Paraliza Cerebrale

PARALIZA CEREBRALE

Paraliza Cerebrale eshte nje crregullim i levizjes i lidhur me nje demtim ne tru te shkatuara para lindjes ose gjate procesit te lindjes.

Tipet e Paralizes Cerebrale

Paraliza cerebrale karakterizohet nga disa tipare dhe ndahet ne kategori ne varesi te zones se demtuar ne tru.

1-    Tipi spastik

Spasticitet eshte rritja e tonusit muskular ne krahe dhe kembe gje kjo qe kufizon levizjet. Ajo ndahet ne disa  tipe bazuar ne lokalizimin e spasticetit ne trup/

·         Diapareze : spasticiteti eshte i pranishem vetem ne kembe

·         Hemiparesis: spasticiteti eshte i prenishem ne nje gjysem te trupit

·         Tetrapareze: spasticiteti eshte i pranishem ne krahe dhe kembe

 

2-    Tipet diskinetike

·         Tipi atetoid: femije me levizje te pavullnetshme rrotulluese te ngadalta te segmenteve te siperme te kembeve dhe kraheve.

·         Tipi distonik: femije me spazma te ngashme me perdredhjen e nje pipe ose levizje rrotulluese. Spazma theksohet gjate levizjeve te vullnetshme. Verehet me shpesh ne pjeset e siperme te kembeve dhe kraheve.

·         Ataksia: nje crregullim i koordinimit. Femija ka veshtiresi te ruaje balancen gjate te ecures.

·         Hipotonia: ne trup nuk ka spazma. Ne te kundert eshte i pranishem nje relaksim/leshim total.

Alternativat e trajtimit te Paralizes Cerebrale

Fizioterapia

·         Per te parandaluar crregullimet strukturale qe mund te rezultojne nga spazma.

·         Per te reduktuar spazmen me teknika te ndryshme

·         Per te rritur kapacitetin funksional te femijes ne menyre qe te jete me i pavarur ne jeten e tij te perditeshme

·         Per te zgjedhur pajisjet qe i nevojiten femijes dhe per t’i mesuar atij perdorimin e tyre

 Trajtimi medikamentoz

Per te rregulluar ushqyerjen

·         Per te parandaluar krizat

·         Per t’u kujdesur per shendetin ne pergjithesi

·         Per te ulur spasticitetin

Nderhyrjet neurokirurgjikale

Kirurgjia e spasticitetit kryhet ne rastet kur rehabilitimi deshton, spazma veshtireson kujdesin e perditshem dhe i shkakton dhimbje femijes.

Alternativat kirurgjikale

·         Rizotomi dorsale selektive

·         Neurotomi

·         Stimulim i thelle trurit

·         İmpalntim i pompes me Beklofen

·         Palidotomi

Nderkyrjet Ortopedike

Shkurtimi muskujve qe pengojne rritjen e femijes, parregullsi strukturale ne artikulacione kerkojne nderhyrje kirurgjikale

Edukim specifik

Edukimi specifik ne paralizen cerebrale fillon ne nderhyrje te kryera te femija ne proporcion me pamjaftueshmerine e tij/saj fizike dhe trajnimi i femijes per perdorimin e pajisjeve shtese te nevojshme. Pas fitimit te pavaresise ne perdorimin e ketyre pjisjeve, edukimi planifikohet ne varesi te performances intelektuale te secilit individ/

Terapia e te folurit

Femija vleresohet bazuar ne zhvillimin e gjuhes dhe vecantive te te folurit, duke percaktuar nivelin dhe menyren e komunikimit. Per te aplikuar terapine e nevojshme ne fillim İdentifikohen qellimet e komunikimit qe synojne te rrisin pavaresine ne jeten e perditeshme. Mundesohet terapia e ushqyerjes, perfshire mbeshtetjen dhe edukimin e familjes, bazuar ne aftesine e pertypjes dhe gelltitjes. Perzgjdhja dhe perdorimi i sistemeve alternative te komunikimit dhe mjete te tjera terapeutike per te mundesuar ose permiresuar komunikimin sherben si nje udherefyes per familjne.

