Metodat diagnostikuese dhe trajtuese

Metodat diagnostikuese dhe trajtuese

Si ne te gjitha semundjet, diagnoza e hershme e semundjeve te zemres eshte e nje rendesie jetike per nje trajtim te suksesshem. Kontrollet e rregullta dhe monitorimi I vazhdueshem I shendetit te zemres eshte kushti I pare per diagnose te hershme.

EKG: elektrokardiografia eshte nje mjet qe rregjitstron aktivitetin elektrik te zemres per te ekzaminuar muskulin kardiak dhe funksionin e tij. Ajo perdoret ne ndihmen e shpejt sidomos gjate emergjencave.

EKG-ja eshte nje mjet I rendesishem per diagnostikimin e semundjeve kardiovaskulare, anomalive strukturale dhe aritmive. Monitorimi me EKG dhe interpretimi I saj jane dy veprime qe mund te kryhen ne nje kohe shume te skurter.

Testi I EKG-se se efortit: ky eshte nje test ushtrimor I kryer rutine sipas nje protokolli te caktuar diagnostik. Ai bazohet ne interpretimin e rregjistimeve elektrokardiografike te perftuara nga elektrodat e vendosura ne gjoks gjate ushtrimit. Testi zakonisht zgjat 5-10 min por  kjo ndryshon ne varesi te moshes dhe gjendjes shendetesore te pacientit.

EKG-ja e efortit eshte nje ekzaminim qe monitoron funksionin e zemres nen stres fizik dhe perdoret per te identifikuar embolizimet qe nuk shfaqin simptoma dhe ankesa. Interpretimi I rezultatit te ketij ekzaminimi duhet te behet nga mjeke me experience ne menyre qe te shmanget ngaterrimi I diagnoses.

Ekokardiografia: eshte nje metode diagnostike qe bent e mundur ekzaminimin e struktures se zemres , funksionit dhe patologjise se saj me ane te ultratingujve.

 Kjo metodes mundeson ekzmainimin e levizjeve dhe kavitetit te muskujve te murit ventricular, trashjen e muskulit te zemres dhe valvulave te zemres. Gjithashtu bent e mundur vezhgimin e funksionit dhe structures se valvulave artificiale te vendosura ne zemer. Te gjitha semundjet e lindura te zemres diagnostikohen duke perdorur kete metode.

Ekokardiografia nuk ka efekte anesore te demsheme dhe si pasoje mund te perdoret pa asnje lloj kufizimi. Pacienti nuk ndjen dhimbje gjate ekzaminimit.

Monitorizimi HOLTER:  monitori Holter prdoret per te matur ritmin e zemres ose presionin arterial te pacientit. Aparate te ndryshem ne madhesine e nje telefoni celular , te fiksuar ne trupin e pacientit per 24 ore ose me gjate, perdoren per rregjistrimin e EKG-se dhe te presionit arterial te gjakut.

Mjeket e perdorin kete test kur kane dyshime per crregullime te ritmit te zemres ose presionit arterial te gjakut.

Monitori Trans-Telefonik: nje aparat I ngjashem me aparatin e monitorimit Holter, vendoset ne trupin e pacientit per te monitoruar funksionin e zemres.

Ne kushte normale aparati Holter mund te qendroje ne trupin e pacientit per 2-3 dite. Ne paciente qe ndjejne shqetesime te rralla simptomat mund te mos shfaqen gjate kohes qe mbahet aprati Holter. Ne raste te tilla mund te perdoret nje aparat I telemedicines qe operon me vale trans-telefonike.

Ekokardiografia e stresit:  ekokardiografia e kryer ne qetesi percakton gjeresine e kavitetit ventrikular, disfunksionit ne levizjen e murit, dhe funksionit kontraktues(tkurres) te zemres. Mund te ndihmoje ne diagnozen indirekte te semundjeve te arterieve koronare. Gjithashtu ndihmon ne diagnozen e semundjeve te tjera te zemres si kardiomiopatia qe ploteson semundjet valvulare, infeksionet e perikardit, rupture te aortes, dhe zmadhim masiv te zemres qe mund te shkaktoje dhimbje gjoksi dhe veshtiresi ne frymemarrje. Ekografia e stresit mund te perdoret bashke me EKG-ne per te lokalizuar semundjen valvulare.

Shintigrafia e perfuzionit te miokardit: kjo metode perdoret kryeshisht per te identifikuar probleme te grumbullimit te gjakut ne muskulin e zemres. Nepermjet ketij ekzaminimi marrim informacion mbi furnizimin me gjak te miokardit ne dy situata te ndryshme; ne qetesi dhe ne stres (psh gjate ushtrimeve).

Shintigrafia e miokardit mund te perdoret per te diagnostikuar semundje serioze te arterieve koronare. Saktesia e kesaj metode ne diagnostikimin e semundjeve valvulare te zemres eshte 90%. Te dhenat e perftuara gjate ekzaminimit gjithashtu japin informacion mbi riskun e vdekshmerise, funksionin e zemres dhe pamjaftueshmerine e zemres te pacientit. Nje rol te rendesishem luan ne percaktimin e trajtimit qe duhet ndjekur.

