rezolucion me te larte gjate dhe pas operacionit, dhe mundeson per mjeket informacion me te besueshem sesa ai i perftuar nga sistememe Tesla me te ulet. Apratura e arrin kete fale fushes se fuqishme magnetike te saj. Duke gjeneruar fushe magnetike dy here me te forte sesa fusha magnetike e aparatures se RM 1.5 Tesla, e cila ka qene perdorur me pare, ajo perfton me shume sinjale nga indet.

Punon me shpejt

Aparatura e RM 3-Tesla punon shume me shpejt se cdo aparature tjeter. Kjo eshte e rendesishme vecanerisht gjate kirurgjise se trurit. Sistemi lejon kirurgun qe te marr imazhe gjate operacionit ne momentin e nevojshem pa e zgjuar pacientin dhe pa mbyllur fushen operatore. Ne vecanti, ajo zgjidh shqetesimet e kirurgeve ne lidhje me permasat dhe drejtimin e tumorit qe ka nje vnedosje te veshtire per tu arritur. Me vleresimin e imazheve gjate operacionit rriten mundesite e suksesit te operacionit.

Eleminon rrezikun e nje nderhyrje te dyte

Ne operacionet ku nuk perdoret RM intraoperative mund te hasim rreziqe te ndryshme. Ne keto operacione, pjeset reziduale/te mbetura pas heqjes se tumorit, nuk mund te identifikohen per arsye se jane ne permasa aq te vogla sa nuk mund te shihen me mikroskop, ose sepse kane te njejten ngjyre me indin e trurit. Si pasoje ekziston nje probabilitet prej 30-40% qe te ngelen pjese te mases tumorale pa hequr gjate operacionit per tumor ne tru. Pas operacionit pacienti transferohet ne repartin e terapise intensive. Percaktimi nese kane mbetur ose jo pjese te mases tumorale pa hequr, behet nepermjet RM pas 24 oreve qendrim ne terapine intensive. Ne rast se ne RM identifikohen pjese te mbetura te tumorit atehere do te nevojitet ne operacion i dyte. Ndersa ne rastin e perdorimit te RM intraoperative, nuk nevojitet nje operacion i dyte pasi pjeset e mbetura te mases tumorale mund te identifikohen plotesisht dhe te hiqen gjate te njejtit operacion.

Mundesi ZERO per Rezidua ( pjese te mbetura te mases tumorale)

Fale aparatures se RM 3-Tesla, nuk ekziston mundesia e mbetjeve te pjeseve te mases tumorale pas operacionit. Te gjitha pjeset qe mund te kene mbetur indetifikohen nepermjet imazheve qe merren nga aparatura. Per pasoje kirurgu ka informacion te besueshem  gjithashtu persa i perket heqjes se pjeseve te mbetura tumorale. Nje nga pasojat me te keqija te mbetjes se pjeseve te mases tumorale pas operacionit eshte rritja perseri e mases tumorale nga keto mbetje. Tumori qe rritet mund te kompromentoje cilesine e jetes se pacientit ose te kercenoje jeten e tij. Nje rezultat i kenaqshem i heqje se plote te mases tumorale eshte shtyrja per nje kohe te gjate e rishfaqjes se tumoreve  malinje  ne tru.

Identifikim i sakte i fushes operatore

Eleminim i efekteve anesore te operacionit

Make An Appointment