Probleme t etjera qe verehen ne femije me paralize cerebrale

·         Probleme te inteligjences

·         Konvulsione (te dridhura te forta)

·         Probleme me ushqyerjen (mungese e aftesise per te pertypur dhe gelltitur)

·         Probleme me dhembet

·         Crregullime te shikimit

·         Veshtiresi ne degjim

·         Crregullime te frymemarrjes

·         Probleme te urinimit (kontrolli i urinimit)

Trajtimi i paralizes cerebrale realizohet nga nje ekip multidisiplinar. Te gjithe pjesetaret e ekipit duhet te jene te pranishem ne qendren ne te cilen femija me paralize cerebrale do te trajtohet. Duhet te organizohen konsulta periodike ne te cilat te gjithe pjestaret e ekipit te jene te pranishem per nje vleresim te perbashket te pacientit. Qellimi i konsultave te tilla eshte vleresimi i njekohshem  i pacientit i gjithe ekipi dhe hartimi i nje plani trajtimi.

Trajtimi gjithperfshires i spasticitetit

Keshilli i Spasticitetit mblidhet cdo muaj, gjate te cilit nje ekip multidisiplinar i neurokirurgjise pediatrike dhe funksionale, neurologjise pediatrike, ortopedise, logopedise, dhe rehabilitimit vleresojne dhe planifikojne trajtimin per femijet spastike nga i gjithe vendi. İmpantimi i pompave te beklofenit, İmplantim i stimuluesve thelle ne tru, pallidotomi, talamotomi, rizotomi dorsale selektive jane procedura qe aplikohen ne paciente te pershtatshem me rezultate premtuese.

Ne cdo mbledhje, nje garanci e larte trajtimi nga mjeke me eksperince dhe infrastrukture mjekesore e persosur cojne ne rezultate qe kalojne mesataren nderkombetare.

Analizia e te ecures

Cfare eshte analiza e te ecures? Analiza e te ecures eshte nje matje numerike, identifikim dhe vleresim i levizjeve. Nje ekzaminim fizik nuk eshte gjithmone i mjaftueshem per identifikimin e artikulacioneve dhe muskujve nga ku nisin crregullimet e levizjes. Ne nje perpjekje per te korigjuar crregullimin e levizjes, truri perdor mekanizmin e kompensimit, duke bere me te veshtire percaktimin e zonen muskulare qe shkakton kete crregullim. Si pasoje eshte e nevojshme perdorimi i teknologjise per analizen e te ecures per interpretimin numerik, regjistrimin dhe rivleresimin e problemit, dhe per nje matje objektive te efektivitetit te terapise. Analiza e te ecurit percakton me terma te qarte crregullimet e levizjes me nje saktesi te madhe. Ajo nuk shkakton dhimbje ose lodhje dhe si e tille pranohet lehtesisht nga pacientet.

Ekzistojne tre lloj analizash ne analizen e te ecurit

·         Analiza e pjeses se poshtme te trupit (e aplikuar  vetem ne pelvis dhe ne ekstremitetet e poshtme)

·         Analiza e pjeses se siperme te trupit (e aplikuar vetem ne shpatulla dhe ne krahe)

·         Analiza e te gjithe trupit (e aplikuar ne koke, trung, kembe dhe krahe)

Cilat jane avantazhet e analizes se te ecurit?

·         İdentifikimi i qare i semundje

·         İdentifikimi i mekanizmit kompensator (mbeshtetes)

·         Asistence ne rehabilitim

·         İdentifikimi i nderhyrjes kirurgjikale qe duhet t’i nenshtrohet

·         Ndjekja e efektivitetit te terapise

Ku aplikohet analiza e te ecures?

·         Paraliza cerebrale (spazma muskulare kongenitale)

·         Spina bifida (crregullime kongenitale te shtylles dhe palces kurizore)

·         Demtime te palces kurrizore

·         Hemiplegji (insult cerebral i pjesshem)

·         Amputim i kembes (amputim ose mungese e kembes)

·         Distrofi muskulare (semundje e muskujve)

·         Parkinson

·         Semundje degjenerative dhe inflamatore te artikulacioneve

·         Sekela te traumave te kokes

·         Skleroza Multiple

·         Artroplastika (proteza e artikulacioneve)

·         Traumat sportive

Cfare duhet te beni per analizen e te ecures?

·         Duhet te lini nje takim ne qendren tone para analizes.

·         Ju mund te merrni informacion mbi institucionet nderlidhese nga spitali ose qendra e informacionit

·         Per te qene komod gjate ekzaminimit mund te sillni strece ose pantallona te shkurtra me vete

 

·         Analiza e te ecures zgjat rreth nje ore dhe ju emerrni ekzaminimin ne CD.

Make An Appointment