Transplantimi të Mëlçisë

Mëlçia është konsideruar si organi më i ndërlikuar dhe metabolikisht  me aktiv në trupin tonë. Megjithatë, mëlçia mund të vazhdojë funksionimin edhe kur 70% e  saj eshte hequr. Kur një nga donatorët e mëlçisë dhuron më shumë se gjysmën e mëlçisë së tij/saj për transplantim, pjesa e mbetur mund të rifillojë funksionin e saj pa asnjë humbje apo ndërlikim serioz. Ne ja detyrojmë këtë aftësi të kapacitetit të mëlçisë për rigjenerimin, faktit qe mëlçia është organi i vetëm që mund të bëjë vetë-rigjenerimin pas heqjes së më shumë se gjysmës së saj.

 Kur është i nevojshëm transplantimi i mëlçisë?

Edhe kur inflamacionet e lidhura me konsumin e alkoolit, hepatosteatozen, infeksionet, kongjestione afat-gjatë apo gurë të dukteve biliare, sëmundje të caktuara metabolike, tumoret, deficit i lindur enzimatik, pacientët mund të vazhdojnë një jetë normale për një kohë të gjatë pasi përparimi i sëmundjes është i ngadalshëm. Por sapo pamjaftueshmëria e mëlçisë bëhet e qartë, ajo shfaqet me prurit (kruarje), edemë në mushkëri dhe ascit në bark, hepatit, hemoragji të rëndë dhe anemi.

Në sëmundje të avancuara të mëlçisë, mund të vërehen ndryshime në personalitet dhe sjellje. Humbje peshe, reduktim i sasisë së urinës, dhe lodhja mund të avancojnë në një gjendje kome.

Këto simptoma tregojnë se mëlçia e pacientit nuk mund të përmbushë nevojat e trupit. Kjo situate e quajtur “dështim i mëlçisë”, eshte indikacion per  transplantim të mëlçisë, si alternativë të vetme për pacientin.

 Rezultatet e suksesshme në “Transplantit Orthotopik të Mëlçisë”

Në Qendrën e transplantimit të organeve , dhurimi  i mëlçisë kryhet si nga donatorë të gjallë dhe nga kufoma . Metoda e aplikuar gjatë këtyre operacioneve është transplanti orthotopik i mëlçisë, një metodë që konsiderohet si “gold standard” në mbarë botën. Nëpërmjet kësaj teknikë moderne, vena e madhe e vendosur prapa mëlçisë ruhet duke përdorur klipe (kapese) kirurgjikale përpara se të jetë kryer transplanti. Për suksesin e këtij operacioni, janë të nevojshme një ekip kirurgjikal dhe pajisjet me një kapacitet të lartë teknik. Ashtu si çdo transplantim, transplantet e mëlçisë duhet të kryhen në spitale dhe salla operatore të pajisura me teknologji të lartë. Kur transplanti është bërë nga një donator i gjallë, gjysma e mëlçisë transplantohet në pranuesin e organit. Kështu, procesi i kirurgjikal është teknikisht shumë i komplikuar. Pas transplantimit, ndërsa donatorët e gjallë mund të lënë spitalin brenda 6-7 ditësh, marrësi organit qëndron në spital për 15-20 ditë. Mëlçia e transplantuar më pas përtërin veten dhe rritet me shpejtësi në një madhësi të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e pranuesit.
 

Cilësia Ndërkombëtare në infrastrukturë

 

Qendra e Transplantit të Organeve jep shërbim me infrastrukturën e saj teknike ne perputhje  me standardet ndërkombëtare. Marresit e organeve dhe donatorët janë trajtuar në sallat operatore dhe njësitë e kujdesit intensiv në kushte krejtësisht sterile me rrjedhje petëzore me pajisje te teknologjise se larte. Procedurat laboratorike kryhen ne  një laborator në standardet ndërkombëtare.

Make An Appointment