Gureve te Sistemit Urinar

SEMUNDJET E GUREVE TE SISTEMIT URINAR
Guret qe ndeshen ne sistemin urinar formohen si pasoje e bashkimit te kristaleve shume te vogla. Shumica e gureve qe formohen ne veshke perbehen nga kalciumi. Guret qe formohen dhe zmadhohen ne kalicete veshkes, mund te vazhdojne zmadhimin e metejshem aty por ne te njejten kohe mund te dalin nga veshka duke kaluar ne ureter. Kalimi i gureve me permasa mbi 0,5 cm ne ureter dhe dalja e tyre eshte e veshtire. Ne krahasim me femrat, te meshkujt guret ne veshka formohen 2-3 here me shume. Dihet qe konsumimi i mjaftueshem i lengjeve pengon ne formimin e ketyre gureve. Perveç konsumimit te lengjeve ; dieta, infeksionet e rrugeve urinare, ose semundje te tjera jane faktore qe luajne nje rol te rendesishem ne formimin e gureve.

Simptomat: Nje nga treguesit me te rendesishem te gureve ne veshka eshte dhimbja ne ije. Ne shumicen e rasteve karakteri i krizes eshte shume i forte, ajo ngjason me prerje te mprehta si thike. Dhimbja qe shkaktojne guret qe dalin nga veshka gjate kalimit ne ureter shoqerohen me kriza te fuqishme te cilat pengojne aktivitet ditore te pacientit. Nje nga treguesit e tjere eshte shoqerimi i krizes me gjak te fresket ne urine. Ne keto raste keto tregues jane domethenes per mjeket specialiste. Edhe pse ankesat e pacientit jane  percaktuese per pranine e gureve ne veshka, ne ditet e sotme ekzaminimet me te perdoreshme jane ekografia dhe tomografia spirale. Ne disa raste eshte e domosdoshme 
te behet ekzaminimi nepermjet radiografise me kontast-pielografia intravenoze (IVP) i cili tregon guret dhe boshlleqet e kanaleve te urines.
Trajtimi: Nje pjese e mire e gureve veçanarisht ato qe jane nen 0,5 cm bien vetvetiu. Planifikimi i trajtimit ndryshon ne varesi te pozicionit, permasave dhe zonst ku ndodhen guret (veshke, ureter, fshikeza e urines) Ne kohet e fundit me avancimin e teknologjise perveç metodes te thyerjes te gureve ne te njejten kohe behet edhe nxjerrja e tyre me operacione te mbyllura pa shkaktuar asnje prerje ne trupin e pacientit. Nder keto metoda mund te permendim thyerjen e gureve (ESWL), ureteroskopine dhe kirurgjine perkutane per thyerjen e gureve.
 

Metoda e thyerjes te gureve (ESWL) : Eshte metoda me e lehte dhe 
me pak e mundimshme. Kjo metode aplikohet nepermjet valeve te shokut, (presionit)qe 
formohet jashte trupit, duke u perqendruar mbi guret dhe eshte nje menyre trajtimi moderne dhe pa dhimbje. Por kjo metode nuk aplikohet per çdo gur; ajo eshte e  efektshme per guret me te vegjel se 2 cm.
 

Ureteroskopia: Guret te cilet ndodhen ndermjet veshkes dhe fshikezes te urines,trajtohen nepermjet operacioneve te mbyllura endoskopike. Gjate nderhyrjes ne fillim hyhet ne  fshikezen e urines nga uretra nepermjet nje instrumenti  me drite, pastaj vazhdohet ne ureter dhe kur arrihet ne vendin ku ndodhen guret me metoda te ndryshme ata nxirren jashte.

Kirurgjia Perkutane: Duke hyre ne veshke nepermjet nje vrime qe hapet ne lekure, guret qe ndodhen ne veshke mund te shihen me sy, dhe sasia si dhe madhesia e tyre 
mund te vleresohen. Guret e vegjel nxirren lehtesisht jashte kurse guret e medhenj thyhen dhe thermohen dhe ne kete menyre pastrohen. Ky proçes nuk demton ne ansje menyre funksionin e veshkes.
 

Kjo metode ka nje perqindje shume te larte suksesi; pacientet pa pasur plage operacioni ngrihen shume shpejt me kembe dhe per nje periudhe shume te shkurter kthehen ne aktivitetet e tyre normale.

Make An Appointment