Transplanti i Flokëve

Metodat e  transplantit të flokëve
 
Transplanti i Njësisë folikulare (FUT):
“Transplantimi i Njësisë folikulare (UFT) “është metoda e transplantit të  flokëve më e aplikuara në klinika nga më të sofistikuarat të transplantimit të flokëve sot në botë. Me këtë metodë, indet e flokëve marrë nga zona të shëndetshme dhe me flokë në qafë transplantohet në zonat e rralla apo që janë pa floke me anë të teknikave të duhura, pa kompromentuar format e tyre natyrale, nën mikroskop dhe duke i ndarë në grupe prej 1, 2, 3 dhe 4 në mënyrë të tillë që të përmbajnë flokë dhe folikula. Zona ku merret floku në qafë qepet në përputhje me metodat plastike dhe rindërtuese. Prandaj shenjat ne lekure  janereduktuar në minimum dhe mund të shihen vetëm në qoftë se flokët rruhen tërësisht. Suturat (qepjet) hiqen 12-15 ditë pas operacionit. Dizenjimi i fijet e flokeve, linja e flokëve si dhe pajtueshmëria e flokëve në dispozicion në drejtim të rritjes së flokëve mund tëkryhet vetem nga një ekspert në fazen e vendosjes (transplantimit)  se tufezave te flokëve të përgatitura. Dallimi në mes të një floku të transplantuar qe duket natyral dhe ndonjë që do të duket keq është diçka të ka bëjë me aftësitë artistike të duarve të ekspertit nga të cilat është kryer transplanti.
 
Nxjerrja e Njësisë Folikulare (FUE):
Nxjerrja e Njësisë Folikulare (FUE) është një metodë e transplantimit, në të cilën janë marrë folikulat individualisht nga qafa ose nga pjesë të veçanta të trupit me gjilpëra speciale të pakta dhe të transplantuara mbi zonat me floke te rralle apo pa floke. Nuk duket asnje shenje pasi nuk ka qepje të aplikuara në qafë.
Metodat e aplikuara siç duhet UFT dhe FUE nuk kanë dallime nga njëra-tjetra në lidhje me rezultatet e tyre. Duke renditur siç duhet linjën e flokut dhe drejtimin e tij, rezultatet e dy metodave jane floke me pamje natyrale.
 
Procedura zgjat përafërsisht 4 deri në 6 orë në varësi të madhësisë së zonës ku bëhet transplanti, lëkurës dhe strukturës së flokëve, dhe metodës së aplikuar.
Transplantimi i flokëve kryhet nën anestezi lokale dhe patjetër ju nuk do të ndjeni asnjë dhimbje gjatë operacionit.
Metoda që do të aplikohet percaktohet nga ne, por nga lëkura dhe struktura e flokëve tuaj, si dhe aplikimi i teknikës së duhur qe është e rëndësisë së parë. Teknika qe do te  aplikohet dhe arsyeja e zgjedhjes së saj janë shpjeguar në detaje gjatë konsultimeve paraprake.
Përgatitja e grafteve (grumbullit të flokëve të transplatuar), kushtet në të cilat ata mbahen dhe aplikimi i teknikës së duhur ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin e transplantimit dhe kur ato përmbushen si duhet rezultati eshte 100% i suksesshëm.
Nuk ka asgjë që ju pengon të dilni jashtë pas operacionit. Mund të shihen disa njolla në ngjyrë rozë gjatë 2 ose 3 ditëve të para, por ato zhduken gradualisht dhe lëkura juaj do të vijë në gjendjen e saj normale brenda një jave dhe ju mund të dilni jashtë ashtu si ju dëshironi.
Këto detaje do të mbulohen tërësisht gjatë konsultimeve paraprake.
Flokët do të shfaqen 3 muaj nga dita e operacionit dhe do të arrijnë gjatësinë e tyre normale përafërsisht brenda 6 muajve.
Ju nuk do të humbisni flokët tuaj të transplantuar. Sepse flokët e transplantuar janë marrë nga nje zone qe nuk bien qime, dhe flokët e marrë kështu ruajnë një karakteristike të tillë në fushën e transplantimit.
Flokët që janë transplantuar ne menyre natyrale me teknikën e duhur nuk do ju tradhetojne kurre. Megjithatë, në mënyrë që të arrihet kjo, është shumë e rëndësishme që ekipi që do të kryejë operacionin do të jetë me  mjaft përvojë. Meqenëse forma e transplantimit që aplikohet ndryshon në bazë të lëkurës së një personi dhe strukturës së flokëve, si dhe zonës së transplantimit, duhet që secili prej këtyre faktorëve të vlerësohet individualisht.
Në mënyrë që të përcaktohet një çmim, lëkura juaj dhe struktura e flokëve, teknika që do të zbatohet dhe madhësia e zonës së transplantimit duhet  të vlerësohen fillimisht. Për këtë qëllim ju mund të lini një takim për një konsultim falas dhe të merrni informacion paraprake të besueshëm mbi pagesë nga ekspertët tanë.
 

Operacionet për transplant flokësh kryhen nga kirurgët plastike dhe ekspertë të cilët kanë vite të gjata përvoje në fushat e tyre përkatëse.

Make An Appointment