SEMUNDJET KONGENITALE te ZEMRES
Sëmundjet kongenitale të zemrës janë më të zakonshme prej anomalive të zhvilluara në mitër. Sëmundjet e lindura të zemrës perbejne 15% të vdekjeve të foshnjeve në 30 ditët e para të periudhës neonatale.
8 ne 1000 foshnje lindin me sëmundje kongenitale të zemrës. Kjo është ekuivalente me 1 % të lindjeve të gjalla.
Ekziston një shumëllojshmëri e gjerë e sëmundjeve kardiake pediatrike. Specialistët i kategorizojnë sëmundjet kardiake pre-natale në tre grupe:
· Sëmundjet e lindura të zemrës
· Sëmundje reumatizmale zemrës
· Çrregullimet ritëm-përçueshmëri
Sëmundjet kongenitale të zemrës
Sëmundjet kongenitale të zemrës janë ndër më të zakonshme të sëmundjeve kardiake që janë parë në foshnjat. Çrregullime në këtë kategori përfshijnë anomalitë që dalin gjatë zhvillimit të fetusit. Ekzistojnë qindra mutacione, disa prej të cilave janë të butë, ndërsa të tjerat shkaktojnë probleme të rënda dhe të komplikuara.
Çrregullimet Ritëm-përçueshmëri
Këto janë parregullsi në sistemin elektrik të zemrës që bëhen të dukshme nga ritem i ngadalte jashtë normales, ndalim i ritmit apo të përshpejtim. Pavaresisht se vërehet kryesisht në të rriturit, gjithashtu mund të verehen në foshnjat me sëmundje të lindura të zemrës, pas një operacioni kardiak apo pa arsye të dukshme. Edhe pse me një normë më të ulët të shfaqjes sesa sëmundjet më të zakonshme të zemrës, hasen sëmundje te muskulit kardiak apo membranës kardiake të tilla si kardiomiopati, miokardit dhe pericardit.
Sëmundjet reumatizmale të zemrës
Infeksionet e fytıt janë një ndër shkaqet e saj më të zakonshme. Bakteri i quajtur “Streptokoku hemolitik” vendoset në fyt dhe zona të infektuara. gjithashtu mund të vendosen në zemër dhe shkaktojnë stenoze, deformim, ose pamjaftueshmëri në valvulat kardiake.
Diagnoza dhe Trajtimi i sëmundjeve gjenetike kardiake.
Anomalite kardiake ne foshnja të lindur me sëmundje të zemrës nganjëherë mund të jenë të buta, qe nuk kane nevojë për trajtim, ndërsa në raste të tjera, ata mund të avancojnë në nivele të qe rrezikojne jetën. Sëmundjet e rënda të lindura të zemrës janë diagnostikohen zakonisht në fëmijëri.
Metodat diagnostike
Sëmundjet e lindura të zemrës diagnostikohen zakonisht në fëmijëri, pasi foshnja me anomali të tilla shfaq simptoma të rënda që nga lindja. Megjithatë, ndonjëherë, diagnoza vendoset deri në fëmijërinë e vonë afër moshës madhore. Kjo ndodh kur anomalia kongenitale është aq e vogël saqë në disa raste, personi mund të kalojë përgjatë gjithë jetës së tij/saj, pa asnjë simptomë dhe problem.
Një kardiolog pediatër kryen një ekzaminim fizik me analiza të ndryshme në mënyrë që të jetenë gjendje të vendos diagnozen.
· Elektrokardiografia (EKG) është një pajisje që realizon regjistrim të sinjaleve elektrike të dobëta në zemrën e fëmijës dhe regjistron të rrahurat e zemres në letër EKG. Duke qene se nuk aplikohet asnjë rrymë elektrike, fëmija nuk ndjen asnjë dhimbje.
· Kardiologu merr informacion në lidhje me madhësinë dhe formën e zemrës së fëmijës dhe mushkëritë duke kryer një radiografi me rreze-X të gjoksit. Niveli i rrezatimit prej rrezeve- X përdorur në gjoks është shumë i ulët dhe nuk ka efekte anësore.
· Ekzaminimi ekokardiografik bën të mundur përftimin e imazheve të gjalla me anë t të valëve zanore jashtë gjoksit. Rrjedhat e gjakut në zemër dhe vena matet duke përdorur valët e zanore me teknikën Doppler. Këto dy teknika ofrojnë për kardiologun informacion në lidhje me strukturën dhe funksionin e zemrës. Shumica e anomalive të zemrës janë diagnostikuar duke përdorur këtë metodë ekzaminimi.
· Ekokardiografia fetale është një metodë e ngjashme me ekografinë që mund të përdoret pas javës së 16-të të shtatzënisë. Ajo nuk dëmton nënën apo fëmijën. Kjo bën të mundur ekzaminimin e gjendjes dhe funksionit te venave të zemrës dhe zemrës të fetusit dhe identifikimin e ndonjë anomalie kardiake para lindjes.
· Kateterizimi kardiak – Angiografia është një metodë e përparuar për ekzaminim që përdoret me ndihmën e një makinerie me rreze-X- shumë të zhvilluar. Ajo kryhet zakonisht me ndihmën e një tubi të hollë (kateter) futur në aortë ose vena përmes zonës inguinale dhe që drejtohet për në zemër.
· Testi i stresit kryhet përmes marrjes në mënyrë të vazhdueshme të elektrokardiografive të zemrës, ndërsa fëmija ecën në një pasjije me një ritëm të shpejtë.
· Elektrofiziologjia e zemrës: Çrregullime të lindura apo kirurgjia kardiake ndonjëherë mund të shkaktojnë çrregullime të ritmit kardiak. Shkaku dhe lloji i çrregullimit mund të përcaktohen nga një test i veçantë, i ngjashëm me kateterizimin kardiak të quajtur elektrofiziologji kardiake.
