Guret ne Veshka

Çeshte nefrolitiaza (guret ne veshka)?

Mbas semundjes te gureve te rrugeve urinare, infeksionet e rrugeve urinare dhe semundjet e prostates, semundja qe haset me shpesh eshte nefrolitiaza. Ne 20-30 vitet e fundit incidenca e kesaj semundje eshte rritur. Shkaku i kesaj rritjeje nuk dihet plotesisht por mendohet te jete i lidhur me ndryshimin e menyres se te ushqyerit si dhe me konsumimin e pakte te lengjeve.

 Cilat jane ankesat ne lidhje guret ne veshka?

Ne shume raste guret ne veshka nuk japin simptoma: ai evidentohet gjate ekzaminimeve radiologjike te bera per arsye te tjera. Nese guri eshte i madh dhe ne veshke ka krijuar bllokim atehere behet shkak infeksioni dhe dhimbjeje. Nese guri leviz dhe kalon ne ureter i cili eshte kanali ndermjet veshkes dhe fshikezes se urines, ndodh bllokimi i plote i urines qe shoqerohet nga nje  dhimbje e forte qe quhet kolike. Ne kete rast dhimbjet fillojne nga mesi  dhe perhapen deri te rreza e kofshes, pacientet ankojne nauze (perzierje ne stomak), te vjella si dhe fryje barku.

 

Trajtimi i  gureve ne veshka?

Trajtimi  Medikal

Per guret deri ne 5 mm jepen medikamente dhe me ane te konsumimit te bollshem te lengjeve ata dalin. Per guret me te medhenj, dalja e tyre eshte pothuajse e pamundur ne kete menyre.

ESWL (Thyerje e gureve me valet e shokut jashte trupit)

Eshte metoda qe perdoret me shpesh ne thyerjen e gureve te veshkes. Vala e shokut qe aplikohet nga jashte duke u perqendruar mbi gur, i thermon guret ne copa te vogla. Me vone keto gure pritet qe te bien dalin urinimit. Ne shumicen e rasteve per mos te ndjere dhimbje pacientit i jepet qetesues ose anestezi e lehte.

Mbas procesit te ESWL dalja e gureve mund te zgjase me dite madje ka raste edhe me jave. Gjate kesaj periudhe pacientet mund te ndjejne dhimbje dhe ne rruget urinare mund te krijohen infeksione. Ne raste shume te rralla ne ureter mund te mblidhet rera qe vonon daljen e gureve dhe ne keto raste kerkon nje trajtim shtese.

Nefrolitotripsia Perkutane ( PNL) :

Eshte nje metode e cila aplikohet per guret mbi 2 cm ose kur nuk eshte e mundur thyerja me metoden ESWL. Ne zonen e mesit behet nje incizion (prereje) prej 1 cm dhe aty fytesh ne veshke duke bere te mundur nxjerjen e gurit ose te plote ose duke e thyer ne pjese te vogla. Kryhet meanestezi totale. Kjo metode endoskopike, dmth nje operacion i mbyllur, kryhet nen shoqerimin me imazhe nga endokamera dhe nje televizor qe zmadhon pamjet. Guret therrmohen me thyeres pneumatike, ultrasonike ose me lazer. Mbas operacionit per 2-5 dite dalja e urines kryhet nepermjet nje tubi nga jashte  (tubi nefrostomik)

Uretoroskopi

 

Ne qofte se guret ne ureter nuk dalin ose nuk thyhen nepermjet ESWL ata trajtohen me ndihmen e nje instrumenti qe quhet ureteroskop me te cilin hyhet ne rrugen urinare. Ureteroskopi eshte nje instrument me diameter 2,5- 3 mm, i pajısur me nje lente per te realizuar pamjen pergjate ureterit. Ureteroskopet rigide (te forte), duke hyre ne ureter i thyejne guret me lazer Holmium ose me thyeres pneumatike. Ureteroskopet fleksibel, nepermjet kokave te ndryshme, mund te hyjne edhe brenda ne ureter edhe ne veshke dhe perdoren ne trajtimin e gureve ne xhepat e veshkes qe quhen kalice. Pacientet e trajtuar me kete metode dalin nga spitali te njejten dite ose te nesermen. 

Make An Appointment