MJEKESIA RIPRODHUESE dhe INFERTILITETI
Është vlerësuar se 1 në 7 çifte në mbarë botën kanë probleme me koncepsionin. Steriliteti ka ndikim të thellë psikologjik dhe social, por sot ekzistojnë trajtime premtuese për t’ju ndihmuar të përmbushur ëndrrën tuaj për të pasur një fëmijë.
Mjekësia riprodhuese ofron qasje të integruar, të bazuara në dëshmi për diagnostikimin dhe trajtimin e infertilitetit dhe ekipi ynë i përkushtuar ndaj problemit në fjalë do t’ju ndihmojë përmes çdo hapi të kësaj përvoje!
Për të identifikuar saktë problemet riprodhuese dhe per te gjetur zgjidhjen me të përshtatshme kryhet një proces i gjerë testimi dhe vlerësimi. Një prej këtyre zgjidhjeve është fertilizimi in vitro (IVF). Riprodhimi i asistuar kryhet së bashku me diagnozën gjenetike para-implantim për diagnostikimin e hershem te një sëmundje gjenetike në embrione përpara implantimit dhe shtatzënisë. Qëllimi kryesor është për të parandaluar transmetimin e mutacioneve gjenetike, që shkaktojnë sëmundje të rënda në fëmijët e prindërve që janë te semure ose janë bartës të tyre. Laboratori i Diagnozës Gjenetike është një qendër rajonale e njohur, e pajisur me teknologjinë dhe ekspertizën më të përparuar.
Mjekësia riprodhuese dhe Mjekët e Qendrës së Sterilitetit kanë marrë trajnime të specializuara dhe kanë bërë kërkime në qendrat botërore të njohura në Britaninë e Madhe dhe Gjermani.
Shërbime klinike
· Induksion i ovulacionit
· hiperstimulacion të kontrolluar Ovarian dhe Inseminim intrauterine (IUI)
· Kirurgji per Sterilitetin
· Histerosalpingografi
· Sonografi me infuzione saline
· Laparoskopi diagnostike
· Laparoskopi operative (kirurgji endometriozë, miomektomi, salpingektomi, adheziolizë, kirurgji kisti ovarian)
· Histeroskopi (polipektomi, rezekcion Septumi, miomektomi, detachment shkëputja e të adhesionit intrauterine
Shërbime laboratorike:
· Mikroinjeksion
· Injeksion Sperme Standard (IVF) dhe Intra- citoplazmik (ICSI)
· Metodat mikromanipulacioni (vizim i asistuar, shikim embrioni përmes fragmenteve)
· Kirurgji Steriliteti
· Diagnoza gjenetike para-implantimit
· Ko-kultura Endometriale
· TESE-mikrodisseksion (Mikro-TESE)
· Ngrirje Embrioni (edhe me metoda vitrifikacioni)
· Spermogram (analiza e spermës)
· Analiza morfologjike e Spermës(sipas kritereve Kruger)
· Analiza fragmentesh ADN të Spermës