Flash CT: eshte nje metode diagnostike radiologjike qe krijon prerje terthore te zones se interest me ane te rrezeve X.

Duke qene nje metode radiologjike ekzaminimi , nepermjet Flash CT-se mund te perftojme pamje te te gjitha pjeseve te trupit, vecanerisht te zemres dhe fushave pulmonare.

Zemra mund te skanohet ne 250milisekonda(1/4 e nje rrahje zemre). Kur e krahasojme me sisteme me nje tub dhe nje dedektor,nepermjet kesaj metode perftohen te njejtat imazhe ne gjysmen e kohes me nje saktesi 99%.  Edhe ne rastet kur ritmi I zemres se pacientit eshte 100rrahje/min nuk eshte nevoja e uljes se ritmit me medikamente  per kryerjen e ketij ekzaminimi. Flash CT eshte nje ekzaminim me rrezatimin me te paket te rrezeve X qe ekziston sot ne bote. Skanimi I zemres mund te perfundohet me 80% me pak rrezatim. Ky ekzaminim mund te perdoret ne procedura rutine sin je metode diagnostike kardiologjike jo-invazive.

MRI kardiake:  kjo metode bene te mundur marrjen e informacioni te cmuar mbi semundjet e lindura te zemres dhe kaviteteve kardiake, gjithshtu te eneve te gjakut qe hyjne dhe dalin nga zemra. Kjo metode sakteson te dhenat ekokardiografike pa pasur asnje ndikim te pacienti. Nepermjet kesaj metode marrim informacion mbi ngushtimet kardiovaskulare, ndikimin e infarktit akut te miokardit mbi muskulin e zemres, dhe gjendjen e pergjitheshme te zemres persa I perktet funksionit dhe vitalitetit. Ekzaminimi MRI ka ndjeshmerine me te larte ne ekzaminimin e semundjeve te muskulit te zemres dhe  masave kardiake.

MRI nuk rrezaton rreze te demshme as ultratinguj, por realizohet me ane te valeve eklektomagnetike. Imazhet e organeve perftohen duke perdorur parametra fiziologjike.

PET-CT: eshte nje ekzaminim I bazuar ne shintigrafi. Kjo metode perdoret per te observuar kapacitetin vital te zemres. Perdoret kruesisht per te marre informacion te hollesishem mbi funksionin dhe vitalitetitn e qelizave te zemres, duke dhene rezultate te sakta mbi vitalitetin e indit kardiak. Nepermejt kesaj metode percaktohet nese ne nje pacient me rrezik te larte nderhyrja by-pass do te kete perfitim apo  jo.

 

Metodat Diagnostikuese Invazive

Angiografia koronare: Kjo është metoda më e besueshme e përdorur për të ekzaminuar strukturën anatomike të stenozes arteriale, dhe për të bere vlerësimin funksional me teknika suplementare.

Kjo metode perdoret në pacientët rezultatet nga testet e tjera të të cilëve sugjerojnë ngushtim koronar, pacientët të cilët janë të planifikuara për angioplastike për stent apo ballon, gjithashtu në diagnozën dhe trajtimin emergjent te infarktit akut  te miokardit.

Procedura kryhet në laboratorin e hemodinamikes, Pacientit  nuk ndjen asnjë dhimbje gjatë procedurës, por vetëm një ngrohtësi të përhapur nëpër gjithë trupin gjatë disa sekondave të injektimit të një substance radio-opake. Nën rrethana normale, procedura është e shkurtër, zgjat vetëm 5 deri në 10 minuta.

Ajo ka një normë jashtëzakonisht të ulët të vdekshmërisë kur kryhet nga personel me eksperiencë në qendra me përvojë (<0.1%).

Pas procedurës, pacienti duhet të monitorohen për 2-6 orë në spital.

Angiografia nga kyçi i Dorës: Angiografia luan një rol kyç në diagnozën e sëmundjeve kardiovaskulare. Me ndihmën e teknologjive të fundit të zhvilluara, kjo mund të bëhet nga kyçi i dorës në vend të rajonit inguinal. Nëse ka stenoza (ngushtime)në arteriet e rajonit inguinal ose nëse rajoni inguinal nuk është i përshtatshëm për shkak të peshës së tepërt, është e preferuar angiografia nga kyci i  Dorës.

Ajo mund të përdoret në 99 % te pacientëve.Pas procedurës, pacienti është në gjendje të ulet, ecë përreth dhe hajë. Pacienti mund të kthehet në jetën e tij/saj të përditshme në të njëjtën ditë.

   

Trajtimi

Angioplastika koronare dhe vendosja e Stentit: Angioplastika koronare (endarterektomia mr ballom) është zgjerimi i ngushtimeve lokale në arteriet koronare duke përdorur metoda jo-kirurgjikale. Një “tel drejtues” futet dhe shtyhet nga arteria femorale drejt  venave koronare. Një ballon i shfryrë rrëshqet përmes saj deri sa teli  të arrijë në zonën e ngushtuar. Kur balloni fryhet nga jashtë (me rreth 3 cm në gjatësi dhe në 3-4 cm gjerësi), ngushtimi në venat koronare eleminohet.