· MRI e zemrës: Në disa foshnje, ajo nuk mund të jetë e nevojshme për të diagnostikuar krejtësisht një sëmundje të zemrës, pavarësisht gjithë testeve. Në disa raste, teknika të caktuara të avancuara si MRI (rezonancë magnetike) ose angiografia MRI mund të jene e nevojshme për një diagnozë të saktë. Këto teste i japin mjekut një informacion të vlefshëm në lidhje me strukturën e venave të mëdha që hyjnë dhe dalin nga zemra dhe venave pulmonare.
Trajtimi
Trajtimi medikamentoz i semundjeve te zemres:
İnsuficienca kardiake kongjestive
Kjo eshte nje situate qe karakterizohet nga mosfunksionimi sic duhet i muskulit te zemres dhe si pasoje në mushkëri dhe organe të tjera grumbullohet likide që shkaktojnë edemë (ënjtje). Kjo gjendje verehet shpesh në një numër te konsiderueshem të anomalive të zemrës.
TRAJTIMI:, trajtimi konsiston ne administrimin e medikamenteve qe kane efekt fuqizues mbi miokard (muskulin e zemres) si psh digoxin. Mjekim diuretik gjithashtu mund të administrohet për të ndihmuar në shkarkimin e lëngjeve të tepërta akumuluar në trup.
Çrregullimeve të ritmit kardiak
Ekzistojnë tri lloje të ndryshme të çrregullimeve të ritmit kardiak:
Takikardia: Kjo është rrahja shumë e shpejtë e zemrës së fëmijës. Në fëmijët, zemra rreh 60-150 rrahje në minutë në varësi të moshës. Rrahja e tepruar mund të shkaktojë lodhje në zemër. Megjithatë, takikardia nuk është gjithmonë një shenjë e sëmundjeve të lindura të zemrës. Terapia medikamentoze mund të përdoret për të ulur normën e rrahjeve te zemres në një nivel normal.
Bradikardia: Kjo është rrahja shumë e ngadalte e zemrës së së fëmijës. Ajo mund të përkeqësojë funksionin pompe te zemrës. Edhe pse kjo është kongenitale pergjithesisht, në raste të rralla, mund të zhvillohet pas operacionit. Në disa fëmijë, mund të jetë e nevojshme implantimi i një pajisje (stimulues kardiak) që bene te mundur qe zemra te rrahe normalisht.
Aritmia: Kjo karakterizohet nga rrahje te parregullta te zemrës. Ajo mund të jetë e lindur ose e zhvilluar pas operacionit, dhe duhet të trajtohet në bazë të llojit të parregullsisë së ritmit kardiak.
Sëmundjet kardiake që trajtohen me Përdorimin e kateterizimit
Septostomia me ballon
Kjo është një procedurë e përdorur në trajtimin e anomalive të caktuara të zemrës, të tilla si transpozicioni i arterieve të mëdha (TGA) për të zgjatur jetën e një foshnje deri në ndërhyrje kirurgjikale.
Valvulotomia, Angioplastika me ballon
Disa prej valvulave kardiake dhe arterieve koronare të ngushta zgjerohen duke përdorur një ballon gjatë kateterizimit. Edhe pse mund të ndodhë ri-ngushtimi, kjo procedurë siguron lejon qe femija te kete nje rritje normale.
Embolizimi spiral dhe Pajisja Ombrellë
Defektet atriale septale (ASD) dhe duktusi arterial patent mund të trajtohen me kateterizim. Aplikimi i këtyre procedurave kërkon përshtatshmërinë e përmasave të pacientit dhe vendndodhjen dhe gjerësinë e defektit.
Elektrofiziologjia dhe Ablacioni
Në pacientë pediatrikë të caktuar, probleme të ritmit mund të trajtohen me kauterizim duke përdorur një metodë të quajtur “Ablacion“. Në raste të tilla, shkaku i problemit duhet të gjendet duke përdorur kateterizimit kardiak (një studim elektrofiziologjik).
Trajtimi i kirurgjikal i Sëmundjeve të zemrës
1. Sëmundjet kardiake pa cianozë
Këta pacientë zakonisht kanë një defekt septal, stenoze(ngushtim), apo çrregullim në vena apo valvula. Nuk ka cianozë pasi gjaku venoz nuk qarkullon në trup. Në përgjithësi, janë vërejtur simptomat e pamjaftueshmerise kardiake.
· Duktusi arterial patent (PDA)
· Defekt septal atrial (ASD)
· Defekt Septal ventrikular (VSD)
· Defekt Septal atrioventrikular (AVSD)
· Stenozë e aortes (AS)
· Koarctacion i aortës (AoCoA)
2. Sëmundjet të zemrës që zhvillohen me cianozë
Në kushte normale, gjaku që pompohet nga zemra në trup është i pasur me oksigjen dhe është në ngjyrë të kuqe të lehtë. Megjithatë, në sëmundjet kardiake që karakterizohen me cianozë, gjaku që pompohet ne trup është i privuar prej oksigjenit – dhe është në ngjyrë të kuqe të errët. Në raste të tilla, lëkura e foshnjës duket cianotike. Shkalla e kësaj gjendje, quajtur cianozë gjithashtu, mund të ndryshojnë në varësi të patologjisë, moshës dhe aktiviteteve të pacientit.
· Tetralogjia Fallot (TOF)
· Stenoza pulmonare (PS)
· Zhvendosja e Arterieve të Mëdha (TGA)
· Atrezi trikuspidale (AT)
· Atrezi pulmonare (PA)
· Trunkusi arterial
· Drenimi venoz pulmonar total anormal (TAPVD)
· Sindromi Hipoplastik në të majtë të zemrës (HLHS)