I Rritur

SEMUNDJET e ZEMRES ne te RRITUR

 

Semundja e arterieve koronare

Semundja e arterieve koronare eshte nje nga semundjet me te perhapura te zemres. Gjaku mund te leviz lehtesisht ne nje arterie koronare te shendeteshme, duke bere te mundur furnizimin e zemres me gjak te oksigjenuar.

Nivele te larta te kolesterolit ne gjak dhe presioni i larte arterial ose duhanpirja mund te demtojne brendesine e arterieve duke cuar ne formimin e pllakave ne muret arteriale me pasoje veshtiresimin e rrjedhes se gjakut. Kjo situate sinjalizon fillimin e semundjes se arterieve koronare.

Sa me shume pllaka te formohen ne murin arterial aq me e ngushte behet arteria  dhe aq me shume reduktohet sasia e gjakut qe ushqen zemren. Kjo ben qe zemra te vuaj per oksigjen duke shkaktuar dhimbje gjoksi. Nje arterie e bllokuar plotesisht nga nje pllake gjaku rezulton ne infarkt miokardi. Mungesa e gjakut te pasut me oksigjen shkakton demtime te parikthyeshme ne miokard.

İnfarkti i miokardit

İnfarkti i miokadit ndodh kur arteriet koronare qe ushqejne zemren ose ndonje nga deget e tyre bllokohet. Kjo rezulton ne nje demtim te parikthyeshem te muskulit te zemres. İnfarkti i miokardit eshte situata me serioze e semundjes se arterieve koronare.

Faktoret e rrezikut qe cojne ne infarkt miokardi ndahen ne dy grupe: faktore rreziku te ndryshueshem dhe faktore rreziku te pandryshueshem. Faktoret e pandryshueshem perfshijne predispoziten gjenetike, moshen dhe seksin mashkull. Personat dhe kryesisht meshkujt me pjestare te familjes qe kane histori per infarkt miokardi jane shume te rrezikuar. Rreziku gjithashtu rritet me moshen. Grupi i dyte i faktoreve te rrezikut eshte ai i faktoreve te ndryshueshem. Reduktimi i ketyre rreziqeve eshte plotesisht ne dore te individit. Duhanpirja, hipertensioni, diabeti, nivel i larte i yndyrnave ne gjak, dhe obeziteti jane te gjitha ne kete grup.

Simptoma kryesore e infarktit te miokardit eshte dhimbja e gjoksit. Ne rastet klasike te infarktit te miokardit kjo dhimbje eshte shume e forte, e padurueshme. Nderhyrja e hershme eshte shume e rendesisshme ne kete situate, dhe ndergjegjesimi mbi simptomat ben te mundur qe individi te kerkoje ndihme te menjehershme mjekesore pa humbur kohe.

Semundjet valvulare te zemres

Zemra ka kater valvula qe hapen dhe mbyllen ne menyre te vazhdueshme gjate gjithe jetes. Hapja dhe mbyllja e papershteshme e ketyre valvulave rezulton ne semundje valvulare te zemres.

Semundjet valvulare mund te jene kongenitale ose te fituara pas semundjes reumatizmale ne femije ose kalcifikimi ne mosha te medha. Ankesat ndryshojne ne varesi te valvules se prekur. Simptomat fillojne te shfaqen me perparimin e semundjes. Simptomat konsistojne ne lodhje, keputje. Palpitacione, ndjesi bllokimi, veshtiresi ne frymemarrje, enjtje te kembeve qe eshte shenje e edemes ne organizem.

Para shfaqjes se ankesave semundjet valvualre mund te diagnostikohen rastesisht gjate nje kontrolli rutine, kur mjeku degjon nje zhurme ne zemer. Me shtimin e ankesave diagnoza mund te vendosur duke perdorur teknika specifike diagnostike si elektrokardiografia, radiografi e kraharorit, ekokardiografi dhe kateterizim i zemres.

Aritmite

Ne aritmi problemi qendron ne ritmin e rrahjeve te zemres. Edhe pse pergjithesisht artimia verehet ne paciente me semundje kardiake ekzistuese, mund te shfaqet dhe ne persona te shendetshem. Disa persona nuk jane te vetedijshem per pranine e ketij problemi dhe e zbulojne rastesisht gjate nje kontrolli rutine, ose pas nje elektrokardiografie te kryer per arsye te tjera. Gjithsesi nje numer i madh pacientesh shkojne te mjeku me shqetesime te tilla si palpitacione, rrahje zemre te parregullta, ndjesine e dickaje te cuditeshme ne gjoks, nje ndjesi boshlleku, marrje mendesh, gjendje te fikti, ulje te kapacitetit per te bere aktivitet fizik dhe veshtiresi ne frymemarrje,

Endokarditi

Endokarditi eshte nje situate qe karakterizohet nga inflamacioni bakterial i shtreses se brendeshme te zemres te quajtur endokard ku perfshihen dhe valvualt e zemres. Simptomat ndryshojne ne varesi te pjeses se zemres qe eshte infektuar dhe bakterit qe ka shkaktuar infeksionin.

