Departamenti i Okulistikës ofron trajtimin e te gjitha patologjive te syrit me mjeket me pervoje dhe tekonologji moderne.
Më poshtë renditen disa nga procedurat e kryera në departamentet tona okulistike:
Kirurgjia e kataraktit (perdes se syrit)
· Fako-emulsifikim me IOL monofokale dhe multifokale
· Kapsulotomi me lazer YAG
Operacianet kirurgjikale te kataraktes ne spitalin tone realizohen me
metoden me te perdorur sot ne bote e njohur i shkurtimisht me emrin
Fako, permes nje hapjeje te vogel, vendosete nje kristalini te jorigid
brenda kapsules se lentes. Gjate nderhyrjes aplikohet vetem anestezi
lokale, keshtu shumica e pacienteve ne moshe te re nuk kane nevoje per
anestezi te pergjitheshme. Pacienti del nga
spitali 1-2 ore pas nderhyrjes kirurgjikale. Te neserrnen kur vjen per kontroll hiqet fashoja nga syri.
Per pacientin nuk ka kufizime si: ngritja e peshave te renda. perkulja e trupit, larja ne dush e vaske.
Kirurgjia refraktive:
· LASIK (Teknologjia Lazer femtosekond, Wavefront LASIK, LASIK Q Mode, LASIK drejtuar nga Topografia)
· PRK
· Lasek
· Lente intraokulare Phakic
· Intacs
Sëmundjet e kornesë dhe transplantet
· Diagnoza dhe Trajtimi Keratokonusit
· Topografia e kornesë, Pentacam
· Intacs me lazer femtosekond
· PTK
Diagnoza e Sëmundjeve Retinale dhe Trajtimi
· Angiografi e fundusit te syrit me Fluroscein
· Angiografi e Gjelbër Indocyanin
· OCT makulare
· Trajtimi me Lazer Argon (retinopati diabetike dhe hipertensive)
· Trajtimi Fotodinamik (Degjenerim makular i lidhur me moshën)
· Kirurgji Vitreoretinale
Semundjet e retines (shtresa qe siguron pamjen) mund te vijne si pasoje e
faktoreve te ndryshem. Diabeti, çrregullime arteriale si hipertensioni,
ndryshime si degjenerimi i makules (njolles se verdhe) mund te
shkaktojne situata serioze si shkolitje te retines. humbje te te parit,
deri tek humbja e syrit. Ne departamentin tone, krahas teknikave te
nevojshme per diagnostikimin e ketyre semundjeve si angiografi e syrit,
realizohen me sukses aplikimet me lazer qe perderen per trajtim. Ndersa
ne rastet kur nuk merret rezultat nga keto nderhyrje trajtimi realizohet
nepermejt nderhyrjeve te ndryshme kirurgjikale. Si operacionet qe behen
ne sy per shkolitjen klasike te retines (dekolman), ashtu edhe
kirurgjia brenda syrit qe zbatohet ne rastet e hemorragjise brenda
syrit, shkolitjet e medha te retines ose vitreoretinopati (kirurgjia
vitreoretinale) realizohen me sukses nga kirurge me eksperience te
ekipit tone.
Kirurgjia Okuloplastike
· Kirurgjia e kapakut të syrit
· Operacione të Sistemit lakrimal
· Proteza syri dhe Trajtimi Botox i syrit.
Nderhyrjet qe behen per zhbllokimin e kanalit te lotit
(dakriocistorinostomi endoskopike), çrregullime qe jane te lindura apo
te fituara.
Renia e kapakeve te syve nderhyrjet ne deformime apo tumore.
Diagnoza e Glaukomas dhe Trajtimi
· ekzaminimi i Fushës pamore
· OCT-RNFL (Tomografia koherence optike)
· HRT-3 (Tomografia retinale Heidelberg)
Glaukoma (tensioni i syrit), eshte nje semundje e syve qe ne qofte se
nuk trajtohet shkakton humbje te shikimit. Ne kliniken tone te syve
realizohet matja e tensionit te syrit. Percaktimi e fushes pamore me
kompjuter, matjen e trashesise se kornese (pakimetri) te nevojshme keto
per diagnostikimin dhe trajtimin dhe ndjekjen e glaukomes. Ndersa tek
pacientet qe kerkohet nje trajtim tjeter perveç atij medikamentoz kryhen
nderhyrje kirurgjikale te suksesshme per tensionin e syrit.
Kirurgjia e strabismus dhe Trajtimi Orthoptik
Trajtimi i strabizmit (vengerise) ne çdo moshe ne spitalin tone realizohet me syze ose ane te nderhyrjes kirurgjikale.
Neuro-oftalmologjia dhe Testet Elektrofiziologjike
Lentet e Kontaktit
Ne kliniken tone te syve perdoren me sukses lentet me hidrogjen prej
silikoni qe jane fjala e fundit e shkences qe eshte arritur ne lentet e
buta te kontaktit qe perdoren ne korrigjimin e te defekteve te
refraksionit. Lentet prej silikoni me hidrogjen sigurojne nje
pershkueshmeri te larte te oksigjenit dhe nje konfort te shkelqyeshem
permes veçorise se lagies; perdoren bashke me lentet ne rastet kur
pacienti eshte miop, hipermetrop, astigmat deri ne nje shkalle te
caktuar. Lente multifokale (per larg-afer) dhe ne trajtimin e disa
semundjeve te kornese si syri i thate.