ONKOLOGJI
Kanceri është një vuajtje shkatërruese, shpeshtesia e te cilit është rritur gradualisht në të gjithë botën. Edhe pse kjo ndryshon sipas llojit të kancerit dhe në varësi te organit te prekur, kanceri mund të shërohet nëse do të ndërhyhet në kohën e duhur. Trajtimi korrekt, i ndihmuar nga profesionistët dhe teknologjia e duhur mund të sigurojnë mbështetje kritike të jetës për pacientët me kancer.
Megjithatë, kjo situatë nënkupton se pacientët me kancer duhet të kalojnë nëpër një proces të gjatë dhe të komplikuar. Pacientët me kancer marrin mbështetje më të madhe nga institucionet mjekësore. Institucionet mjekësore e specializuara në trajtimin e kancerit duhet të kenë personel me përvojë dhe të specializuar, njohuri te gjera mjekësore, pajisje të teknologjise se larte, metoda moderne mjekësore dhe sisteme të infrastrukturës që do të lejojë koordinimin midis specialistëve
Qasje multidisiplinare (Për zgjidhje efektive në trajtimin e kancerit)
Zgjidhjet më të efektshme në trajtimin e kancerit janë arritur sipas një metode multidisiplinare sepse onkologjia është një fusheë që kërkon bashkëpunim dhe bashkë-vendim e shumë degëve të shkencës. Konsultimi i mjekëve te specialiteteve të ndryshme është jashtëzakonisht i rëndësishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit dhe kërkon punë të ngushtë në grup. Në strukturat multidisiplinare, specialistët në degët e ndryshme mblidhen së bashku, marrin një vendim dhe ndajnë përgjegjësinë. Si rezultat i kësaj, qendrat duke punuar në bazë të një strukture multidisiplinare marrin rezultate më të suksesshme në trajtimin dhe ndjekjen e kancerit sesa do te merrej me pune vetem ne fushen e onkologjise.
Llojet më të zakonshme të kancerit
· Kanceret e kavitetit (zgavrës) të gojës
· Kanceri i mushkërive
· Tumor të trurit
· Kanceri i lëkurës
· Kanceri i fytit (laringut)
· Kanceri i mëlçisë
· Tumoret e kockës
· Kancer kolonit dhe Rektumit
· Limfoma
· Kanceri i gjirit
· Kanceri i fshikëzës urinare
· Kanceri i stomakut
· Kanceri i pankreasit
· Onkologji & Hematologji Pediatrike
· Kanceri i Prostates
· Kanceri i Endometrial (mitrës)
· Kanceri i cervikal (qafën e mitrës)
· Kanceri tiroideve
· Kanceri Ovarian