Pacientet trajtohen me terapi intravenoze me antibiotike per 4-6 jave. Kirurgjia eshte nje alternative per trajtimin e pamjaftueshmerise se zemres te shkaktuar nga endokarditi ose te te hequr pllakezat e gjakut.

Eshte e detyrueshme qe endokarditi te trajtohet dhe pacientet te ndiqen ne menyre te kujdesshme dhe te behet profilaksia ne cdo rast qe eshte e nevojshme.

Kardiomiopatite (semundjet e muskulit te zemres)

Kardiomiopatite jane semundje te muskulit te zemres qe rezultojnene demtim te funksionit te zemres. Kardiomiopatia eshte ne kater tipe te ndryshme:

  1. Kardiomiopatia e dilatuar
  2. Kardiomiopatia hipertrofike
  3. Kardiomiopatia restriktive
  4. Kardiomiopatia aritmogjene e venrikulit te djathte

Kardiomiopatia shkaktohet nga shume faktore duke perfshire semundjen e arterieve koronare, semundjet valvulare te zemres, hipertensioni, infeksionet sistemike, semundje metabolike, faktore gjenetik, disa lloje helmimesh. Kirurgjia mund te aplikohet ne raste kur nuk mund te administrohen medikamente.

Semundje vaskulare madhore

Aneurizma e aortes abdominale: demtimi i murit te aortes  ben qe arteria me e madhe qe del nga zemra, te zgjerohet 1.5 here mbi permasat e saj normale ne regjionin abdominal. Kjo eshte nje situate qe verehet me shpesh ne meshkujt ne moshe te madhe. Pergjitesisht hasen 2-3 raste nje 10 mije persona.

Duhanpiresit, personat qe kane histori familjare per aneurizma, jane te moshuar, shume te gjare . qe kane arterie te bllokuara, nivele te larta te kolesterolit ne gjak, semundje pulmonare kronike dhe hipertension jane ne rrezik per te zhvilluar aneurizem te aortes abdominale. Ne pjesen me te madhe te rasteve aneurizma e aortes abdominale nuk shfaq asnje simptome. Semundja zbulohet rastesisht gjate nje vizite per probleme te tjera shendetesore. Rreth 25% e pacienteve mund te vuajne nfa dhimbje stomaku te vazhdueshme ose te perkoheshme.

Aneurizma e aortes torakale: keto jane aneurizma qe formohen ne aorten e vendosur ne kraharor. Nje zgjerim i lokalizuar rreth 4cm quhet aneurizem. 1-1.5% e pacienteve me aneurizem te aortes torakale jane mbi 65 vjec.

Pacientet mbi 65 vjec jane me te predispozuar ndaj semundjeve ne vitet qe pasojne. Aneurizmat e aortes torakale mund te ndodhin si pasoje e diseksionit te aortes, aneurizmave familjare, semundjeve te indit lidhor (sindroma Marfan), traums, dhe semundjeve infektive.

Aneurizmat e aortes torakale zakonisht nuk shfaqin asnje simptome. Aneurizmat e medha mund te shkaktojne dhimbje ne gjoks, shpine ose bark. Ankesat jane te ngjashme me ato te infarktit te miokardit. Simptoma te tjera perfshijne disfoni(veshtiresi ne te folur), veshtiresi ne gelltitje,kolle, te vjella, dhe hemoragji. Fillimi i menjehershem i ketyre simptomave sinjalizon nje situate emergjente sic eshte ruptura(carja) e aortes.

Diseksioni i aortes: diseksioni eshte carje e murit te aortes. Ecuria klinike eshte ne varesi te vendit ku ndodh ruptura. Ne pjesen me te madhe te pacienteve kjo situate shkaktohet nga hipertensioni. Ajo mund te zhvillohet dhe si pasoje e semundjeve te ndryshme si aneurizma e aortes, semundje te kolagjenit, stenozes se aortes, koartacionit te aortes dhe procedura mjekesore qe kane lidhej me aorten. Simptomat zakonisht fillon me nje dhimbje te papritur dhe te forte ne kraharor dhe ne shpine e pershkruar si ngulje thike. Mund te shoqerohet gjithashtu me djersitje te shprehur, ftohje te trupit, nauze dhe te vjella.

