ONKOLOGJI KIRURGJIKALE
Fushat e aplikimit të kirurgjise.
Kirurgjia kurative është aplikuar edhe në kuadër të fushëveprimit të Onkologjisë kirurgjikale. Megjithatë, kusht për aplikimin e kirurgjisë kurative është fakti nese çrregullimi është i kufizuar tek organi apo nyjet limfatike ku eshte shfaqur fillimisht. Në këto pacientë nuk duhet të jenë te pranishme metastaza ne distance dhe, patologjikisht, asnjë tumor nuk duhet të jetë i pranishëm në seksion e marrë nga rezekcionit kirurgjikal.
Tumoret mund të eleminohen tërësisht nga pacientët, me kusht që kufijtë e tyre të jenë të përcaktuara mirë. Megjithatë, ka raste kur tumori nuk mund të hiqet plotësisht. Në raste të tilla, mund të aplikohet operacioni debulking (largimi mases) për të minimizuar pjesën më të madhe. Për më tepër, heqja e metastazave te pakta në numër përmirëson shanset e pacientit të një rimëkëmbje të shëndoshë.
Kirurgjia robotike me “da Vinci”
Operacionet laparoskopike që kryhen me robot kirurgjikal “da Vinci” janë përcaktuar si Kirurgji robotike. Këto operacione sigurojnë avantazhe te shumta per pacientin. Përveç avantazheve të përbashkëta të të gjitha operacioneve laparaskopike të tilla si më pak dhimbje, minimizim të plagëve në lëkurë, qëndrimi i shkurtër në spital, këtu ndodh më pak gjakderdhje dhe shkalla e suksesit të operacionit është më e lartë. Operacioni robotik “Da Vinci” është kryer sidomos në këto fusha kryesore; Gjinekologji Onkologji gjinekologjike, Urologji, Kirurgji kardiake dhe vaskulare, Kirurgji e përgjithshme dhe kirurgji Veshi-Hunda-Fyti.