TUR-P

TURP- Rezeksioni Transuretral i Prostatës

Rezeksioni transuretral i prostatës-TURP (Trans Urethral Resection of Prostate) është një ndërhyrje kirurgjikale urologjike që përdoret për trajtimin e hiperplazisë beninje të prostatës. Kjo metodë është gold standart (mënyra më e mirë) për trajtimin e hiperplazisë beninje të prostatës. Sic e indikon dhe emri, kjo është një procedurë kirurgjikale që konsiston në vizualizimin e prostatës përmes uretrës nëpërmjet një aparature të quajtur cistoskop, i cili përbëhet nga një pjesë me fibra optike dhe një instument rezekues nëpërmjet të cilit bëhet rezekimi i gjendrës. Eleminimi i pjesëve të rezekuara bëhet nëpërmjet uretrës. Realizimi i kësaj procedure kryhet nën anestezi spinale ose gjenerale. Më pas një kateter trerrugësh vendoset në uretër për të drenuar fshikëzën e urinës pas ndërhyrjes.

Kjo ndërhyrje është e indikuar në rastet kur  pavarësisht se pacienti merr trajtim medikamentoz nuk ka permirësim dhe vazhon të ketë po të njëjtat shënja dhe simptoma urinare.

Make An Appointment