Embolite periferike: semundja vaskulare periferike karakterizohet nga ngushtimi  i venave te trupit. Ngushtimi eshte ne nje shkalle te tille sa organet nuk furnizohen mjaftueshem me gjak.

Diabeti, hipertensioni per nje kohe te gjate, crregullime te metabolizmit lipidik, histori familjare per ateroskleroze, guta, aktivitet i paket fizik, duhanpirja jane faktoret me te rendesishem te rrezikut.

Ankesa me e shpeshte eshte dhimbja. Karakteristikat e dhimbjes variojne; personat qe kane ngushtim te eneve vuajne nga dhimbja pasi ecin nje distance te caktuar, te pershkruar si krampe. Me rritjen e ngushtimit distanca e ecur reduktohet. Gjithsesi dhimbja kalon pas nje pushimi prej 2-5 min.

Tromboza venoze: ngushtimi i venave i shkaktuar zakonisht nga nje pllakez gjaku disa here mund te mos jape asnje simptome. Gjithsesi edhe pllakeza me e vogel mund te jete jetekercenuese ne varesi te vendndodhjes se saj. Ne pacientet qe nuk u pergjigjen trajtimit medikamentoz, qe kane rrezik gangrenizimi dhe qe kane emboli pulmonare masive aplikohen procedura kirurgjikale.

Venat varikoze(varicet)

Venat varikoze pershkruhen si vena ne kembe qe zgjaten, zgjerohen dhe perdridhen. Hasen ne 10-20% te popullates ne vendet perendimore. Probabiliteti i shfaqjes se venave varikoze eshte ne proporcion te drejte me moshen. Cdo person person mbi 50 vjec mund te vuaj nga venat varikoze.

Pershkruhen kater tipe venash varikoze

a.Rrjeta e merimanges: keto vena jane te vendosura ne siperfaqe te lekures, kane nje diameter te barabarte ose me te vogel se 1mm, nuk ndjehen ne prekje, dhe jane zakonisht ne ngjyre te kuqe. Ato jane forma gjatesore te shtrira , ne forme rrjete merimange ose ylli dhe mund te perhapen ne te gjithe kemben

b.Vena varikoze retikulare: eshte e veshtire te ndjesh ne prekje keto vena varikoze qe zmadhohen lehtesisht nen lekure, qe kane nje diameter me pak se 4mm dhe jane ne ngjyre blu.

c.Vena varikoze te medha:  keto jane vena varikoze qe formojne perdredhje te medha pergjate trajtektores se venes safena te madhe dhe te vogel qe shihen dhe preken lehtesisht. Ato kane nje diameter me te vogel se 3mm.  Ngjyra e lekures nuk ndryshon por merr refleks jeshil si pasoje e venes qe duket. Fryrja/zmadhimi behet shume i theksuar gjate qendrimit ne kembe dhe zhduket kur pacientet ngrene kembet ne pozicion shtrire.

d. Venat te thella varikoze:  keto jane vena te thella qe nuk duken ne lekure por qe mund te shkaktojne edeme dhe crregullim te qarkullimit te gjakut ne kembe. Hasen me shpesh ne femra sesa ne meshkuj dhe ne persona me histori familjare per vena varikoze. Venat varikoze mund te formohen si pasoje e obezitetit, moshesh, shtatezenise, menopauzes, qendrimit gjate ne kembe, ngushtimet e venave dhe crregullimet e valvulave te venave te thella.

Etiologjia e  sakte e venave varikoze eshte i panjohur. Shkaku kryesor eshte nje deformim struktural ne murin e venes. Kjo con ne kthim te gjakut mbrapa si pasoje e keqfunksionimit te valvules ne vene. Kthimi mbrapa i gjakut veshtireson qarkullimin e gjakut ne drejtim te zemres duke rritur gradualisht presionin venoz gje qe con ne zmadhim te venave duke krijuar keshtu nje rreth vicioz.

Enat varikoze mund te formohen dhe si pasoje e faktoreve te tjere si psh; ne personat qe kane vena te thella te ngushtuara, vena siperfaqesore qe ne kushte normale mban vetem 10% te fluksit te gjakut, merr te gjithe gjakun venoz te kembes. Si pasoje diametri i venes rritet duke formuar vena varikoze. 

Make An Appointment