Megjithatë, jo çdo ngushtim koronar është i përshtatshëm  për këtë metodë. Për disa pacientë, mund të jetë e nevojshme operacioni baypass. ndërsa për të tjerët medikamentet mund të jene një formë efektive dhe e sigurt e trajtimit. Vendime të tilla duhet të merren vetëm nga specialistët përkatës.

Kirurgjia Bypass: Në varësi të shkallës së ngushtimeve arteriale, mjeku mund të rekomandojë nderhyrjen Bypass të arterieve koronare. Kjo ndërhyrje korrigjon demtimet ne arteriet që furnizojne  zemrën me gjak, duke ristabilizuar  kështu e shëndetin. Operacioni baypass koronar mund të japë një mundesi të dytë për zemrën dhe për jetën tuaj.

Kirurgjia Bypass e Arterieve  koronare ri-furnizon me gjak  zemren nëpërmjet formimit të një rruge tjetër, përveç arteries së ngushtuar. Në rast të më shumë se një arterie të ngushtuar, është e nevojshme më shumë se një baypass.

Arteria që do të përdoret për anashkalimin Bypass, e njohur gjithashtu si graftmerret nga krahu, gjoksi ose këmba dhe bashkëngjitet në arterien koronare të ngushtuar. Grafts-et më të përdorura zakonisht janë arteriet e brendshme të kraharorit, arteriet nga krahët, dhe venat nga këmbët. Meqenëse zonat e origjinës së këtyre eneve kanë ene të tjera, heqja e tyre nuk ndikon në qarkullimin e gjakut të trupit.

Kirurgjia minimalisht invazive: Kirurgjia endoskopike është një metodë invazive minimale e cila kryhet duke përdorur pajisje të veçanta endoskopike përmes një prerje të vogël të kryer në rajonin e gjoksit. Gjatë operacionit, të gjitha instrumentet kirurgjike janë nën kontrollin e kirurgut. Ndërkohë, kamera endoskopike mund të përdoret për të parë zonën e kirurgjisë.

Metoda endoskopike mund të përdoret për riparim te valvulave, implant të valvulave, dhe riparimin e defekteve septale ventrikulare dhe ablacion per trajtimin e crregullimeve te ritmit.

Krahasuar me kirurgjinë e hapur, mobilizimi i pacientit eshte me i hershem  dhe shërimi plages operatore është shumë më i shpejt. Pas operacionit, pacientët kthehen në punë dhe  mund të rifillojnë jeta aktive. Megjithatë, struktura e murit të kafazit të kraharorit dhe anatomisë së zemrës duhet të jenë të përshtatshme për këtë metodë.

TAVI: Implantimi i valvulës aortite Transkateter (nepermjet kateterit) (TAVI) përfshin implantimin e valvules aortike në zemër nepermjet kateterit  pa kirurgji të hapur. Valvula kardiake biologjike perdoret në operacionet e implantimit të valvulës në mbarë botën dhe në Turqi. Në metodën TAVI, kjo valvule  biologjike vendoset në një xhaketë stent, kur është e hapur, vendoset  në mënyrë të qendrueshme në zonën e implantimit të valvules.

Në këtë metodë mund të përdoren dy teknika të ndryshme. Në teknikën e parë, të ngjashme si tek angiografia e një valvule, valvula shtyhet nga zonë inguinale ne drejtim  te zemrës me ndihmën e një kateteri. Kur vendoset në vend, mekanizmi stent hapet. Teknika e dytë përdoret kur ka një ngushtim në rajonin  inguinal ose rajonin abdominal nga ky futesh në zemrën . Bëhet një prerje e vogël prej 4-5 cm në muret e përparme të kafazit të kraharorit për të hyrë në pikën fundore të zemrës. Valvula vendoset me ndihmën e një kateteri të shtyrë në zemër. Në të dy metodat, nuk ka nevojë për të ndaluar zemrën dhe kryer kirurgji të hapur. Procedura mund të kryhet nën anestezi lokale.

Pacientët çohen në dhomat e tyre pas procedurës TAVI. Gjatë kësaj kohe, pacientit i jepen antikoagulantë dhe monitorohent në kushte normale për 4-5 ditë dhe më pas del nga spitali. Pas disa ditë pushimi, pacienti kthehet për një kontroll post operator dhe rifillon jetën e përditshme. Metoda TAVI rekomandohet kryesisht për pacientët me rrezik të lartë të cilët perballojne  implant valvule me kirurgji të hapur. Përveç kësaj, ajo mund të përdoret në pacientët të cilët kanë pengesa të tjera kundër operacionit të hapur. Metoda TAVI është provuar të jetë efektive në pacientët të tillë dhe për të zgjatur jetën e tyre dhe për të përmirësuar gjendjen e tyre klinike.

Edhe pse TAVI është një metodë e zhvilluar kohët e fundit, zhvillimet teknologjike, përvojat e aplikimit, dhe rezultatet shkencore tregojnë se ajo do të perhapet ne mbare boten.

Make An Appointment